2 Mbretërve Chapter 21 ALB Bible Verse Images

2 Mbretërve 21 Bible Verse Pictures. Choose from a large collection of inspirational, motivational and encouraging Bible verses with pictures of nature. Download and share 2 Mbretërve 21 inspirational Bible verse images. Bible verse pictures were created based on verses from The Holy Bible in Albanian (ALB). The Albanian Bible translation is available in the Public Domain, which means that the ALB Bible is not copyright. (Bibla e Shenjtë) Dhjata e Vjetër, Dhjata e Re

2 Mbretërve 21:1 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Manasi ishte dymbëdhjetë vjeç kur filloi të mbretërojë, dhe e mbajti fronin pesëdhjetë e pesë vjet në Jeruzalem. E ëma quhej Eftsibah.

2 Mbretërve 21:2 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Ai bëri atë që ishte e keqe në sytë e Zotit, sipas zakoneve të neveritshme të kombeve që Zoti kishte dëbuar para bijve të Izraelit.

2 Mbretërve 21:3 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Ai rindërtoi vende të larta që Ezekia, i ati, kishte shkatërruar; ngriti altarin e Baalit, bëri një Asherah ashtu si kishte bërë Ashabi, mbret i Izraelit; dhe adhuroi tërë ushtrinë e qiellit dhe u vu në shërbim të tij.

2 Mbretërve 21:4 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Ai ngriti gjithashtu altare në shtëpinë e Zotit, lidhur me të cilën Zoti kishte thënë: "Në Jeruzalem do të vë emrin tim".

2 Mbretërve 21:5 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
I ngriti altare tërë ushtrisë së qiellit në dy oborret e shtëpisë të Zotit.

2 Mbretërve 21:6 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Kaloi edhe nëpër zjarr të birin, u muarr me magji dhe shortari dhe u këshillua me mediume dhe magjistarë. Bëri atë që është plotësisht e keqe në sytë e Zotit, duke shkaktuar zemërimin e tij.

2 Mbretërve 21:7 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Vuri madje një shëmbëlltyrë të gdhendur të Asherahut, që kishte bërë, në tempull, lidhur me të cilin Zoti i kishte thënë Davidit dhe Salomonit, birit të tij: "Në këtë tempull dhe në Jeruzalem, që kam zgjedhur ndër gjithë fiset e Izraelit, do të vendos emrin tim përjetë;

2 Mbretërve 21:8 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
dhe nuk do të bëj që këmba e Izraelit të endet larg vendit që u kam dhënë etërve të tyre, me kusht që ata të kujdesen të zbatojnë në praktikë atë që kam urdhëruar dhe gjithë ligjin që Moisiu, shërbëtori im, u ka urdhëruar".

2 Mbretërve 21:9 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Por ata nuk e dëgjuan dhe Manasi i shtyu të vepronin më keq se kombet që Zoti kishte shkatërruar para bijve të Izraelit.

2 Mbretërve 21:10 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Atëherë Zoti foli me anë të shërbëtorëve të tij, profetëve, duke thënë:

2 Mbretërve 21:11 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
"Meqenëse Manasi, mbret i Judës, ka kryer këto gjëra të neveritshme (ka bërë një të keqe më të madhe se ajo që kanë bërë Amorejtë, që ishin para tij, dhe me anë të idhujve të tij e ka bërë edhe Judën të kryejë mëkate),

2 Mbretërve 21:12 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
kështu thotë Zoti, Perëndia i Izraelit: "Ja, unë do të sjell mbi Jeruzalemin dhe mbi Judën një fatkeqësi të tillë, sa që kushdo që ta dëgjojë do t’i tronditen veshët.

2 Mbretërve 21:13 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Do të zgjas mbi Jeruzalem rripin matës të Samarisë dhe plumbçen e shtëpisë së Ashabit, dhe do ta pastrojë Jeruzalemin si pastrohet një pjatë e cila, pasi të jetë pastruar, kthehet përmbys.

2 Mbretërve 21:14 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Kështu do të braktis mbetjen e trashëgimisë sime dhe do ta jap në duart e armiqve të tyre, dhe ata do të bëhen preja dhe plaçka e gjithë armiqve të tyre,

2 Mbretërve 21:15 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
sepse kanë bërë atë që është e keqe në sytë e mi dhe kanë shkaktuar zemërimin tim nga dita që etërit e tyre dolën nga Egjipti e deri më sot".

