2 Samuelit Chapter 12 ALB Bible Verse Images

2 Samuelit 12 Bible Verse Pictures. Choose from a large collection of inspirational, motivational and encouraging Bible verses with pictures of nature. Download and share 2 Samuelit 12 inspirational Bible verse images. Bible verse pictures were created based on verses from The Holy Bible in Albanian (ALB). The Albanian Bible translation is available in the Public Domain, which means that the ALB Bible is not copyright. (Bibla e Shenjtë) Dhjata e Vjetër, Dhjata e Re

2 Samuelit 12:1 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Pastaj Zoti i dërgoi Nathanin Davidit; dhe Nathani shkoi tek ai dhe i tha: "Na ishin dy njerëz në të njëjtin qytet, njeri i pasur dhe tjetri i varfër.

2 Samuelit 12:2 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
I pasuri kishte një numër të madh kopesh me bagëti të imët dhe të trashë;

2 Samuelit 12:3 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
por i varfëri nuk kishte asgjë, veçse një qengj femër që e kishte blerë dhe ushqyer; ai ishte rritur bashkë me të dhe me fëmijët e tij, duke ngrënë ushqimin e tij, duke pirë në kupën e tij dhe duke fjetur mbi gjirin e tij; ishte për të si bija e tij.

2 Samuelit 12:4 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Një udhëtar arriti në shtëpinë e njeriut të pasur; ky refuzoi të merrte ndonjë bagëti nga kopetë e tij për t’i përgatitur për të ngrënë udhëtarit që kishte ardhur tek ai, por mori manarin e njeriut të varfër dhe e gatoi për njeriun që i kishte ardhur"

2 Samuelit 12:5 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Atëherë zemërimi i Davidit u rrit me të madhe kundër këtij njeriu dhe i tha Nathanit: "Ashtu siç është e vërtetë që Zoti rron, ai që ka bërë këtë gjë meriton të vdesë!

2 Samuelit 12:6 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Ai do t’a paguajë katërfish vlerën e manarit, sepse ka bërë një gjë të tillë dhe nuk ka pasur mëshirë".

2 Samuelit 12:7 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Atëherë Nathani i tha Davidit: "Ti je ai njeri! Kështu thotë Zoti, Perëndia i Izraelit: "Unë të kam vajosur mbret të Izraelit dhe të kam çliruar nga duart e Saulit.

2 Samuelit 12:8 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Të kam dhënë shtëpinë e zotërisë sate, të kam vënë në krahët e tua gratë e zotërisë tënd dhe të kam dhënë shtëpinë e Izraelit dhe të Judës; dhe në qoftë se kjo ishte shumë pak, unë do të të kisha dhënë shumë gjëra të tjera.

2 Samuelit 12:9 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Pse, pra, ke përçmuar fjalën e Zotit, duke bërë atë që është e keqe për sytë e tij? Ti ke bërë të vdesë me shpatë Hiteun Uriah, more për grua bashkëshorten e tij dhe e vrave me shpatën e bijve të Amonit.

2 Samuelit 12:10 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Kështu, pra, shpata nuk do të largohet kurrë nga shtëpia jote, sepse ti më ke përçmuar dhe ke marrë gruan e Hiteut Uriah si bashkëshorten tënde".

2 Samuelit 12:11 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Kështu thotë Zoti: "Ja, unë do të sjell kundër teje fatkeqësinë nga vetë shtëpia jote, dhe do t’i marrë gratë e tua para syve të tu për t’ia dhënë një tjetri, që do të bashkohet me to ditën.

2 Samuelit 12:12 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Sepse ti e ke bërë këtë gjë fshehurazi, kurse unë do ta bëj përpara tërë Izraelit në dritën e diellit".

2 Samuelit 12:13 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Atëherë Davidi i tha Nathanit: "Kam mëkatuar kundër Zotit". Nathani iu përgjigj Davidit: "Zoti e ka hequr mëkatin tënd; ti nuk ke për të vdekur.

2 Samuelit 12:14 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Megjithatë, duke qenë se më këto veprime u ke dhënë rastin armiqve të Zotit të blasfemojnë, djali që ka lindur duhet të vdesë".

2 Samuelit 12:15 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Pastaj Nathani u kthye në shtëpinë e vet. Kështu Zoti goditi fëmijën që bashkëshortja e Uriahut i kishte lindur Davidit, dhe ai u sëmur.

2 Samuelit 12:16 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Atëherë Davidi iu lut Perëndisë për fëmijën dhe agjëroi; pastaj hyri në shtëpi dhe e kaloi natën i shtrirë për tokë.

2 Samuelit 12:17 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Pleqtë e shtëpisë së tij ngulën këmbë që ai të ngrihej nga toka, por ai nuk deshi dhe nuk pranoj të hante me ta.

2 Samuelit 12:18 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Ditën e shtatë fëmija vdiq dhe shërbëtorët e Davidit kishin frikë t’i njoftonin që fëmija kishte vdekur, sepse thonin: "Ja, kur fëmija ishte akoma i gjallë, ne i kemi folur, por ai nuk i dëgjonte fjalët tona. Si të bëjmë tani për t’i thënë se fëmija ka vdekur? Kjo mund t’i shkaktojë ndonjë të keqe".

