Ligji i Përtërirë Chapter 24 ALB Bible Verse Images

Ligji i Përtërirë 24 Bible Verse Pictures. Choose from a large collection of inspirational, motivational and encouraging Bible verses with pictures of nature. Download and share Ligji i Përtërirë 24 inspirational Bible verse images. Bible verse pictures were created based on verses from The Holy Bible in Albanian (ALB). The Albanian Bible translation is available in the Public Domain, which means that the ALB Bible is not copyright. (Bibla e Shenjtë) Dhjata e Vjetër, Dhjata e Re

Ligji i Përtërirë 24:1 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
"Kur një njeri merr një grua dhe martohet me të, dhe më vonë ndodh që ajo nuk e kënaq më, sepse ai ka gjetur në të diçka të turpshme, le të shkruajë një shkresë ndarjeje, t’ia japë në dorë dhe ta dëbojë nga shtëpia e saj;

Ligji i Përtërirë 24:2 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
në qoftë se ajo del nga shtëpia e saj dhe bëhet bashkëshorte e një burri tjetër,

Ligji i Përtërirë 24:3 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
në rast se bashkëshorti i fundit fillon ta urrejë, ai shkruan për të një shkresë ndarjeje, ia jep në dorë dhe e dëbon nga shtëpia e tij, ose në se bashkëshorti i fundit që e kishte marrë për grua vdes,

Ligji i Përtërirë 24:4 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
burri i parë që e kishte dëbuar nuk do të mund ta marrë përsëri për grua, pasi ajo është ndotur, sepse kemi të bëjmë me një akt të neveritshëm në sytë e Zotit; dhe ti nuk do ta njollosësh me mëkat vendin që Zoti, Perëndia yt, të jep si trashëgimi.

Ligji i Përtërirë 24:5 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Në qoftë se një njeri është i porsamartuar, ai nuk do të shkojë në luftë dhe nuk do t’i ngarkohen detyra; ai do të jetë i lirë në shtëpinë e tij për një vit dhe do të bëjë të lumtur gruan me të cilën është martuar.

Ligji i Përtërirë 24:6 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Asnjeri nuk do të marrë peng gurin e mokrës së poshtme apo atë të sipërme, sepse do të ishte njëlloj siur të merrte peng jetën e dikujt.

Ligji i Përtërirë 24:7 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Në rast se kapet një njeri duke rrëmbyer një nga vëllezërit e tij ndër bijtë e Izraelit, dhe e trajton keq dhe e shet, ai rrëmbyes do të vritet; kështu do ta shkulësh të keqen nga gjiri yt.

Ligji i Përtërirë 24:8 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Në raste lebre trego kujdes të madh dhe bëj gjithçka t’ju mësojnë priftërinjtë levitë; do të keni kujdes të veproni ashtu siç i kam urdhëruar.

Ligji i Përtërirë 24:9 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Mbaj mend atë që Zoti, Perëndia yt, i bëri Miriamit gjatë udhëtimit, mbas daljes suaj nga Egjipti.

Ligji i Përtërirë 24:10 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Kur i jep hua diçka të afërmit tënd nuk do të hysh në shtëpinë e tij për të marrë pengun e tij;

Ligji i Përtërirë 24:11 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
do të rrish jashtë saj, dhe njeriu të cilit i ke dhënë hua do të ta sjellë jashtë pengun.

Ligji i Përtërirë 24:12 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Dhe në rast se ai njeri është i varfër, nuk do të shkosh të flesh duke pasur akoma pengun e tij.

Ligji i Përtërirë 24:13 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Duhet t’ia kthesh pengun në perëndim të diellit, në mënyrë që ai të flerë në mantelin e tij dhe të të bekojë; dhe kjo do të vihet në llogarinë e drejtësisë para syve të Zotit, Perëndisë tënd.

Ligji i Përtërirë 24:14 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Nuk do t’i hash hakun argatit të varfër dhe nevojtar, qoftë ai një nga vëllezërit e tu apo një nga të huajt që banojnë në vendin tënd, brenda portave të tua;

Ligji i Përtërirë 24:15 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
do t’i japësh pagën e tij po atë ditë, para se të perëndojë dielli, sepse ai është i varfër dhe kjo është dëshira e tij; kështu ai nuk do të bërtasë kundër teje para Zotit dhe ti nuk do të kesh mëkat.

Ligji i Përtërirë 24:16 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Nuk do të dënohen me vdekje etërit për bijtë e tyre, as do të vriten bijtë për etërit e tyre; secili do të dënohet me vdekje për mëkatin e vet.

Ligji i Përtërirë 24:17 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Nuk do të cënosh të drejtën e të huajit o të jetimit dhe nuk do të marrësh peng rrobat e gruas së ve;

Ligji i Përtërirë 24:18 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
por do të kujtosh se ke qenë skllav në Egjipt dhe se të ka liruar Zoti, Perëndia yt; prandaj të veprosh në këtë mënyrë.

Ligji i Përtërirë 24:19 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Kur korr në arën tënde dhe harron aty një demet, nuk do të kthehesh prapa për ta marrë; do të jetë për të huajin, për jetimin dhe gruan e ve, me qëllim që Zoti, Perëndia yt, të të bekojë në tërë veprën e duarve të tua.

Ligji i Përtërirë 24:20 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Kur do të shkundësh kokrrat e ullinjve të tua, nuk do të kthehesh në degët e tyre; ullinjtë që kanë mbetur do të jenë për të huajin, për jetimin dhe për gruan e ve.

Ligji i Përtërirë 24:21 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Kur të vjelësh vreshtin tënd, nuk do të kalosh një herë të dytë; vilet e mbetura do të jenë për të huajin, për jetimin dhe për gruan e ve.

Ligji i Përtërirë 24:22 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Dhe do të kujtosh se ke qenë skllav në vendin e Egjiptit; prandaj të urdhëroj të veprosh në këtë mënyrë".

Available Bible Translations

American Standard Version (ASV)
Deuteronomy 24 (ASV) »
King James Version (KJV)
Deuteronomy 24 (KJV) »
GOD’S WORD® (GW)
Deuteronomy 24 (GW) »
Berean Bible (BSB)
Deuteronomy 24 (BSB) »
World English Bible (WEB)
Deuteronomy 24 (WEB) »
French Bible (LSG)
Deutéronome 24 (LSG) »
German Bible (LUTH1912)
Deuteronomium 24 (LUTH1912) »
Hebrew Bible (HEB)
דברים 24 (HEB) »
Portuguese Bible (BSL)
Deuteronômio 24 (BSL) »
Spanish Bible (RVA)
Deuteronomio 24 (RVA) »
Italian Bible (RIV)
Deuteronomio 24 (RIV) »
Chinese Simplified (CUVS)
申 命 记 24 (CUVS) »
Chinese Traditional (CUVT)
申 命 記 24 (CUVT) »
Swedish Bible (SV1917)
5 Mosebok 24 (SV1917) »
Hungarian Bible (KAR)
5 Mózes 24 (KAR) »
Japanese Bible (JPN)
申命記 24 (JPN) »
Norwegian Bible (NORSK)
5 Mosebok 24 (NORSK) »

Ligji i Përtërirë (ALB) Chapter Selection

ALB Book Selection List

View full list of ALB Bible Books and Chapters