1 Samuelit Chapter 25 ALB Bible Verse Images

1 Samuelit 25 Bible Verse Pictures. Choose from a large collection of inspirational, motivational and encouraging Bible verses with pictures of nature. Download and share 1 Samuelit 25 inspirational Bible verse images. Bible verse pictures were created based on verses from The Holy Bible in Albanian (ALB). The Albanian Bible translation is available in the Public Domain, which means that the ALB Bible is not copyright. (Bibla e Shenjtë) Dhjata e Vjetër, Dhjata e Re

1 Samuelit 25:1 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Pastaj Samueli vdiq, dhe tërë Izraeli u mblodh dhe e qau, e varrosën në shtëpinë e tij në Ramah. Atëherë Davidi u ngrit dhe zbriti në shkretëtirën e Paranit.

1 Samuelit 25:2 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Në Maon jetonte një njeri pronat e të cilit ndodheshin në Karmel; ky njeri ishte shumë i pasur; kishte tre mijë dele dhe një mijë dhi, dhe ndodhej në Karmel për të qethur delet e tij.

1 Samuelit 25:3 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Ky njeri quhej Nabal dhe gruaja e tij Abigail; ajo ishte një grua me gjykim të shëndoshë dhe e hijshme, por burri i saj ishte i ashpër dhe i keq në veprimet e tij; ai rridhte nga Kalebi.

1 Samuelit 25:4 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Kur Davidi mësoi në shkretëtirë që Nabali ishte duke qethur delet e tij,

1 Samuelit 25:5 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
dërgoi dhjetë të rinj; Davidi u tha të rinjve: "Ngjituni në Karmel, shkoni tek Nabali dhe pyeteni nga ana ime në se është mirë,

1 Samuelit 25:6 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
dhe i thoni kështu: "Shëndet! Paqe ty, paqe shtëpisë sate dhe paqe çdo gjëje që të përket!

1 Samuelit 25:7 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Mësova që te ti ndodhen qethësit; kur barinjtë e tu ndodheshin te ne, nuk u kemi bërë asnjë të keqe, dhe nuk u ka munguar gjë gjatë kohës që kanë qenë në Karmel.

1 Samuelit 25:8 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Pyet shërbëtorët e tu dhe do të ta thonë. Paçin hirin tënd këta të rinj, sepse kemi ardhur në një ditë gëzimi; jepu, të lutem, shërbëtorëve të tu dhe birit tënd David ç’të kesh mundësi"".

1 Samuelit 25:9 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Kështu të rinjtë e Davidit shkuan dhe i njoftuan Nabalit tërë këto fjalë në emër të Davidit, pastaj pritën.

1 Samuelit 25:10 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Por Nabali iu përgjegj shërbëtorëve të Davidit, duke thënë: "Kush është Davidi dhe kush është biri i Isait? Sot ka shumë shërbëtorë që largohen nga zotërinjtë e tyre.

1 Samuelit 25:11 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Do të marr, pra, bukën time, ujin tim dhe mishin e kafshëve që kam vrarë për qethësit e mi, për t’ua dhënë njerëzve që unë nuk di se nga vijnë?".

1 Samuelit 25:12 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Kështu të rinjtë e Davidit morën përsëri rrugën e tyre, u kthyen dhe shkuan të njoftojnë tërë këto fjalë.

1 Samuelit 25:13 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Atëherë Davidi u tha njerëzve të tij: "Secili do të ngjesh shpatën". Kështu secili ngjeshi shpatën e tij dhe Davidi ngjeshi të vetën; rreth katërqind veta shkuan pas Davidit dhe dyqind mbetën me plaçkat.

1 Samuelit 25:14 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Por një nga shërbëtorët e lajmëroi Abigailin, gruan e Nabalit, duke thënë: "Ja, Davidi ka dërguar lajmëtarë nga shkretëtira për të përshëndetur zotin tonë, por ai i ka fyer.

1 Samuelit 25:15 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Mirëpo këta njerëz janë sjellë shumë mirë me ne, nuk na kanë bërë asnjë të keqe dhe nuk ka munguar asgjë në kohën që kemi bredhur bashkë me ta nëpër fusha.

1 Samuelit 25:16 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Ata kanë qenë për ne një mur mbrojtjeje natën e ditën për gjithë kohën që kemi kullotur bashkë me ta kopenë tonë.

1 Samuelit 25:17 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Dije dhe shiko atë që duhet të bësh, sepse ka për t’i ngjarë ndonjë fatkeqësi zotit tonë dhe tërë shtëpisë së tij; ai është një njeri aq i keq, sa nuk mund t’i flasësh".