2 Samuelit 12:19 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Kur Davidi pa që shërbëtorët e tij flisnin me zë të ulët, e kuptoi se fëmija kishte vdekur; prandaj Davidi u tha shërbëtorëve të tij: "Ka vdekur fëmija?". Ata u përgjigjën: "Ka vdekur".

2 Samuelit 12:20 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Atëherë Davidi u ngrit nga toka, u la, u vajos dhe ndërroi rrobat; pastaj shkoi në shtëpinë e Zotit dhe ra përmbys; pastaj u kthye në shtëpinë e tij dhe kërkoi t’i sillnin ushqim dhe hëngri.

2 Samuelit 12:21 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Shërbëtorët e tij i thanë: "Ç’bëre? Kur fëmija ishte akoma gjallë ti ke agjëruar dhe ke qarë; mbas vdekjes së fëmijës, u ngrite dhe hëngre".

2 Samuelit 12:22 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Ai u përgjigj: "Kur fëmija ishte akoma gjallë, unë agjëronja dhe qaja, sepse thoja: "Kushedi Zotit mund t’i vijë keq për mua dhe e lë fëmijën të jetojë?". Por tani ai ka vdekur. Pse duhet të agjëroj?

2 Samuelit 12:23 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Vallë, a kam mundësi ta kthej? Unë do të shkoj tek ai, por ai nuk do të kthehet tek unë!".

2 Samuelit 12:24 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Pastaj Davidi ngushëlloi Bath-Shebën, bashkëshorten e tij, hyri tek ajo dhe ra në shtrat me të; kështu ajo lindi një djalë, që ai e quajti Solomon; dhe Zoti e deshi.

2 Samuelit 12:25 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Pastaj dërgoi një mesazh me anë të profetit Nathan që i vuri emrin Jedidiah, për shkak të dashurisë të Zotit.

2 Samuelit 12:26 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Ndërkaq Joabi lufonte kundër Rabahut të bijve të Amonit dhe pushtoi qytetin mbretëror.

2 Samuelit 12:27 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Pastaj Joabi i dërgoi lajmëtarë Davidit për t’i thënë: "Kam sulmuar Rabahun dhe kam shtënë në dorë rezervat e tij të ujit.

2 Samuelit 12:28 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Prandaj tani mblidh popullin që ka mbetur, vendos kampin tënd përballë qytetit dhe shtjere atë në dorë, përndryshe do ta marr unë qytetin dhe ai do të mbajë emrin tim".

2 Samuelit 12:29 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Atëherë Davidi mblodhi tërë popullin, shkoi në Rabah, e sulmoi dhe e pushtoi.

2 Samuelit 12:30 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Hoqi pastaj kurorën nga koka e mbretit të tyre; ajo peshonte një talent ari dhe kishte gurë të çmuar; ajo u vu mbi kokën e Davidit. Ai mori me vete gjithashtu nga qyteti një plaçkë të madhe.

2 Samuelit 12:31 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
I nxori banorët që ishin në qytet dhe i vuri të punonin me sharra, me lesa dhe më sëpata prej hekuri, i futi të punojnë në furrat e tullave; kështu bëri në të gjitha qytetet e bijve të Amonit. Pastaj Davidi u kthye në Jeruzalem bashkë me tërë popullin.
Previous Chapter
« 2 Samuelit 11 (ALB)

Available Bible Translations

American Standard Version (ASV)
2 Samuel 12 (ASV) »
King James Version (KJV)
2 Samuel 12 (KJV) »
GOD’S WORD® (GW)
2 Samuel 12 (GW) »
Berean Bible (BSB)
2 Samuel 12 (BSB) »
World English Bible (WEB)
2 Samuel 12 (WEB) »
French Bible (LSG)
2 Samuel 12 (LSG) »
German Bible (LUTH1912)
2 Samuel 12 (LUTH1912) »
Punjabi Bible (PANIRV)
2 ਸਮੂਏਲ 12 (PANIRV) »
Gujarati Bible (GUJIRV)
2 શમુએલ 12 (GUJIRV) »
Hebrew Bible (HEB)
שמואל ב 12 (HEB) »
Portuguese Bible (BSL)
2 Samuel 12 (BSL) »
Vietnamese Bible (VIE)
2 Sa-mu-ên 12 (VIE) »
Spanish Bible (RVA)
2 Samuel 12 (RVA) »
Italian Bible (RIV)
2 Samuele 12 (RIV) »
Chinese Simplified (CUVS)
撒 母 耳 记 下 12 (CUVS) »
Chinese Traditional (CUVT)
撒 母 耳 記 下 12 (CUVT) »
Swedish Bible (SV1917)
2 Samuelsboken 12 (SV1917) »
Russian Bible (RUSV)
2 Царств 12 (RUSV) »
Hungarian Bible (KAR)
2 Sámuel 12 (KAR) »
Bulgarian Bible (BULG)
2 Царе 12 (BULG) »
Norwegian Bible (NORSK)
2 Samuel 12 (NORSK) »

2 Samuelit (ALB) Chapter Selection

ALB Book Selection List

View full list of ALB Bible Books and Chapters