2 Samuelit Chapter 24 ALB Bible Verse Images

2 Samuelit 24 Bible Verse Pictures. Choose from a large collection of inspirational, motivational and encouraging Bible verses with pictures of nature. Download and share 2 Samuelit 24 inspirational Bible verse images. Bible verse pictures were created based on verses from The Holy Bible in Albanian (ALB). The Albanian Bible translation is available in the Public Domain, which means that the ALB Bible is not copyright. (Bibla e Shenjtë) Dhjata e Vjetër, Dhjata e Re

2 Samuelit 24:1 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Zemërimi i Zotit u ndez përsëri dhe ai nxiti Davidin kundër popullit, duke i thënë: "Shko të bësh regjistrimin e Izraelit dhe të Judës".

2 Samuelit 24:2 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Kështu mbreti i tha Joabit, komandantit të ushtrisë që ishte me të: Shko nëpër të gjitha fiset e Izraelit, nga Dani deri në Beer-Sheba, dhee bëni regjistrimin e popullsisë që unë të di numrin e saj".

2 Samuelit 24:3 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Joabi iu përgjigj mbretit: "Zoti, Perëndia yt, ta shumëzojë popullin njëqind herë më tepër nga ç’është dhe sytë e mbretit, të zotërisë tim, të mund ta shohin këtë gjë. Po pse mbreti, zotëria im, e dëshiron një gjë të tillë?".

2 Samuelit 24:4 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Megjithatë urdhëri i mbretit iu imponua Joabit dhe krerëve të ushtrisë. Kështu Joabi dhe krerët e ushtrisë u larguan nga mbreti dhe shkuan të bëjnë regjistrimin e popullsisë së Izraelit.

2 Samuelit 24:5 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Ata kaluan Jordanin dhe ngritën kampin e tyre në Aroer, në të djathtë të qytetit që ishte në mes të luginës së Gadit dhe në drejtim të Jezerit.

2 Samuelit 24:6 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Pastaj shkuan në Galaad dhe në vendin e Tahtim-Hodshit; pastaj vajtën në Dan-Jaan dhe në rrethinat e Sidonit.

2 Samuelit 24:7 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Shkuan edhe në kalanë e Tiros dhe në të gjitha qytetet e Hivejve dhe të Kananejve, dhe arritën në jug të Judës, deri në Beer-Sheba.

2 Samuelit 24:8 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Kështu përshkuan tërë vendin dhe mbas nëntë muajsh e njëzet ditë u kthyen përsëri në Jeruzalem.

2 Samuelit 24:9 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Joabi i dorëzoi mbretit shifrën e regjistrimit të popullsisë: kishte në Izrael tetëqind mijë njerëz të fortë, të aftë për të përdorur shpatën, por njerëzit e Judës ishin pesëqind mijë.

2 Samuelit 24:10 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Por, mbasi bëri regjistrimin e popullsisë, zemra e Davidit e qortoi shumë rëndë atë dhe ai i tha Zotit: "Kam kryer një mëkat shumë të rëndë duke vepruar në këtë mënyrë; por tani, o Zot, shlyej paudhësinë e shërbëtorit tënd, sepse kam vepruar shumë pa mend".

2 Samuelit 24:11 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Kur në mëngjes Davidi u ngrit, fjala e Zotit iu drejtua profetit Gad, shikuesit të Davidit, duke thënë:

2 Samuelit 24:12 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
"Shko e i thuaj Davidit: Kështu thotë i Zoti: "Unë të propozoj tri gjëra; zgjidh njerën prej tyre dhe unë do ta bëj atë për ty"".

2 Samuelit 24:13 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Kështu Gadi shkoi te Davidi për t’i njoftuar ngjarjen dhe i tha: "A do që të vijnë për ty shtatë vjet zi buke në vendin tënd, apo tre vjet arratisje përpara armiqve që të ndjekin, apo tri ditë murtaje në vendin tënd? Tani mendohu dhe shiko pak se çfarë përgjigje duhet t’i jap atij që më ka dërguar".

2 Samuelit 24:14 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Davidi i tha Gadit: "Gjendem në një situatë tërë ankth! Le të bie edhe në duart e Zotit, sepse dhembshuria e tij është e madhe, por mos rënça në duart e njerëzve!".

2 Samuelit 24:15 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Kështu Zoti dërgoi murtajën në Izrael, nga ai mëngjes deri në kohën e caktuar. Shtatëdhjetë mijë veta të popullit vdiqën nga Dani deri në Beer-Sheba.

