Ligji i Përtërirë Chapter 10 ALB Bible Verse Images

Ligji i Përtërirë 10 Bible Verse Pictures. Choose from a large collection of inspirational, motivational and encouraging Bible verses with pictures of nature. Download and share Ligji i Përtërirë 10 inspirational Bible verse images. Bible verse pictures were created based on verses from The Holy Bible in Albanian (ALB). The Albanian Bible translation is available in the Public Domain, which means that the ALB Bible is not copyright. (Bibla e Shenjtë) Dhjata e Vjetër, Dhjata e Re

Ligji i Përtërirë 10:1 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
"Në atë kohë Zoti më tha: "Pre dy pllaka prej guri të njëllojta me të parat dhe ngjitu tek unë në mal; bëj një arkë prej druri.

Ligji i Përtërirë 10:2 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Unë do të shkruaj mbi pllakat fjalët që ishin mbi pllakat e para që ti copëtove, dhe ti do t’i vësh në arkë".

Ligji i Përtërirë 10:3 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Kështu bëra një arkë prej dru akacjeje dhe preva dy pllaka prej guri të njëllojta me të parat; pastaj u ngjita në mal me dy pllakat në dorë.

Ligji i Përtërirë 10:4 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Dhe Zoti shkroi mbi pllakat atë që kishte shkruar herën e parë, domethënë dhjetë urdhërimet që Zoti kishte shpallur për ju në mal, në mes të zjarrit, ditën e asamblesë. Pastaj Zoti m’i dorëzoi mua.

Ligji i Përtërirë 10:5 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Atëherë u ktheva dhe zbrita nga mali; i vura pllakat në arkën që kisha bërë; dhe ato ndodhen aty, ashtu si më kishte urdhëruar Zoti.

Ligji i Përtërirë 10:6 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
(Bijtë e Izraelit u nisën nga puset e bijve të Jakaanit në drejtim të Moserahut. Aty vdiq Aaroni dhe aty u varros; dhe Eleazari bir i tij, u bë prift në vend të tij.

Ligji i Përtërirë 10:7 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Që andej u nisën në drejtim të Gudgodahut dhe nga Gudgodahu për në Jotbathah, vendi me rrjedha ujore.

Ligji i Përtërirë 10:8 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Në atë kohë Zoti veçoi fisin e Levit për ta mbartur arkën e besëlidhjes së Zotit, për të qenë përpara Zotit dhe për t’i shërbyer, si dhe për të bekuar në emër të tij deri ditën e sotme.

Ligji i Përtërirë 10:9 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Prandaj Levi nuk ka pjesë, as trashëgimi me vëllezërit e tij; Zoti është trashëgimia e tij, ashtu si Zoti, Perëndia yt, u kishte premtuar).

Ligji i Përtërirë 10:10 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Unë mbeta në mal dyzet ditë e dyzet net me radhë si herën e parë; Zoti më dëgjoi edhe këtë herë dhe nuk pranoi të të shkatërrojë.

Ligji i Përtërirë 10:11 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Atëherë Zoti më tha: "Çohu, nis rrugën në krye të popullit, që ata të futen e të pushtojnë vendin që jam betuar t’u jap etërve të tyre".

Ligji i Përtërirë 10:12 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Dhe tani, o Izrael, çfarë kërkon nga ti Zoti, Perëndia yt? Të kesh frikë nga Zoti, Perëndia yt, të ecësh në tërë rrugët e tij, ta duash dhe t’i shërbesh Zotit, Perëndisë tënd, me gjithë zemër e me gjithë shpirt,

Ligji i Përtërirë 10:13 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
dhe të respektosh për të mirën tënde të gjitha urdhërimet dhe statutet e Zotit që sot të urdhëroj.

Ligji i Përtërirë 10:14 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Ja, Zotit, Perëndisë tënd, i përkasin qiejtë, qiejtë e qiejve, toka dhe gjithçka ajo përmban;

Ligji i Përtërirë 10:15 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
por Zoti u fali dashurinë e tij vetëm etërve të tu dhe i deshi ata; dhe mbas tyre midis tërë popujve zgjodhi pasardhësit e tyre, domethënë ju, ashtu siç po ndodh sot.

Ligji i Përtërirë 10:16 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Prandaj do të rrethpritni prepucin e zemrës suaj dhe nuk do ta fortësoni më qafën tuaj;

Ligji i Përtërirë 10:17 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
sepse Zoti, Perëndia juaj, është Perëndia i perëndive, Zotëria i zotërive, Perëndia i madh, i fortë dhe i tmerrshëm që nuk është fare i anshëm dhe nuk pranon dhurata,

Ligji i Përtërirë 10:18 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
që u siguron drejtësi jetimëve dhe të vejave, që e do të huajin dhe i jep bukë dhe veshje.

Ligji i Përtërirë 10:19 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Duajeni, pra, të huajin, sepse edhe ju ishit të huaj në vendin e Egjiptit.

Ligji i Përtërirë 10:20 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Do të kesh frikë nga Zoti, Perëndia yt, do t’i shërbesh atij, do të jesh lidhur ngushtë me të dhe do të betohesh me emrin e tij.

Ligji i Përtërirë 10:21 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Ai është lavdia jote, ai është Perëndia yt, që ka bërë për ty ato gjëra të mëdha dhe të tmershme që sytë e tua i kanë parë.

Ligji i Përtërirë 10:22 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Etërit e tu zbritën në Egjipt në një numër që nuk i kapërxente të shtatëdhjetë personat; dhe tani Zoti, Perëndia yt, të ka shumëzuar si yjet e qiellit".

Available Bible Translations

American Standard Version (ASV)
Deuteronomy 10 (ASV) »
King James Version (KJV)
Deuteronomy 10 (KJV) »
GOD’S WORD® (GW)
Deuteronomy 10 (GW) »
Berean Bible (BSB)
Deuteronomy 10 (BSB) »
World English Bible (WEB)
Deuteronomy 10 (WEB) »
French Bible (LSG)
Deutéronome 10 (LSG) »
German Bible (LUTH1912)
Deuteronomium 10 (LUTH1912) »
Hebrew Bible (HEB)
דברים 10 (HEB) »
Portuguese Bible (BSL)
Deuteronômio 10 (BSL) »
Spanish Bible (RVA)
Deuteronomio 10 (RVA) »
Italian Bible (RIV)
Deuteronomio 10 (RIV) »
Chinese Simplified (CUVS)
申 命 记 10 (CUVS) »
Chinese Traditional (CUVT)
申 命 記 10 (CUVT) »
Swedish Bible (SV1917)
5 Mosebok 10 (SV1917) »
Hungarian Bible (KAR)
5 Mózes 10 (KAR) »
Japanese Bible (JPN)
申命記 10 (JPN) »
Norwegian Bible (NORSK)
5 Mosebok 10 (NORSK) »

Ligji i Përtërirë (ALB) Chapter Selection

ALB Book Selection List

View full list of ALB Bible Books and Chapters