Numrat Chapter 11 ALB Bible Verse Images

Numrat 11 Bible Verse Pictures. Choose from a large collection of inspirational, motivational and encouraging Bible verses with pictures of nature. Download and share Numrat 11 inspirational Bible verse images. Bible verse pictures were created based on verses from The Holy Bible in Albanian (ALB). The Albanian Bible translation is available in the Public Domain, which means that the ALB Bible is not copyright. (Bibla e Shenjtë) Dhjata e Vjetër, Dhjata e Re

Numrat 11:1 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Por populli u ankua dhe kjo nuk tingëlloi mirë në veshët e Zotit; sa e dëgjoi, Zoti u zemërua, dhe zjarri i tij shpërtheu midis tyre dhe shkatërroi skajin e kampit.

Numrat 11:2 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Atëherë populli i bërtiti Moisiut; Moisiu iu lut Zotit dhe zjarri u shua.

Numrat 11:3 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Kështu ky vend u quajt Taberah, sepse zjarri i Zotit ishte ndezur midis tyre.

Numrat 11:4 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Dhe fundërrinën heterogjene që ishte midis popullit e pushtoi një lakmi e madhe; edhe bijtë e Izraelit filluan të ankohen dhe të thonë: "Kush do të na japë mish për të ngrënë?

Numrat 11:5 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Nuk i harrojmë peshqit që i hanim falas në Egjipt, kastravecat, pjeprat, preshtë, qepët dhe hudhrat.

Numrat 11:6 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Por tani e tërë qënia jonë ka shteruar; para syve tanë nuk ka asgjë tjetër veç kësaj mane".

Numrat 11:7 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Mana i ngjante farës së koriandrit dhe kishte pamjen e bdelit.

Numrat 11:8 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Populli shkonte rreth e rrotull për ta mbledhur; pastaj e bënte miell me mokrat ose e shtypte në havan, e zinte në një tenxhere ose përgatiste kuleç, të cilët kishin shijen e kuleçëve me vaj.

Numrat 11:9 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Kur binte vesa mbi kamp natën, binte mbi të edhe mana.

Numrat 11:10 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Por Moisiu dëgjoi popullin që ankohej, në të gjitha familjet e tij, secili në hyrje të çadrës së vet; zemërimi i Zotit shpërtheu me të madhe dhe kjo nuk i pëlqeu aspak edhe Moisiut.

Numrat 11:11 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Atëherë Moisiu i tha Zotit: "Pse e trajtove kaq keq shërbëtorin tënd? Pse nuk gjeta hir para syve të tu për ta vënë barrën e gjithë këtij populli mbi mua?

Numrat 11:12 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Mos vallë unë e kam gjeneruar tërë këtë popull? Mos vallë kam qenë unë që e kam nxjerrë në dritë, që ti të më thuash: "Mbaje në prehrin tënd, ashtu si taja mban fëmijën që pi sisë, deri në vendin që ti u ke premtuar me betim etërve të tij"?

Numrat 11:13 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Ku mund të gjej mish për t’i dhënë tërë këtij populli? Sepse vazhdon të qajë para meje, duke thënë: "Na jep mish për të ngrënë!".

Numrat 11:14 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Unë nuk mund ta mbaj vetëm tërë këtë popull; është një barrë shumë e rëndë për mua.

Numrat 11:15 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Në qoftë se kjo është mënyra me të cilën ti dëshiron të më trajtosh, të lutem, më vrit menjëherë po të kem gjetur hir para syve të tu; por mos lejo që unë të shoh fatkeqësinë time!".

Numrat 11:16 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Atëherë Zoti i tha Moisiut: "Mblidhmë shtatëdhjetë njerëz nga pleqtë e Izraelit, që ti i njeh si pleq të popullit dhe funksionarë të tij; silli në çadrën e mbledhjes dhe të rrinë aty me ty.

Numrat 11:17 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Unë do të zbres dhe aty do të flas me ty; do të marr pastaj nga Fryma që është mbi ty dhe do t’ua kaloj atyre, me qëllim që ta mbajnë bashkë me ty barrën e popullit, dhe të mos e mbash ti vetëm.

Numrat 11:18 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Pastaj do t’i thuash popullit: Shenjtërohuni për nesër, dhe do të hani mish, sepse keni qarë në veshët e Zotit, duke thënë: "Kush do të na japë mish për të ngrënë? Ishim kaq mirë në Egjipt!". Prandaj Zoti do t’ju japë mish dhe ju do ta hani.

Numrat 11:19 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Dhe do ta hani jo për një ditë, jo për dy ditë, jo për pesë ditë, jo për dhjetë ditë, jo për njëzet ditë,

Numrat 11:20 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
por për një muaj të tërë, deri sa t’ju dalë nga hunda dhe t’ju shkaktojë neveri, sepse keni hedhur poshtë Zotin dhe keni qarë para tij, duke thënë: "Pse vallë dolëm nga Egjipti?"".

Numrat 11:21 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Atëherë Moisiu tha: "Ky popull, në mes të të cilit ndodhem, ka gjashtëqind mijë të rritur, dhe ti ke thënë: "Unë do t’u jap mish dhe ata do të hanë mish një muaj të tërë!".