1 Samuelit 25:18 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Atëherë Abigaili mori me nxitim dyqind bukë, dy calikë verë, pesë dele të gatuara, pesë masa gruri të pjekur, njëqind vile rrush të thatë dhe dyqind bukë fiku dhe i ngarkoi mbi gomarë.

1 Samuelit 25:19 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Pastaj u tha shërbëtorëve të saj: "Shkoni para meje, unë do t’ju ndjek". Por nuk i tha asgjë Nabalit, burrit të saj.

1 Samuelit 25:20 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Ndërsa ajo po zbriste hipur mbi gomar nëpër një shteg të fshehur nga mali, Davidi dhe njerëzit e tij zbrisnin në drejtim të saj, dhe ajo i ndeshi ata.

1 Samuelit 25:21 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Davidi kishte thënë: "Kam ruajtur më kot tërë ato që ai njeri kishte në shkretëtirë. Nuk i ka dalë mangut kurrë asgjë nga tërë ato që kishte, por ai ma ktheu të mirën me të keqe.

1 Samuelit 25:22 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Kështu ua bëftë Perëndia armiqve të Davidit, madje edhe më keq, në rast se nga të gjitha ato që ai zotëron kam për të lënë të gjallë një mashkull të vetëm deri në mëngjes".

1 Samuelit 25:23 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Kur Abigaili pa Davidin, zbriti shpejt nga gomari dhe ra përmbys me fytyrën për tokë përpara Davidit.

1 Samuelit 25:24 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Kështu u shtri në këmbët e tij dhe tha: "O imzot, mbi mua, vetëm mbi mua bie faji! Por lejo shërbëtoren tënde të të flasë, dhe ti dëgjo fjalët e saj.

1 Samuelit 25:25 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Të lutem, mos ia vër re atij njeriu të neveritshëm, Nabalit, sepse ai është pikërisht ashtu si e ka emrin, ai quhet Nabal dhe karakterizohet nga budallallëku; por unë, shërbëtorja jote, nuk i kam parë të rinjtë e dërguar nga zotëria im.

1 Samuelit 25:26 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Kështu, pra, imzot, ashtu siç është e vërtetë që Zoti rron dhe që shpirti yt jeton, Zoti të ka penguar të derdhësh gjak dhe të vendosësh drejtësi me duart e tua. Armiqtë e tu dhe ata që duan t’i bëjnë keq zotërisë sime qofshin si Nabali!

1 Samuelit 25:27 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Dhe tani kjo dhuratë që shërbyesja jote i ka sjellë zotërisë sime, t’u jepet të rinjve që ndjekin zotërinë tim.

1 Samuelit 25:28 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Por falja fajin shërbëtores sate; me siguri Zoti do ta bëjë të qëndrueshme shtëpinë e zotërisë tim, sepse zotëria im lufton në betejat e Zotit, dhe gjatë tërë kohës së jetës sate nuk është gjetur asnjë e keqe te ti.

1 Samuelit 25:29 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Në rast se del dikush që të të persekutojë dhe të kërkojë jetën tënde, jeta e zotërisë sim do të ruhet në peshtafin e jetës pranë Zotit, Perëndisë tënd, ndërsa jetën e armiqve të tu Zoti do ta flakë si nga zgavra e një hobëje.

1 Samuelit 25:30 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Kështu, kur Zoti t’i ketë bërë zotërisë tim të mirat që i ka premtuar dhe të të ketë vënë në krye të Izraelit,

1 Samuelit 25:31 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
kjo gjë nuk do të jetë dhimbje për ty, as edhe një brejtje e ndërgjegjes së zotërisë tim; domethënë të ketë derdhur gjak pa shkak dhe të ketë marrë hak me vetëgjyqësi. Por kur Zoti do t’i bëjë të mira zotërisë tim, kujto shërbëtoren tënde".

1 Samuelit 25:32 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Atëherë Davidi i tha Abigailit: "Qoftë i bekuar Zoti, Perëndia i Izraelit, që sot të dërgoi ballë meje!

1 Samuelit 25:33 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
E bekuar qoftë këshilla jote dhe e bekuar qofsh ti që më pengove sot të derdh gjak dhe të vendos drejtësinë me duart e mia!

1 Samuelit 25:34 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Sepse, sigurisht, ashtu siç është e vërtetë që rron Zoti, Perëndia i Izraelit, që më ka penguar të të bëjë të keqen, po të mos ishe nxituar të më dilje përpara, në të gdhirë të ditës Nabalit nuk do t’i kishte mbetur asnjë njeri i gjallë".

