Psalmet Chapter 55 ALB Bible Verse Images

Psalmet 55 Bible Verse Pictures. Choose from a large collection of inspirational, motivational and encouraging Bible verses with pictures of nature. Download and share Psalmet 55 inspirational Bible verse images. Bible verse pictures were created based on verses from The Holy Bible in Albanian (ALB). The Albanian Bible translation is available in the Public Domain, which means that the ALB Bible is not copyright. (Bibla e Shenjtë) Dhjata e Vjetër, Dhjata e Re

Psalmet 55:1 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
O Perëndi, vëri veshin lutjes sime dhe ki parasysh kërkesën time.

Psalmet 55:2 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Dëgjo kërkesën time dhe përgjigjmu; ankohem vazhdimisht dhe rënkoj,

Psalmet 55:3 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
për zërin e armikut, për shtypjen e të pabesit; sepse më bien mbi kurriz disa fatkeqësi dhe në zemërimin e tyre më ndjekin këmba këmbës.

Psalmet 55:4 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Zemra ime është e shqetësuar në trupin tim dhe tmerre që shkaktojnë vdekjen kanë rënë mbi mua.

Psalmet 55:5 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Frika dhe të drithma më kanë sulmuar dhe tmerri më ka mposhtur.

Psalmet 55:6 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Prandaj kam thënë: "Ah, sikur të kisha krahë si një pëllumb! Do të fluturoja larg për të gjetur prehje.

Psalmet 55:7 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Ja, do të ikja larg dhe do të qëndroja në shkretëtirë. (Sela)

Psalmet 55:8 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Do të shpejtoja për të gjetur një strehë nga era e furishme dhe nga furtuna".

Psalmet 55:9 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Shkatërroji, o Zot, ngatërro gjuhët e tyre, sepse kam parë dhunë dhe kacafytje në qytet.

Psalmet 55:10 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Ditën dhe natën sillen mbi muret e tij; brenda tij sundojnë e keqja dhe çoroditja.

Psalmet 55:11 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Në mes të tij është lakmia; shtypja dhe gënjeshtra janë të zakonshme në rrugët e tij.

Psalmet 55:12 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Sepse nuk ka qenë një armiku im që tallej me mua, përndryshe do ta kisha duruar; nuk ka qenë një që më urrente ai që u ngrit kundër meje, ndryshe do t’i isha fshehur atij.

Psalmet 55:13 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Por ke qenë ti, një njeri si unë, shoku im dhe miku im i ngushtë.

Psalmet 55:14 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Bënim bashkë biseda të këndshme dhe shkonim bashkë në shtëpinë e Perëndisë.

Psalmet 55:15 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
I zëntë befas vdekja, u ulshin të gjallë në Sheol, sepse në banesat e tyre dhe në mes tyre nuk ka veçse ligësi.

Psalmet 55:16 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Sa për mua, do t’i kërkoj ndihmë Perëndisë, dhe Zoti do të më shpëtojë.

Psalmet 55:17 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Në mbrëmje, në mëngjes dhe në mesditë do të ankohem dhe do të rënkoj, dhe ai do të dëgjojë zërin tim.

Psalmet 55:18 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Ai do ta shpengojë jetën time dhe do ta sigurojë nga lufta që bëhet kundër meje, sepse janë të shumtë ata që janë ngritur kundër meje.

Psalmet 55:19 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Perëndia do të më dëgjojë dhe ka për t’i poshtëruar, ai që ulet si sovran gjithnjë, sepse ata nuk ndryshojnë dhe nuk kanë frikë nga Perëndia. (Sela)

Psalmet 55:20 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Ai ka shtrirë duart kundër atyre që jetonin në paqe me të, ka shkelur besëlidhjen e tij.

Psalmet 55:21 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Goja e tij ishte më e ëmbël se gjalpi, por në zemër ai kishte luftën; fjalët e tij ishin më të buta se vaji, por ishin shpata të zhveshura.

Psalmet 55:22 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Hidh mbi Zotin barrën tënde, dha ai do të të mbajë; ai nuk do të lejojë kurrë që i drejti të lëkundet.

Psalmet 55:23 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Por ti, o Perëndi, do t’i zbresësh këta në pusin e humbjes; njerëzit gjakatarë dhe hileqarë nuk do të arrijnë në gjysmën e ditëve të tyre; por unë do të kem besim te ti.
Previous Chapter
« Psalmet 54 (ALB)
Next Chapter
Psalmet 56 (ALB) »

Available Bible Translations

American Standard Version (ASV)
Psalms 55 (ASV) »
King James Version (KJV)
Psalms 55 (KJV) »
GOD’S WORD® (GW)
Psalms 55 (GW) »
Berean Bible (BSB)
Psalms 55 (BSB) »
World English Bible (WEB)
Psalms 55 (WEB) »
French Bible (LSG)
Psaumes 55 (LSG) »
German Bible (LUTH1912)
Psalm 55 (LUTH1912) »
Punjabi Bible (PANIRV)
ਜ਼ਬੂਰ 55 (PANIRV) »
Hebrew Bible (HEB)
תהלים 55 (HEB) »
Portuguese Bible (BSL)
Salmos 55 (BSL) »
Vietnamese Bible (VIE)
Thánh Thi 55 (VIE) »
Spanish Bible (RVA)
Salmos 55 (RVA) »
Italian Bible (RIV)
Salmi 55 (RIV) »
Chinese Simplified (CUVS)
诗 篇 55 (CUVS) »
Chinese Traditional (CUVT)
詩 篇 55 (CUVT) »
Swedish Bible (SV1917)
Psaltaren 55 (SV1917) »
Russian Bible (RUSV)
Псалтирь 55 (RUSV) »
Ukrainian Bible (UKR)
Псалми 55 (UKR) »
Hungarian Bible (KAR)
Zsoltárok 55 (KAR) »
Bulgarian Bible (BULG)
Псалми 55 (BULG) »
Japanese Bible (JPN)
詩篇 55 (JPN) »
Norwegian Bible (NORSK)
Salmene 55 (NORSK) »

ALB Book Selection List

View full list of ALB Bible Books and Chapters