Esdra Chapter 7 ALB Bible Verse Images

Esdra 7 Bible Verse Pictures. Choose from a large collection of inspirational, motivational and encouraging Bible verses with pictures of nature. Download and share Esdra 7 inspirational Bible verse images. Bible verse pictures were created based on verses from The Holy Bible in Albanian (ALB). The Albanian Bible translation is available in the Public Domain, which means that the ALB Bible is not copyright. (Bibla e Shenjtë) Dhjata e Vjetër, Dhjata e Re

Esdra 7:1 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Mbas këtyre gjërave, nën mbretërimin e Artasersit, mbretit të Persisë, Ezdra, bir i Serajahut, bir i Azarias, bir i Hilkiahut,

Esdra 7:2 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
bir i Shalumit, biri i Tsadokut, bir i Ahitubit,

Esdra 7:3 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
bir i Amariahut, bir i Azarias, bir i Merajothit,

Esdra 7:4 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
bir i Zerajahut, bir i Uzit, bir i Bukit,

Esdra 7:5 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
bir i Abishuas, bir i Finehasit, bir i Eleazarit, bir i Aaronit, kryeprift;

Esdra 7:6 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
ky Ezdra vinte nga Babilonia. Ishte një shkrues kompetent në ligjin e Moisiut të dhënë nga Zoti, Perëndia i Izraelit. Mbreti i dha të gjitha ato që ai kërkoi, sepse dora e Zotit, Perëndisë të tij, ishte mbi të.

Esdra 7:7 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Në vitin e shtatë të mbretit Artasersit, ngjitën gjithashtu në Jeruzalem disa nga bijtë e Izraelit dhe të priftërinjve, Levitë, këngëtarë, derëtarë dhe Nethinej.

Esdra 7:8 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Ezdra arriti në Jeruzalem në muajin e pestë, që ishte viti i shtatë i mbretit.

Esdra 7:9 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Ai e filloi udhëtimin e tij nga Babilonia ditën e parë të muajit të parë dhe arriti në Jeruzalem ditën e parë të muajit të pestë, sepse dora mirëbërëse e Perëndisë të tij ishte mbi të.

Esdra 7:10 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Në të vërtetë Ezdra i ishte kushtur me gjithë zemër të studjonte ligjin e Zotit, ta zbatonte në praktikë dhe të mësonte në Izrael statutet dhe dekretet.

Esdra 7:11 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Ja kopja e letrës që mbreti Artasers i dorëzoi priftit Ezdra, shkruesit, një shkrues kompetent në urdhërimet e Zotit dhe në statutet e tij e dhëna Izraelit.

Esdra 7:12 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
"Artasersi, mbret i mbretërve, priftit Ezdra, shkruesit kompetent në ligjin e Perëndisë të qiellit. Përshëndetje, e të tjera.

Esdra 7:13 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Unë kam nxjerrë një dekret sipas të cilit kushdo nga populli i Izraelit dhe nga priftërinjtë e tij dhe nga Levitët e mbretërisë sime që ka vendosur lirisht të shkojë në Jeruzalem, mund të vijë me ty.

Esdra 7:14 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Në të vërtetë ti je dërguar nga ana e mbretit dhe nga shtatë këshilltarët e tij për të bërë hulumtime në Judë dhe në Jeruzalem mbi ligjin e Perëndisë tënd, që është në duart e tua,

Esdra 7:15 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
dhe për t’i çuar argjendin dhe arin që mbreti dhe këshilltarët e tij ia kanë ofruar spontanisht Perëndisë të Izraelit, banesa e të cilit është në Jeruzalem,

Esdra 7:16 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
dhe tërë argjendin dhe arin që mund të gjesh në tërë krahinën e Babilonisë, së bashku me ofertën vullnetare, që bëhen në mënyrë spontane nga populli dhe nga priftërinjtë për shtëpinë e Perëndisë të tyre në Jeruzalem.

Esdra 7:17 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Prandaj me këto para ti do të kujdesesh të blesh dema, desh dhe qengja me ofertat e tyre të ushqimit dhe të libacioneve, dhe do t’i ofrosh mbi altarin e shtëpisë së Perëndisë tuaj që është në Jeruzalem.

Esdra 7:18 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Sa për pjesën tjetër të argjendit dhe të arit, do të bëni atë që të duket e mirë ty dhe vëllezërve të tu, sipas vullnetit të Perëndisë tuaj.

Esdra 7:19 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Edhe veglat që të janë dhënë për shërbimin e shtëpisë së Perëndisë tënd, vendosi përsëri përpara Perëndisë të Jeruzalemit.

Esdra 7:20 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Për çfarëdo lloj nevoje tjetër të shtëpisë së Perëndisë tënd që të takon ty ta plotësosh, do ta plotësosh me shpenzimet e thesarit mbretëror.

