Predikuesi Chapter 2 ALB Bible Verse Images

Predikuesi 2 Bible Verse Pictures. Choose from a large collection of inspirational, motivational and encouraging Bible verses with pictures of nature. Download and share Predikuesi 2 inspirational Bible verse images. Bible verse pictures were created based on verses from The Holy Bible in Albanian (ALB). The Albanian Bible translation is available in the Public Domain, which means that the ALB Bible is not copyright. (Bibla e Shenjtë) Dhjata e Vjetër, Dhjata e Re

Predikuesi 2:1 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Unë thashë në zemrën time: "Eja tani, dua të të vë në provë me gëzimin, dhe ti do të gëzosh ëndjen". Por ja, edhe kjo është kotësi.

Predikuesi 2:2 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Për të qeshurit kam thënë: "Éshtë një marrëzi, dhe për gëzimin: "Kujt i shërben?".

Predikuesi 2:3 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Kërkova në zemrën time si ta kënaq trupin tim me verë, duke e nxitur njëkohësisht zemrën time drejt diturisë dhe t’i qepet marrëzisë, deri sa të shoh cila është e mira që bijtë e njerëzve do të duhej të bënin nën qiell tërë ditët e jetës së tyre.

Predikuesi 2:4 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Kështu kreva punime të mëdha për vete; ndërtova shtëpi, mbolla vreshta,

Predikuesi 2:5 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
bëra kopshte dhe parqe, duke mbjellë drurë frutorë të çdo lloji;

Predikuesi 2:6 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
ndërtova pellgje për ujin me të cilat të mund të vadis pyllin që të rriten drurët.

Predikuesi 2:7 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Bleva shërbëtorë dhe shërbëtore dhe u bëra me shërbëtorë që lindën në shtëpi; pata pasuri të mëdha në kope me bagëti të trashë dhe të imët më tepër se ata që kishin qenë para meje në Jeruzalem.

Predikuesi 2:8 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Grumbullova për vete edhe argjend, ar dhe pasuritë e mbretërve dhe të krahinave; gjeta këngëtarë dhe këngëtare, kënaqësitë e bijve të njerëzve, dhe vegla muzikore të çdo lloji.

Predikuesi 2:9 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Kështu u bëra i madh dhe u begatova më tepër se ata që kishin qenë para meje në Jeruzalem; edhe dituria më mbeti mua.

Predikuesi 2:10 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Tërë ato që sytë e mi dëshironin, nuk ua mohova atyre; nuk i refuzova zemrës sime asnjë qejf, sepse zemra ime kënaqej me çdo punë timen; dhe ky ka qenë shpërblimi për çdo punë të bërë nga unë.

Predikuesi 2:11 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Pastaj u ktheva të shikoj tërë veprat që kishin bërë duart e mia dhe mundin tim për t’i kryer; dhe ja, të gjitha ishin kotësi dhe një kërkim për të kapur erën; nuk kishte asnjë përfitim nën diell.

Predikuesi 2:12 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Atëherë u ktheva të rrah me mend diturinë, marrëzinë dhe budallallëkun. Çfarë do të bëjë njeriu që do të zërë vendin e mbretit, në mos atë që ështëë bërë?".

Predikuesi 2:13 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Pastaj kuptova që dituria ka një epërsi mbi budallallëkun, ashtu si drita ka një epërsi mbi errësirën.

Predikuesi 2:14 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
I urti i ka sytë në kokë, kurse budallai ecën në errësirë; por kuptova gjithashtu që të dyve u është rezervuar i njëjti fat.

Predikuesi 2:15 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Kështu thashë në zemrën time: "Po ai fat që i takon budallait më takon edhe mua". Ç’përfitim ke se ke qenë më i urtë?". Prandaj thashë në zemrën time: "Edhe kjo është kotësi".

Predikuesi 2:16 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Nuk mbetet në fakt asnjë kujtim jetëgjatë si i njeriut të urtë ashtu edhe i njeriut budalla, sepse në ditët e ardhme gjithçka do të harrohet. Dhe ashtu si vdes budallai, në të njëjtën mënyrë vdes i urti.