Numrat 11:22 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Mos duhen therur kope të tëra bagëtish të trasha dhe të imta që të kenë mjaft mish? Apo duhet mbledhur për ta gjithë peshku i detit që ta kenë një sasi të mjaftueshme?".

Numrat 11:23 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Zoti iu përgjegj Moisiut: "Krahu i Zotit është shkurtuar ndofta? Tani do të shikosh në se fjala ime do të shkojë në vend apo jo".

Numrat 11:24 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Pastaj Moisiu doli dhe i njoftoi popullit fjalët e Zotit; mblodhi pastaj shtatëdhjetë njerëz pleq të popullit dhe i vendosi rreth e qark çadrës së mbledhjes.

Numrat 11:25 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Atëherë Zoti zbriti në renë dhe i foli atij, mori nga Fryma që qëndronte mbi të dhe e çoi mbi të shtatëdhjetë pleqtë; por kur Fryma u vu mbi ta, ata bënë profeci, me gjithë se më vonë nuk bënë më.

Numrat 11:26 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Por dy njerëz, njëri quhej Eldad dhe tjetri Medad, kishin mbetur në kamp; dhe Fryma u vu edhe mbi ta; këta ishin ndër të regjistruarit, por nuk kishin dalë për të shkuar në çadër; megjithatë bënë profeci në kamp.

Numrat 11:27 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Një djalë shkoi me vrap t’ia referojë këtë gjë Moisiut dhe i tha: Eldadi dhe Medadi po bëjnë profeci në kampp".

Numrat 11:28 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Atëherë Jozueu, bir i Nunit dhe shërbëtor i Moisiut, një nga të rinjtë e tij, filloi të thotë: "Moisi, imzot, bëji që të heqin dorë!".

Numrat 11:29 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Por Moisiu iu përgjegj: "Ndofta je xheloz për mua? Ah, le të ishin të gjithë profetë në popullin e Zotit dhe dhëntë Zoti që Fryma e tij të vihet mbi ta!".

Numrat 11:30 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Pastaj Moisiu u kthye në kamp bashkë me pleqtë e Izraelit.

Numrat 11:31 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Atëherë u ngrit një erë me urdhër të Zotit dhe solli shkurta nga ana e detit, dhe i la të binin pranë kampit, një ditë ecjeje nga një anë dhe një ditë ecjeje nga ana tjetër rreth e qark kampit, me një lartësi prej dy kubitësh mbi sipërfaqen e tokës.

Numrat 11:32 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Populli mbeti në këmbë gjithë atë ditë, tërë natën dhe tërë ditën vijuese, dhe mblodhi shkurtat. (Ai që mblodhi më pak pati dhjetë homer); dhe i shtrinë rreth e qark kampit.

Numrat 11:33 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Kishin akoma mishin ndër dhëmbë dhe nuk e kishin përtypur akoma, kur zemërimi i Zotit kundër popullit u ndez dhe ai e goditi popullin me një plagë shumë të rëndë.

Numrat 11:34 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Kështu ky vend u quajt Kibroth-Hataavah sepse aty u varrosën njerëzit që ishin dhënë pas epsheve.

Numrat 11:35 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Nga Kibroth-Hataavau populli u nis për në Haltseroth dhe u ndal në këtë vend.
Previous Chapter
« Numrat 10 (ALB)
Next Chapter
Numrat 12 (ALB) »

Available Bible Translations

American Standard Version (ASV)
Numbers 11 (ASV) »
King James Version (KJV)
Numbers 11 (KJV) »
GOD’S WORD® (GW)
Numbers 11 (GW) »
Berean Bible (BSB)
Numbers 11 (BSB) »
World English Bible (WEB)
Numbers 11 (WEB) »
French Bible (LSG)
Nombres 11 (LSG) »
German Bible (LUTH1912)
Numeri 11 (LUTH1912) »
Punjabi Bible (PANIRV)
ਗਿਣਤੀ 11 (PANIRV) »
Bengali Bible (BENIRV)
গননা 11 (BENIRV) »
Marathi Bible (MARIRV)
गणना 11 (MARIRV) »
Gujarati Bible (GUJIRV)
ગણના 11 (GUJIRV) »
Hebrew Bible (HEB)
במדבר 11 (HEB) »
Portuguese Bible (BSL)
Números 11 (BSL) »
Vietnamese Bible (VIE)
Dân Số 11 (VIE) »
Spanish Bible (RVA)
Números 11 (RVA) »
Italian Bible (RIV)
Numeri 11 (RIV) »
Chinese Simplified (CUVS)
民 数 记 11 (CUVS) »
Chinese Traditional (CUVT)
民 數 記 11 (CUVT) »
Swedish Bible (SV1917)
4 Mosebok 11 (SV1917) »
Russian Bible (RUSV)
Числа 11 (RUSV) »
Ukrainian Bible (UKR)
Числа 11 (UKR) »
Hungarian Bible (KAR)
4 Mózes 11 (KAR) »
Bulgarian Bible (BULG)
Числа 11 (BULG) »
Japanese Bible (JPN)
民数記 11 (JPN) »
Norwegian Bible (NORSK)
4 Mosebok 11 (NORSK) »

Numrat (ALB) Chapter Selection

ALB Book Selection List

View full list of ALB Bible Books and Chapters