Sofonia Chapter 3 ALB Bible Verse Images

Sofonia 3 Bible Verse Pictures. Choose from a large collection of inspirational, motivational and encouraging Bible verses with pictures of nature. Download and share Sofonia 3 inspirational Bible verse images. Bible verse pictures were created based on verses from The Holy Bible in Albanian (ALB). The Albanian Bible translation is available in the Public Domain, which means that the ALB Bible is not copyright. (Bibla e Shenjtë) Dhjata e Vjetër, Dhjata e Re

Sofonia 3:1 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Mjerë ai që është rebel dhe i ndotur, mjerë qyteti i shtypjes!

Sofonia 3:2 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Ai nuk ka dëgjuar zërin e tij, nuk ka pranuar të ndreqet, nuk ka patur besim tek Zoti, nuk i është afruar Perëndisë të vet.

Sofonia 3:3 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Krerët e tij në mes të tij janë luanë që vrumbullojnë; gjyqtarët e tij janë ujqër të mbrëmjes, që nuk lënë asnjë kockë për ta brejtur për mëngjes.

Sofonia 3:4 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Profetët e tij janë mburravecë, të pabesë; priftërinjtë e tij kanë përdhosur vendin e shenjtë, kanë dhunuar ligjin.

Sofonia 3:5 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Zoti është i drejtë në mes të tij, ai nuk kryen paudhësi. Çdo mëngjes ai sjell në dritë drejtësinë pa munguar asnjë herë, por i çorodituri nuk njeh turp.

Sofonia 3:6 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
"Kam shfarosur kombet; kalatë e tyre janë shembur; i kam shkretuar rrugët e tyre dhe askush nuk kalon nëpër to; qytetet e tyre janë shkatërruar dhe askush nuk banon në to.

Sofonia 3:7 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Unë thoja: "Me siguri do të kesh frikë nga unë, do të pranosh të ndreqesh," dhe kështu banesa e tij nuk do të shkatërrohej me gjithë ndëshkimet që i kam dhënë. Por ata u nxituan të prishen në të gjitha veprimet e tyre.

Sofonia 3:8 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Prandaj më prit," thotë Zoti, "kur të ngrihem për të bërë plaçkë, sepse unë kam vendosur të mbledh kombet, të bashkoj mbretëritë, për të hedhur mbi ta indinjatën time, gjithë zjarrin e zemërimit tim; po, gjithë dheu do të gllabërohet nga zjarri i xhelozisë sime.

Sofonia 3:9 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Sepse atëherë do t’u jap popujve një të folur të pastër, me qëllim që të gjithë të përmendin emrin e Zotit, për t’i shërbyer me një marrëveshje të përbashkët.

Sofonia 3:10 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Që përtej lumenjve të Etiopisë, adhuruesit e mi, bija e të humburve të mi, do të më sjellin ofertat e tyre.

Sofonia 3:11 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Në atë ditë ti nuk do të kesh më turp për të gjitha veprimet e tua me të cilat ngrite krye kundër meje, sepse atëherë unë do të largoj nga mesi yt ata që gëzohen në madhështinë tënde, dhe ti nuk do të krenohesh në malin tim të shenjtë".

Sofonia 3:12 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
"Do të bëj të mbetet midis teje një popull i përulur dhe i varfër, që do të ketë besim te emri i Zotit.

Sofonia 3:13 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Mbeturina e Izraelit nuk do të kryejë paudhësi dhe nuk do të thotë më gënjeshtra, as do të gjendet në gojën e tyre një gjuhë gënjeshtare; sepse ata do ta kullotin kopenë e tyre, do të bien të flenë dhe askush nuk do t’i trembë".

Sofonia 3:14 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Lësho britma gëzimi, o bijë e Sionit, lësho britma hareje, o Izrael! Gëzohu dhe ngazëllo me gjithë zemër, o bijë e Jeruzalemit!

Sofonia 3:15 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Zoti i ka revokuar gjykimet e tij kundër teje, ka dëbuar armikun tënd. Mbreti i Izraelit, Zoti, ndodhet midis teje, nuk do të kesh më frikë nga asgjë.

Sofonia 3:16 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Atë ditë do të thonë në Jeruzalem: "Mos ki frikë, o Sion, duart e tua mos u dobësofshin!

Sofonia 3:17 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Zoti, Perëndia yt, në mes teje është i fuqishmi që shpëton. Ai do të mbushet me gëzim për ty, në dashurinë e tij do qëndrojë në heshtje, do të gëzohet për ty me britma gëzimi.

Sofonia 3:18 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Unë do të mbledh ata që janë të pikëlluar për kuvendet solemne, që janë në mes tuaj për të cilët pesha për atë ishte bërë objekt përçmimi.

Sofonia 3:19 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Ja, në atë kohë unë do të veproj kundër atyre që të shtypin; do të shpëtoj çalamanin dhe do të mbledh ata që janë dëbuar, dhe do t’i bëj të lavdishëm dhe të dëgjuar në të gjitha vendet ku kanë qenë me turp.

Sofonia 3:20 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Në atë kohë unë do t’ju kthej, po, në atë kohë do t’ju mbledh; sepse do t’ju bëj të famshëm dhe të lavdishëm midis tërë popujve të tokës, kur, para syve tuaj, do t’i bëj të kthehen ata që janë në robëri," thotë Zoti.
Previous Chapter
« Sofonia 2 (ALB)
Next Chapter
Hagai 1 (ALB) »

Available Bible Translations

American Standard Version (ASV)
Zephaniah 3 (ASV) »
King James Version (KJV)
Zephaniah 3 (KJV) »
GOD’S WORD® (GW)
Zephaniah 3 (GW) »
Berean Bible (BSB)
Zephaniah 3 (BSB) »
World English Bible (WEB)
Zephaniah 3 (WEB) »
French Bible (LSG)
Sophonie 3 (LSG) »
German Bible (LUTH1912)
Zephanja 3 (LUTH1912) »
Marathi Bible (MARIRV)
सफन्या 3 (MARIRV) »
Hebrew Bible (HEB)
צפניה 3 (HEB) »
Portuguese Bible (BSL)
Sofonias 3 (BSL) »
Vietnamese Bible (VIE)
Xê-pha-ni-a 3 (VIE) »
Spanish Bible (RVA)
Sofonías 3 (RVA) »
Italian Bible (RIV)
Sofonia 3 (RIV) »
Chinese Simplified (CUVS)
西 番 雅 书 3 (CUVS) »
Chinese Traditional (CUVT)
西 番 雅 書 3 (CUVT) »
Swedish Bible (SV1917)
Sefanja 3 (SV1917) »
Russian Bible (RUSV)
Софония 3 (RUSV) »
Ukrainian Bible (UKR)
Софонія 3 (UKR) »
Hungarian Bible (KAR)
Sofóniás 3 (KAR) »
Bulgarian Bible (BULG)
Софоний 3 (BULG) »
Japanese Bible (JPN)
ゼパニヤ書 3 (JPN) »
Norwegian Bible (NORSK)
Sefanja 3 (NORSK) »

Sofonia (ALB) Chapter Selection

1 2 3

ALB Book Selection List

View full list of ALB Bible Books and Chapters