Veprat e Apostujve Chapter 23 ALB Bible Verse Images

Veprat e Apostujve 23 Bible Verse Pictures. Choose from a large collection of inspirational, motivational and encouraging Bible verses with pictures of nature. Download and share Veprat e Apostujve 23 inspirational Bible verse images. Bible verse pictures were created based on verses from The Holy Bible in Albanian (ALB). The Albanian Bible translation is available in the Public Domain, which means that the ALB Bible is not copyright. (Bibla e Shenjtë) Dhjata e Vjetër, Dhjata e Re

Veprat e Apostujve 23:1 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Pali, duke shikuar nga sinedri, tha: “Vëllezër, deri në këtë unë jam sjellë përpara Perëndisë me ndërgjegje krejt të mirë.”

Veprat e Apostujve 23:2 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Kryeprifti Anania u dha urdhër atëherë atyre që ishin pranë tij ta godisnin në gojë.

Veprat e Apostujve 23:3 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Atëherë Pali i tha: “Perëndia do të të godasë ty, o mur i zbardhur. Ti je ulur të më gjykosh sipas ligjit dhe, duke e nëpërkëmbur atë, jep urdhër të më godasin.”

Veprat e Apostujve 23:4 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Dhe ata që ishin të pranishëm thanë: “E fyen ti kryepriftin e Perëndisë?.”

Veprat e Apostujve 23:5 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Pali u përgjigj: “Nuk e dija, o vëllezër, se është kryeprift, sepse është shkruar: "Ti nuk do të flasësh keq për princin e popullit tënd".”

Veprat e Apostujve 23:6 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Pali, pra, duke ditur se një pjesë ishte nga saducenj dhe tjetra nga farisenj, i thirri sinedrit: “Vëllezër, unë jam farise, bir farisenjsh; për shkak të shpresës dhe të ringjalljes të së vdekurve unë po gjykohem.”

Veprat e Apostujve 23:7 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Sapo tha këtë, lindi një grindje ndërmjet farisenjve dhe saducenjve, dhe kuvendi u përça;

Veprat e Apostujve 23:8 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
sepse saducenjtë thonë se nuk ka ringjallje, as engjëll, as frymë, ndërsa farisenjtë pohojnë edhe njërën dhe tjetrën.

Veprat e Apostujve 23:9 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Atëherë u bë një zhurmë e madhe. Skribët e palës së farisenjve u çuan në këmbë dhe protestonin duke thënë: “Ne nuk gjejmë asgjë të keqe te ky njeri; dhe nëse i ka folur një frymë ose një engjëll të mos luftojmë kundër Perëndisë.”

Veprat e Apostujve 23:10 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Dhe duke qenë se grindja po shtohej, tribuni, nga druajtja se mos Pali bëhej copa-copa prej tyre, u dha urdhër ushtarëve të zbresin dhe ta heqin nga mesi i tyre, dhe ta çojnë përsëri në fortesë.

Veprat e Apostujve 23:11 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Një natë më pas, Zoti iu shfaq atij dhe tha: “Pal, kurajo, sepse sikurse ke dhënë dëshmi për mua në Jeruzalem, ashtu duhet të dëshmosh edhe në Romë.”

Veprat e Apostujve 23:12 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Kur zbardhi dita, disa Judenj kurdisën një komplot duke u lidhur me betim që të mos hanë dhe të mos pinë derisa të kenë vrarë Palin.

Veprat e Apostujve 23:13 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Ata që kishin bërë këtë komplot ishin më tepër se dyzet.

Veprat e Apostujve 23:14 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Ata u paraqitën para krerëve të priftërinjve dhe para pleqve dhe thanë: “Ne jemi lidhur me betim të mos vëmë gjë në gojë, derisa të vrasim Palin.

Veprat e Apostujve 23:15 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Ju, pra, me sinedrin, i bëni një kërkesë tribunit që t’jua sjellë nesër, gjoja se doni ta hetoni më thellë çështjen e tij; dhe ne, para se të afrohet, do të jemi gati ta vrasim.”

Veprat e Apostujve 23:16 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Por djali i motrës së Palit, si e mori vesh kurthin, rendi në fortesë dhe, mbasi hyri, i tregoi Palit.

Veprat e Apostujve 23:17 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Atëherë Pali thirri një nga centurionët pranë vetes dhe i tha: “Çoje këtë djalë tek kryemijëshi, sepse ka diçka për t’i thënë.”

Veprat e Apostujve 23:18 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Atëherë ai e mori dhe e çoi tek kryemijëshi dhe tha: “Pali, i burgosuri, më thirri dhe m’u lut të të sjell këtë djalë, sepse ka diçka për të të thënë.”