Predikuesi 2:17 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Prandaj fillova të urrej jetën, sepse të gjitha ato që bëhen nën diell më janë bërë të neveritshme, sepse të gjitha janë kotësi dhe një përpjekje për të kapur erën.

Predikuesi 2:18 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Kështu kam urryer çdo mundim që kam kryer nën diell, sepse duhet t’i lë të gjitha atij që do të vijë pas meje.

Predikuesi 2:19 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Dhe kush e di në se do të jetë i urtë ose budalla? Sidoqoftë ai do të jetë zot i gjithë punës që kam kryer me mund dhe për të cilën kam përdorur diturinë nën diell. Edhe kjo është kotësi.

Predikuesi 2:20 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Kështu arrita të dëshpërohem në zemrën time për gjithë mundin që kam bërë nën diell.

Predikuesi 2:21 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Sepse këtu ka një njeri që ka punuar me dituri, me zgjuarësi dhe me sukses, por që duhet t’ia lërë trashëgiminë e tij një tjetri, që nuk është munduar fare! Edhe kjo është një kotësi dhe një e keqe e madhe.

Predikuesi 2:22 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Çfarë i mbetet në të vërtetë njeriut për tërë mundin e tij dhe për shqetësimin e zemrës së tij, me të cilën është munduar nën diell?

Predikuesi 2:23 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Tërë ditët e tij nuk janë veçse dhembje dhe puna e tij është e rëndë. Zemra e tij nuk pushon as natën. Edhe kjo është kotësi.

Predikuesi 2:24 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Për njeriun nuk ka gjë më të mirë se sa të hajë e të pijë dhe të gëzohet në mundin e tij; por kam vënë re se edhe kjo vjen nga dora e Perëndisë.

Predikuesi 2:25 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Kush mund të hajë ose të gëzohet më shumë se unë?

Predikuesi 2:26 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Sepse Perëndia i jep njeriut që i pëlqen dituri, njohje dhe gëzim; por mëkatarit i ngarkon detyrën të mbledhë dhe të grumbullojë, për t’ia lënë pastaj të gjitha atij që pëlqehet nga sytë e Perëndisë. Edhe kjo është kotësi dhe përpjekje për të kapur erën.
Previous Chapter
« Predikuesi 1 (ALB)
Next Chapter
Predikuesi 3 (ALB) »

Available Bible Translations

American Standard Version (ASV)
Ecclesiastes 2 (ASV) »
King James Version (KJV)
Ecclesiastes 2 (KJV) »
GOD’S WORD® (GW)
Ecclesiastes 2 (GW) »
Berean Bible (BSB)
Ecclesiastes 2 (BSB) »
World English Bible (WEB)
Ecclesiastes 2 (WEB) »
French Bible (LSG)
Ecclésiaste 2 (LSG) »
German Bible (LUTH1912)
Prediger 2 (LUTH1912) »
Bengali Bible (BENIRV)
উপদেশক 2 (BENIRV) »
Marathi Bible (MARIRV)
उपदेशक 2 (MARIRV) »
Hebrew Bible (HEB)
קהלת 2 (HEB) »
Portuguese Bible (BSL)
Eclesiastes 2 (BSL) »
Vietnamese Bible (VIE)
Giảng Sư 2 (VIE) »
Spanish Bible (RVA)
Eclesiastés 2 (RVA) »
Italian Bible (RIV)
Ecclesiaste 2 (RIV) »
Chinese Simplified (CUVS)
传 道 书 2 (CUVS) »
Chinese Traditional (CUVT)
傳 道 書 2 (CUVT) »
Swedish Bible (SV1917)
Predikaren 2 (SV1917) »
Hungarian Bible (KAR)
Prédikátor 2 (KAR) »
Bulgarian Bible (BULG)
Еклесиаст 2 (BULG) »
Japanese Bible (JPN)
伝道の書 2 (JPN) »
Norwegian Bible (NORSK)
Forkynneren 2 (NORSK) »

Predikuesi (ALB) Chapter Selection

1 2 3 4 5 6 7 8 9 10 11 12

ALB Book Selection List

View full list of ALB Bible Books and Chapters