2 Mbretërve 21:16 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Manasi derdhi gjithashtu shumë gjak të pafajshëm, duke e mbushur Jeruzalemin nga njeri skaj në tjetrin, përveç mëkatit të tij që e shtyu Judën të mëkatojë, duke bërë atë që është e keqe në sytë e Zotit.

2 Mbretërve 21:17 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Pjesa tjetër e veprave të Manasit, tërë ato që kreu dhe mëkatet që bëri a nuk janë të shkruara në librin e Kronikave të mbretërve të Judës?

2 Mbretërve 21:18 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Kështu Manasin e zuri gjumi me etërit e tij dhe e varrosën në kopshtin e pallatit të tij, në kopshtin e Uzas. Në vend të tij mbretëroi i biri, Amoni.

2 Mbretërve 21:19 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Amoni ishte njëzet e dy vjeç kur filloi të mbretërojë, dhe mbajti fronin dy vjet në Jeruzalem. E ëma quhej Meshulemeth, ishte e bija e Harutsit nga Jotbahu.

2 Mbretërve 21:20 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Ai bëri atë që është e keqe në sytë e Zotit, ashtu si kishte vepruar i ati, Manasi.

2 Mbretërve 21:21 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Ndoqi plotësisht rrugën e ndjekur nga i ati, u shërbeu idhujve të cilëve u kishte shërbyer i ati dhe i adhuroi.

2 Mbretërve 21:22 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Braktisi Zotin, Perëndinë e etërve të tij, dhe nuk eci në rrugën e Zotit.

2 Mbretërve 21:23 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Shërbëtorët e Amonit kurdisën një komplot kundër tij dhe e vranë mbretin në pallatin e tij.

2 Mbretërve 21:24 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Por populli i vendit vrau tërë ata që kishin marrë pjesë në komplot kundër mbretit Amon dhe në vend të tij u bë mbret i biri, Josia.

2 Mbretërve 21:25 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Pjesa tjetër e bëmave të kryera nga Amoni a nuk janë të shkruara në librin e Kronikave të mbretit të Judës?

2 Mbretërve 21:26 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Ai u varros në varrin e tij, në kopshtin e Uzas. Në vendin e tij mbretëroi i biri, Josia.
Previous Chapter
« 2 Mbretërve 20 (ALB)

Available Bible Translations

American Standard Version (ASV)
2 Kings 21 (ASV) »
King James Version (KJV)
2 Kings 21 (KJV) »
GOD’S WORD® (GW)
2 Kings 21 (GW) »
Berean Bible (BSB)
2 Kings 21 (BSB) »
World English Bible (WEB)
2 Kings 21 (WEB) »
French Bible (LSG)
2 Rois 21 (LSG) »
German Bible (LUTH1912)
2 Könige 21 (LUTH1912) »
Marathi Bible (MARIRV)
2 राजे 21 (MARIRV) »
Gujarati Bible (GUJIRV)
2 રાજાઓ 21 (GUJIRV) »
Hebrew Bible (HEB)
מלכים ב 21 (HEB) »
Portuguese Bible (BSL)
2 Reis 21 (BSL) »
Vietnamese Bible (VIE)
2 Các Vua 21 (VIE) »
Spanish Bible (RVA)
2 Reyes 21 (RVA) »
Italian Bible (RIV)
2 Re 21 (RIV) »
Chinese Simplified (CUVS)
列 王 记 下 21 (CUVS) »
Chinese Traditional (CUVT)
列 王 紀 下 21 (CUVT) »
Swedish Bible (SV1917)
2 Kungaboken 21 (SV1917) »
Russian Bible (RUSV)
4 Царств 21 (RUSV) »
Ukrainian Bible (UKR)
2 царів 21 (UKR) »
Hungarian Bible (KAR)
2 Királyok 21 (KAR) »
Bulgarian Bible (BULG)
4 Царе 21 (BULG) »
Japanese Bible (JPN)
列王紀下 21 (JPN) »
Norwegian Bible (NORSK)
2 Kongebok 21 (NORSK) »

2 Mbretërve (ALB) Chapter Selection

ALB Book Selection List

View full list of ALB Bible Books and Chapters