Veprat e Apostujve 23:19 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Atëherë kryemijësi e kapi për dore, e mori mënjanë dhe e pyeti: “Çfarë ke për të më thënë?.”

Veprat e Apostujve 23:20 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Ai tha: “Judenjtë janë marrë vesh që të të kërkojnë që nesër ta nxjerrësh Palin poshtë, në sinedër, se gjoja dashkan ta hetojnë më thellë çështjen e tij.

Veprat e Apostujve 23:21 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Prandaj ti mos ua vër veshin, sepse më shumë se dyzet burra nga ata kanë ngritur kurth kundër tij, sepse janë zotuar duke u lidhur me betim, të mos hanë e të mos pinë, derisa ta kenë vrarë; dhe tani janë gati dhe presin që ti t’ua lejosh atyre.”

Veprat e Apostujve 23:22 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Tribuni, pra, e la të shkojë djalin, duke e urdhëruar që të mos i tregojë kurrkujt se e kishte vënë në dijeni për këto gjëra.

Veprat e Apostujve 23:23 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Pastaj thirri dy centurionë dhe u tha: “Bëni gati që nga ora tre e natës dyqind ushtarë, shtatëdhjetë kalorës dhe dyqind shtizëmbajtës, për të shkuar deri në Cezare.”

Veprat e Apostujve 23:24 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Dhe u tha të bëjnë gati kuajt që ta hipte Pali dhe ta çonin shëndoshë e mirë te qeveritari Feliks.

Veprat e Apostujve 23:25 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Ai shkroi një letër me këtë përmbajtje:

Veprat e Apostujve 23:26 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
“Klaud Lisia, qeveritarit shumë të shkëlqyeshëm Feliks, shëndet.

Veprat e Apostujve 23:27 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Ky njeri ishte kapur nga Judenjtë që ishin gati ta vrisnin, kur ia mbërrita unë me ushtarët dhe e lirova, sepse mora vesh se ishte qytetar romak.

Veprat e Apostujve 23:28 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Dhe, duke dashur të di fajin për të cilin e akuzonin, e nxora para sinedrit të tyre.

Veprat e Apostujve 23:29 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Përfundova se e kishin akuzuar për çështje që lidheshin me ligjin e tyre dhe që ai nuk kishte asnjë faj që të meritonte vdekjen e as burgimin.

Veprat e Apostujve 23:30 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Dhe, kur më njoftuan për kurthin që Judenjtë i ngritën këtij njeriu, ta nisa menjëherë, duke u dhënë urdhër paditësve të parashtrojnë para teje ankimet që kanë kundër tij. Qofsh me shëndet!.”

Veprat e Apostujve 23:31 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Ushtarët, pra, sipas urdhrit të dhënë, morën në dorëzim Palin dhe e çuan natën në Antipatridë.

Veprat e Apostujve 23:32 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Të nesërmen, pasi ua lanë si detyrë kalorësve të shkojnë me të, u kthyen në fortesë.

Veprat e Apostujve 23:33 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Ata, pasi arritën në Cezare dhe ia dorëzuan letrën qeveritarit, i paraqitën edhe Palin.

Veprat e Apostujve 23:34 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Mbasi e lexoi letrën, qeveritari e pyeti Palin nga ç’krahinë ishte; dhe, kur mori vesh se ishte nga Kilikia,

Veprat e Apostujve 23:35 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
i tha: “Unë do të të dëgjoj kur të mbrrijnë edhe paditësit e tu.” Dhe urdhëroi që ta ruanin në pretoriumin e Herodit.

Available Bible Translations

American Standard Version (ASV)
Acts 23 (ASV) »
King James Version (KJV)
Acts 23 (KJV) »
GOD’S WORD® (GW)
Acts 23 (GW) »
Berean Bible (BSB)
Acts 23 (BSB) »
World English Bible (WEB)
Acts 23 (WEB) »
French Bible (LSG)
Actes 23 (LSG) »
Portuguese Bible (BSL)
Atos 23 (BSL) »
Spanish Bible (RVA)
Hechos 23 (RVA) »
Italian Bible (RIV)
Atti 23 (RIV) »
Chinese Simplified (CUVS)
使 徒 行 传 23 (CUVS) »
Chinese Traditional (CUVT)
使 徒 行 傳 23 (CUVT) »
Russian Bible (RUSV)
Деяния 23 (RUSV) »
Ukrainian Bible (UKR)
Дії 23 (UKR) »
Hungarian Bible (KAR)
Apostolok 23 (KAR) »
Bulgarian Bible (BULG)
Деяния 23 (BULG) »
Japanese Bible (JPN)
使徒行伝 23 (JPN) »

Veprat e Apostujve (ALB) Chapter Selection

ALB Book Selection List

View full list of ALB Bible Books and Chapters