2 Samuelit 24:16 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Ndërsa engjëlli e shtrinte dorën mbi Jeruzalem për ta shkatërruar, Zotit i erdhi keq për këtë fatkeqësi dhe i tha engjëllit që shfaroste popullin: "Mjaft! Tani tërhiqe dorën!". Engjëlli i Zoti ndodhej afër lëmit të Araunahut, Gebuseitit.

2 Samuelit 24:17 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Kur Davidi pa engjëllin që godiste popullin, i tha Zotit: "Ja, unë kam kryer një mëkat, kam vepruar në mënyrë të padrejtë, por këto dele ç’kanë bërë? Prandaj dora jote të drejtohet kundër meje dhe kundër shtëpisë së atit tim!".

2 Samuelit 24:18 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Atë ditë Gadi erdhi te Davidi dhe i tha: "Shko dhe ndërto një altar për Zotin në lëmin e Araunahut, Gebuseitit".

2 Samuelit 24:19 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Kështu Davidi shkoi, simbas fjalës së Gadit, ashtu si kishte urdhëruar Zoti.

2 Samuelit 24:20 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Araunahu shikoi dhe dalloi mbretin dhe shërbëtorët e tij që drejtoheshin nga ai; atëherë ai doli dhe u shtri para mbretit me fytyrën për tokë.

2 Samuelit 24:21 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Pastaj Araunau tha: "Pse mbreti, zotëria im, ka ardhur te shërbëtori i tij?". Davidi u përgjigj: "Për të blerë nga ti këtë lëmë dhe për të ndërtuar mbi të një altar për Zotin, me qëllim që mjerimi të largohet nga populli".

2 Samuelit 24:22 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Araunahu i tha Davidit: "Mbreti, zotëria im, le të marrë dhe të ofrojë atë që i pëlqen! Ja qetë e olokaustit; veglat e shirjes dhe zgjedha e qeve do të shërbejë si dru.

2 Samuelit 24:23 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
O mbret, të gjitha këto gjëra Araunahu ia fal mbretit". Pastaj Araunahu i tha mbretit: "Zoti, Perëndia yt, të qoftë i mbarë!".

2 Samuelit 24:24 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Por mbreti iu përgjigj Araunahut: "Jo, unë do t’i blej këto gjëra nga ti me çmimin që kushtojnë, dhe nuk do t’i ofrojë Zotit, Perëndisë tim, olokauste që nuk më kushtojnë asgjë". Kështu Davidi bleu lëmin dhe qetë për pesëdhjetë sikla argjendi.

2 Samuelit 24:25 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Pastaj Davidi ndërtoi në atë vend një altar për Zotin dhe ofroi olokauste dhe flijime falenderimi. Kështu Zoti mori parasysh lutjen e bërë nga vendi dhe mjerimi u largua nga populli i Izraelit.
Previous Chapter
« 2 Samuelit 23 (ALB)

Available Bible Translations

American Standard Version (ASV)
2 Samuel 24 (ASV) »
King James Version (KJV)
2 Samuel 24 (KJV) »
GOD’S WORD® (GW)
2 Samuel 24 (GW) »
Berean Bible (BSB)
2 Samuel 24 (BSB) »
World English Bible (WEB)
2 Samuel 24 (WEB) »
French Bible (LSG)
2 Samuel 24 (LSG) »
German Bible (LUTH1912)
2 Samuel 24 (LUTH1912) »
Punjabi Bible (PANIRV)
2 ਸਮੂਏਲ 24 (PANIRV) »
Gujarati Bible (GUJIRV)
2 શમુએલ 24 (GUJIRV) »
Hebrew Bible (HEB)
שמואל ב 24 (HEB) »
Portuguese Bible (BSL)
2 Samuel 24 (BSL) »
Vietnamese Bible (VIE)
2 Sa-mu-ên 24 (VIE) »
Spanish Bible (RVA)
2 Samuel 24 (RVA) »
Italian Bible (RIV)
2 Samuele 24 (RIV) »
Chinese Simplified (CUVS)
撒 母 耳 记 下 24 (CUVS) »
Chinese Traditional (CUVT)
撒 母 耳 記 下 24 (CUVT) »
Swedish Bible (SV1917)
2 Samuelsboken 24 (SV1917) »
Russian Bible (RUSV)
2 Царств 24 (RUSV) »
Hungarian Bible (KAR)
2 Sámuel 24 (KAR) »
Bulgarian Bible (BULG)
2 Царе 24 (BULG) »
Norwegian Bible (NORSK)
2 Samuel 24 (NORSK) »

2 Samuelit (ALB) Chapter Selection

ALB Book Selection List

View full list of ALB Bible Books and Chapters