1 Samuelit 25:35 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Kështu Davidi mori nga duart e saj ato që ajo kishte sjellë dhe i tha: Kthehu në paqe në shtëpinë tënde; shiko, unë dëgjova zërin tënd dhe pataa respekt për personin tënd".

1 Samuelit 25:36 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Abigaili u kthye pastaj te Nabali; ai kishte shtruar banket në shtëpinë e tij, një banket prej mbreti. Nabali e kishte zemrën të gëzuar, ishte i dehur xurxull; prandaj ajo nuk i tha asgjë, as pak as shumë, deri sa gdhiu.

1 Samuelit 25:37 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Por të nesërmen në mëngjes, kur efekti i verës kishte kaluar, gruaja i tregoi Nabalit këto gjëra; atëherë zemra iu ligështua dhe ai mbeti si një gur.

1 Samuelit 25:38 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Rreth dhjetë ditë më vonë Zoti e goditi Nabalin dhe ai vdiq.

1 Samuelit 25:39 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Kur mësoi që Nabali kishte vdekur, Davidi tha: "Qoftë i bekuar Zoti, që më dha hak për fyerjen e rëndë të Nabalit dhe nuk e lejoi shërbëtorin e tij të kryejë ndonjë të keqe! Zoti bëri që të bjerë mbi kokën e tij ligësia e Nabalit". Pastaj Davidi dërgoi një njeri të flasë me Abigailin, me qëllim që ajo të bëhej bashkëshortja e tij.

1 Samuelit 25:40 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Shërbëtorët e Davidit erdhën te Abigaili në Karmel dhe i folën kështu, duke thënë: "Davidi na ka dërguar te ti, sepse dëshiron të të marrë për grua".

1 Samuelit 25:41 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Atëherë ajo u ngrit në këmbë, ra përmbys me fytyrën për tokë dhe tha: Ja, t’u bëftë shërbëtorja jote skllave, që t’u lajë këmbët shërbëtorëve tëë zotërisë tim".

1 Samuelit 25:42 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Pastaj Abigaili u ngrit me nxitim, hipi mbi një gomar dhe, e ndihmuar nga pesë vajza, ndoqi lajmëtarët e Davidit dhe u bë bashkëshortja e tij.

1 Samuelit 25:43 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Davidi mori edhe Ahinoamin e Jezreelit, dhe që të dyja u bënë bashkëshorte të tij.

1 Samuelit 25:44 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Por Sauli ia kishte dhënë vajzën e tij Mikal, që ishte gruaja e Davidit, Paltit, birit të Lashit, që ishte nga Galimi.
Previous Chapter
« 1 Samuelit 24 (ALB)

Available Bible Translations

American Standard Version (ASV)
1 Samuel 25 (ASV) »
King James Version (KJV)
1 Samuel 25 (KJV) »
GOD’S WORD® (GW)
1 Samuel 25 (GW) »
Berean Bible (BSB)
1 Samuel 25 (BSB) »
World English Bible (WEB)
1 Samuel 25 (WEB) »
French Bible (LSG)
1 Samuel 25 (LSG) »
German Bible (LUTH1912)
1 Samuel 25 (LUTH1912) »
Punjabi Bible (PANIRV)
1 ਸਮੂਏਲ 25 (PANIRV) »
Gujarati Bible (GUJIRV)
1 શમુએલ 25 (GUJIRV) »
Hebrew Bible (HEB)
שמואל א 25 (HEB) »
Portuguese Bible (BSL)
1 Samuel 25 (BSL) »
Vietnamese Bible (VIE)
1 Sa-mu-ên 25 (VIE) »
Spanish Bible (RVA)
1 Samuel 25 (RVA) »
Italian Bible (RIV)
1 Samuele 25 (RIV) »
Chinese Simplified (CUVS)
撒 母 耳 记 上 25 (CUVS) »
Chinese Traditional (CUVT)
撒 母 耳 記 上 25 (CUVT) »
Swedish Bible (SV1917)
1 Samuelsboken 25 (SV1917) »
Russian Bible (RUSV)
1 Царств 25 (RUSV) »
Hungarian Bible (KAR)
1 Sámuel 25 (KAR) »
Bulgarian Bible (BULG)
1 Царе 25 (BULG) »
Norwegian Bible (NORSK)
1 Samuel 25 (NORSK) »

1 Samuelit (ALB) Chapter Selection

ALB Book Selection List

View full list of ALB Bible Books and Chapters