Osea Chapter 2 ALB Bible Verse Images

Osea 2 Bible Verse Pictures. Choose from a large collection of inspirational, motivational and encouraging Bible verses with pictures of nature. Download and share Osea 2 inspirational Bible verse images. Bible verse pictures were created based on verses from The Holy Bible in Albanian (ALB). The Albanian Bible translation is available in the Public Domain, which means that the ALB Bible is not copyright. (Bibla e Shenjtë) Dhjata e Vjetër, Dhjata e Re

Osea 2:1 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
"U thoni vëllezërve tuaj: "Ami," dhe motrave tuaja "Ruhamah".

Osea 2:2 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Protestoni kundër nënës suaj, protestoni, sepse ajo nuk është gruaja ime dhe unë nuk jam burri i saj. Le të heqë nga fytyra e saj shenjat e prostitucioneve të saj dhe shenjat e shkeljeve të kurorës nga sisët e saj;

Osea 2:3 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
përndryshe do ta zhvesh lakuriq dhe do ta bëj si në ditën e lindjes së saj; do ta katandis në një shkreti, do ta bëj si një tokë të zhuritur dhe do ta bëj të vdesë nga etja.

Osea 2:4 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Nuk do të kem mëshirë për bijtë e saj, sepse janë bij prostitucioni.

Osea 2:5 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Nëna e tyre u kurvërua në fakt, ajo që është ngjizur është sjellë në mënyrë të turpshme, sepse ka thënë: "Do t’u shkoj pas dashnorëve të mi, që më japin bukën time dhe ujin tim, leshin tim dhe lirin tim, vajin tim dhe pijen time".

Osea 2:6 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Prandaj ja, do të të zë rrugën me ferra, do ta mbyll me një mur dhe kështu nuk do të gjejë më shtigjet e saj.

Osea 2:7 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Do të rendë pas dashnorëve të saj, por nuk do t’i arrijë; do t’i kërkojë, por nuk do t’i gjejë. Atëherë do të thotë: "Do të kthehem te burri im i parë, sepse për mua ishte më mirë atëherë se tani".

Osea 2:8 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Ajo nuk kuptoi që unë i jepja grurë, musht dhe vaj dhe shtoja argjendin dhe arin e saj, që ata i ofronin Baalit.

Osea 2:9 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Prandaj unë do të marr përsëri grurin tim në kohën e vet dhe mushtin tim në stinën e vet; do t’i heq leshin tim dhe lirin tim, që shërbenin për të mbuluar lakuriqësinë e saj.

Osea 2:10 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Atëherë do të zbuloj turpet e saj në sytë e dashnorëve të saj dhe askush nuk do ta shpëtojë nga dora ime.

Osea 2:11 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Gjithashtu do t’u jap fund gëzimeve të saj, festave të saj, hënave të reja të saj, të shtunave të saj dhe gjithë solemniteteve të saj.

Osea 2:12 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Do të shkatërroj pastaj vreshtat e saj dhe fiqtë e saj për të cilët ajo thoshte: "Këto janë dhuratat që më kanë dhënë dashnorët e mi". Kështu do t’i katandis në një shkurrnajë dhe kafshët e fushave do t’i hanë.

Osea 2:13 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Do ta dënoj pastaj për ditët e Baalit, kur u digjte atyre temjan, kur zbukurohej me vathë dhe me xhevahire dhe u shkonte pas dashnorëve të saj, por më harronte mua," thotë Zoti.

Osea 2:14 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
"Prandaj, ja, unë do ta tërheq pas meje, do ta çoj në shkretëtirë dhe do t’i flas zemrës së saj.

Osea 2:15 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Atëherë do t’i jap vreshtat e saj dhe luginën e Akorit si portë e shpresës; atje ajo do të këndojë si në ditët e rinisë së saj, ashtu si veproi kur dolin nga vendi i Egjiptit.

Osea 2:16 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Atë ditë do të ndodhë, thotë Zoti, që ti do të më quash: "Burri im," dhe nuk do të më quash më: "Baali im".

Osea 2:17 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Do të heq nga goja e saj emrat e Baalëve dhe nuk do t’i kujtojnë më emrat e tyre.

Osea 2:18 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Atë ditë do të bëj për ta një besëlidhje me kafshët e fushave, me shpendët e qiellit dhe me rrëshqanorët e tokës. Do të thyej harkun, shpatën dhe luftën duke i eliminuar nga toka dhe do të bëj të prehen të qetë.

Osea 2:19 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Do të fejohesh me mua përjetë; do të fejohesh me mua në drejtësi, në paanshmëri, në mirësi dhe në dhembshuri.

Osea 2:20 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Do të fejohesh me mua në besnikëri, dhe ti do të njohësh Zotin.

Osea 2:21 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Atë ditë do të ndodhë që unë do të përgjigjem," thotë Zoti. "Do t’i përgjigjem qiellit dhe ky do t’i përgjigjet tokës;

Osea 2:22 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
dhe toka do të përgjigjet me grurin, mushtin dhe vajin, dhe këta do t’i përgjigjen Jezreelit.

Osea 2:23 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Unë do të mbjell për vete mbi tokë dhe do të më vijë keq për Lo-ruhamahun; dhe do t’i them Lo-amit: "Ti je populli im," dhe ai do më përgjigjet: "Ti je Perëndia im"".
Previous Chapter
« Osea 1 (ALB)
Next Chapter
Osea 3 (ALB) »

Available Bible Translations

American Standard Version (ASV)
Hosea 2 (ASV) »
King James Version (KJV)
Hosea 2 (KJV) »
GOD’S WORD® (GW)
Hosea 2 (GW) »
Berean Bible (BSB)
Hosea 2 (BSB) »
World English Bible (WEB)
Hosea 2 (WEB) »
French Bible (LSG)
Osée 2 (LSG) »
German Bible (LUTH1912)
Hosea 2 (LUTH1912) »
Hindi Bible (HINIRV)
होशे 2 (HINIRV) »
Punjabi Bible (PANIRV)
ਹੋਸ਼ੇਆ 2 (PANIRV) »
Tamil Bible (TAMIRV)
ஓசியா 2 (TAMIRV) »
Marathi Bible (MARIRV)
होशेय 2 (MARIRV) »
Telugu Bible (TELIRV)
హోషేయ 2 (TELIRV) »
Gujarati Bible (GUJIRV)
હોશિયા 2 (GUJIRV) »
Arabic Bible (AVD)
هُوشَع 2 (AVD) »
Hebrew Bible (HEB)
הושע 2 (HEB) »
Portuguese Bible (BSL)
Oséias 2 (BSL) »
Vietnamese Bible (VIE)
Hô-sê-a 2 (VIE) »
Spanish Bible (RVA)
Oseas 2 (RVA) »
Italian Bible (RIV)
Osea 2 (RIV) »
Chinese Simplified (CUVS)
何 西 阿 书 2 (CUVS) »
Chinese Traditional (CUVT)
何 西 阿 書 2 (CUVT) »
Swedish Bible (SV1917)
Hosea 2 (SV1917) »
Russian Bible (RUSV)
Осия 2 (RUSV) »
Ukrainian Bible (UKR)
Осія 2 (UKR) »
Hungarian Bible (KAR)
Hóseás 2 (KAR) »
Bulgarian Bible (BULG)
Осия 2 (BULG) »
Japanese Bible (JPN)
ホセア書 2 (JPN) »
Norwegian Bible (NORSK)
Hosea 2 (NORSK) »

Osea (ALB) Chapter Selection

1 2 3 4 5 6 7 8 9 10 11 12 13 14

ALB Book Selection List

View full list of ALB Bible Books and Chapters