Mikea Chapter 2 ALB Bible Verse Images

Mikea 2 Bible Verse Pictures. Choose from a large collection of inspirational, motivational and encouraging Bible verses with pictures of nature. Download and share Mikea 2 inspirational Bible verse images. Bible verse pictures were created based on verses from The Holy Bible in Albanian (ALB). The Albanian Bible translation is available in the Public Domain, which means that the ALB Bible is not copyright. (Bibla e Shenjtë) Dhjata e Vjetër, Dhjata e Re

Mikea 2:1 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Mjerë ata që bluajnë në mendje paudhësi dhe projektojnë të keqen mbi shtretërit e tyre; në dritën e mëngjesit e kryejnë, sepse pushteti është në duart e tyre.

Mikea 2:2 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Dëshirojnë me të madhe arat dhe i marrin me dhunë, shtëpitë dhe i marrin; kështu shtypin me hile njeriun dhe shtëpinë e tij, individin dhe pronën e tij.

Mikea 2:3 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Prandaj kështu thotë Zoti: "Ja, unë po kurdis kundër këtij fisi një fatkeqësi, prej së cilës nuk mund të largoni qafën tuaj, as do të ecni me kokën lart, sepse do të jetë një kohë fatkeqësie.

Mikea 2:4 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Atë ditë do të dalë një proverb rreth jush, do të ngrenë një vajtim të zemërlënduar dhe do të thonë: "Jemi plotësisht të shkatërruar". Ai ka ndryshuar trashëgiminë e popullit tim. Ah, si ma mori! Arat tona ua shpërndau të pabesëve".

Mikea 2:5 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Prandaj nuk do të ketë më njeri që ta heqë litarin për ty, për të hedhur shortin në kuvendin e Zotit.

Mikea 2:6 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
"Mos profetizoni," u thonë profetëve të tyre. Kështu ata nuk do të profetizojnë për këto gjëra, por nuk do ta largojnë turpin e tyre.

Mikea 2:7 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Éshtë thënë, o shtëpi e Jakobit: "A është i kufizuar Fryma e Zotit, apo këto janë veprat e tij? A nuk e bëjnë vallë rrezatues fjalët e mia atë që ec me ndershmëri?

Mikea 2:8 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Por kohët e fundit populli im ngriti krye si një armik; ju u merrni mantelin dhe rroben kalimtarëve që e ndjejnë veten të sigurt, atyre që kthehen nga lufta.

Mikea 2:9 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Ju i dëboni gratë e popullit tim nga shtëpitë tyre të mrekullueshme dhe u rrëmbeni për gjithnjë lavdinë time fëmijëve të tyre.

Mikea 2:10 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Çohuni dhe ikni, sepse ky nuk është një vend prehjeje; duke qenë i ndotur do t’ju shkatërroj me një shkatërrim të llahtarshëm.

Mikea 2:11 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Edhe sikur një njeri të ecte me një frymë falsiteti dhe të përhapte gënjeshtra, duke thënë: "Unë do të parathem për ty verë dhe pije dehëse," ai do të ishte një profet për këtë popull".

Mikea 2:12 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
"Do të mbledh me siguri gjithçka, o Jakob, do të mbledh me siguri mbeturinën e Izraelit; do t’i vë bashkë si delet në një vathë, si një kope në mes të kullotës së vet; do të bëjnë një zhurmë të madhe për shkak të morisë së njerëzve.

Mikea 2:13 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Kush do të hapë të çarën, do të ngjitet para tyre; ata do të depërtojnë, do të kalojnë nga porta dhe prej saj kanë për të dalë; mbreti i tyre do të ecë para tyre dhe Zoti do të jetë në krye të tyre".
Previous Chapter
« Mikea 1 (ALB)
Next Chapter
Mikea 3 (ALB) »

Available Bible Translations

American Standard Version (ASV)
Micah 2 (ASV) »
King James Version (KJV)
Micah 2 (KJV) »
GOD’S WORD® (GW)
Micah 2 (GW) »
Berean Bible (BSB)
Micah 2 (BSB) »
World English Bible (WEB)
Micah 2 (WEB) »
French Bible (LSG)
Michée 2 (LSG) »
German Bible (LUTH1912)
Micha 2 (LUTH1912) »
Hindi Bible (HINIRV)
मीका 2 (HINIRV) »
Punjabi Bible (PANIRV)
ਮੀਕਾਹ 2 (PANIRV) »
Bengali Bible (BENIRV)
মীখা 2 (BENIRV) »
Tamil Bible (TAMIRV)
மீகா 2 (TAMIRV) »
Marathi Bible (MARIRV)
मीखा 2 (MARIRV) »
Telugu Bible (TELIRV)
మీకా 2 (TELIRV) »
Gujarati Bible (GUJIRV)
મીખાહ 2 (GUJIRV) »
Kannada Bible (KANIRV)
ಮೀಕನು 2 (KANIRV) »
Arabic Bible (AVD)
مِيخَا 2 (AVD) »
Hebrew Bible (HEB)
מיכה 2 (HEB) »
Portuguese Bible (BSL)
Miquéias 2 (BSL) »
Vietnamese Bible (VIE)
Mi-ca 2 (VIE) »
Spanish Bible (RVA)
Miqueas 2 (RVA) »
Italian Bible (RIV)
Michea 2 (RIV) »
Chinese Simplified (CUVS)
弥 迦 书 2 (CUVS) »
Chinese Traditional (CUVT)
彌 迦 書 2 (CUVT) »
Swedish Bible (SV1917)
Mika 2 (SV1917) »
Russian Bible (RUSV)
Михей 2 (RUSV) »
Ukrainian Bible (UKR)
Михей 2 (UKR) »
Hungarian Bible (KAR)
Mikeás 2 (KAR) »
Bulgarian Bible (BULG)
Михей 2 (BULG) »
Japanese Bible (JPN)
ミカ書 2 (JPN) »
Norwegian Bible (NORSK)
Mika 2 (NORSK) »

Mikea (ALB) Chapter Selection

1 2 3 4 5 6 7

ALB Book Selection List

View full list of ALB Bible Books and Chapters