Esdra 7:21 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Unë, mbreti Artasers, urdhëroj të gjithë arkëtarët e krahinës matanë Lumit: gjithçka që do të kërkojë prifti Ezdra, shkruesi i ligjit të Perëndisë të qiellit, t’i plotësohen menjëherë,

Esdra 7:22 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
deri në njëqind talenta argjendi, njëqind kore gruri, njëqind bate vere dhe njëqind bate vaji dhe kripë në sasi të pakufizuar.

Esdra 7:23 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Tërë ato që janë urdhëruar nga Perëndia i qiellit të zbatohen me zell për shtëpinë e Perëndisë të qiellit. Pse zemërimi duhet të bjerë mbi mbretërinë e mbretit dhe të bijve të tij?

Esdra 7:24 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Përveç kësaj ju njoftojmë se nuk është e lejueshme të merren haraçe, tatime ose taksa kalimi nga asnjë prej priftërinjve, Levitëve, këngëtarëve, derëtarëve, Nethinejve dhe shërbëtorëve të kësaj shtëpie të Perëndisë.

Esdra 7:25 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Dhe ti, o Ezdra, sipas diturisë së Perëndisë tënd që ti zotëron, cakto zyrtarë dhe gjyqtarë që t’i sigurojnë drejtësinë tërë popullit që ndodhet në krahinën matanë Lumit, gjithë atyre që njohin ligjet e Perëndisë tënd; dhe ua mëso atyre që nuk i njohin.

Esdra 7:26 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Dhe ai që nuk respekton ligjin e Perëndisë tënd dhe ligjin e mbretit t’i jepet menjëherë gjyqit, ose me vdekje, ose me dëbim ose me konfiskimin e pasurisë ose me burgim".

Esdra 7:27 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
I bekuar qoftë Zoti, Perëndia i etërve tanë, që i ka shtënë një gjë të tillë zemrës së mbretit, që të zbukurojë shtëpinë e Zotit që është në Jeruzalem,

Esdra 7:28 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
dhe më bëri të gëzoj favoret te mbreti, këshilltarët e tij dhe të tërë princat e fuqishëm mbretërorë. Kështu e ndjeva veten të trimëruar, sepse dora e Zotit, Perëndisë tim, ishte mbi mua, dhe mblodha krerët e Izraelit që të niseshin me mua.
Previous Chapter
« Esdra 6 (ALB)
Next Chapter
Esdra 8 (ALB) »

Available Bible Translations

American Standard Version (ASV)
Ezra 7 (ASV) »
King James Version (KJV)
Ezra 7 (KJV) »
GOD’S WORD® (GW)
Ezra 7 (GW) »
Berean Bible (BSB)
Ezra 7 (BSB) »
World English Bible (WEB)
Ezra 7 (WEB) »
French Bible (LSG)
Esdras 7 (LSG) »
German Bible (LUTH1912)
Esra 7 (LUTH1912) »
Hindi Bible (HINIRV)
एज्रा 7 (HINIRV) »
Punjabi Bible (PANIRV)
ਅਜ਼ਰਾ 7 (PANIRV) »
Bengali Bible (BENIRV)
ইজ্ৰা 7 (BENIRV) »
Tamil Bible (TAMIRV)
எஸ்றா 7 (TAMIRV) »
Marathi Bible (MARIRV)
एज्रा 7 (MARIRV) »
Telugu Bible (TELIRV)
ఎజ్రా 7 (TELIRV) »
Gujarati Bible (GUJIRV)
એઝરા 7 (GUJIRV) »
Kannada Bible (KANIRV)
ಎಜ್ರನು 7 (KANIRV) »
Arabic Bible (AVD)
عَزْرَا 7 (AVD) »
Hebrew Bible (HEB)
עזרא 7 (HEB) »
Portuguese Bible (BSL)
Esdras 7 (BSL) »
Vietnamese Bible (VIE)
Ê-xơ-ra 7 (VIE) »
Spanish Bible (RVA)
Esdras 7 (RVA) »
Italian Bible (RIV)
Esdra 7 (RIV) »
Chinese Simplified (CUVS)
以 斯 拉 记 7 (CUVS) »
Chinese Traditional (CUVT)
以 斯 拉 記 7 (CUVT) »
Swedish Bible (SV1917)
Esra 7 (SV1917) »
Russian Bible (RUSV)
Ездра 7 (RUSV) »
Ukrainian Bible (UKR)
Ездра 7 (UKR) »
Hungarian Bible (KAR)
Ezsdrás 7 (KAR) »
Bulgarian Bible (BULG)
Ездра 7 (BULG) »
Japanese Bible (JPN)
エズラ記 7 (JPN) »
Norwegian Bible (NORSK)
Esra 7 (NORSK) »

Esdra (ALB) Chapter Selection

1 2 3 4 5 6 7 8 9 10

ALB Book Selection List

View full list of ALB Bible Books and Chapters