Galatasve Chapter 3 ALB Bible Verse Images

Galatasve 3 Bible Verse Pictures. Choose from a large collection of inspirational, motivational and encouraging Bible verses with pictures of nature. Download and share Galatasve 3 inspirational Bible verse images. Bible verse pictures were created based on verses from The Holy Bible in Albanian (ALB). The Albanian Bible translation is available in the Public Domain, which means that the ALB Bible is not copyright. (Bibla e Shenjtë) Dhjata e Vjetër, Dhjata e Re

Galatasve 3:1 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
O Galatas të marrë! Kush ju ka yshtur që të mos i bindeni së vërtetës, ju, që para syve tuaj Jezu Krishti është përshkruar i kryqëzuar midis jush?

Galatasve 3:2 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Vetëm këtë dua të di nga ju: a e morët Frymën me anë të veprave të ligjit apo nëpërmjet dëgjimit të besimit?

Galatasve 3:3 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
A jeni kaq të marrë sa që, mbasi nisët në Frymë, të përfundoni në mish?

Galatasve 3:4 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
A thua hoqët kaq shumë gjëra më kot, nëse kanë qenë vërtetë më kot?

Galatasve 3:5 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Ai që ju jep juve Frymën, dhe kryen midis jush vepra të fuqishme, i bën me anë të veprave të ligjit apo me anë të predikimit të besimit?

Galatasve 3:6 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Kështu Abrahami “e besoi Perëndinë, dhe kjo iu numërua për drejtësi”;

Galatasve 3:7 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Ta dini, pra, se ata që janë nga besimi janë bij të Abrahamit.

Galatasve 3:8 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Dhe Shkrimi, duke parashikuar se Perëndia do t’i shfajësonte kombet me anë të besimit, ia dha më përpara Abrahamit lajmin e mirë: “Të gjitha kombet do të bekohen në ty.”

Galatasve 3:9 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Prandaj ata që themelohen mbi besimin bekohen bashkë me të besueshmin Abraham.

Galatasve 3:10 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Dhe të gjithë ata që themelohen mbi veprat e ligjit janë nën mallkim, sepse është shkruar: “I mallkuar është kushdo që nuk qëndron në të gjitha ato që shkruhen në librin e ligjit për t’i praktikuar.”

Galatasve 3:11 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Sepse me anë të ligjit askush nuk shfajësohet përpara Perëndisë, sepse: “I drejti do të rrojë me anë të besimit.”

Galatasve 3:12 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Dhe ligji nuk është nga besimi, por “njeriu që do t’i bëjë ato, do të rrojë me anë të tyre.”

Galatasve 3:13 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Krishti na shpengoi nga mallkimi i ligjit, sepse u bë mallkim për ne (duke qenë se është shkruar: “I mallkuar është kushdo që varet në dru”),

Galatasve 3:14 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
që bekimi i Abrahamit t’u vijë johebrenjve me anë të Jezu Krishtit, që ne të marrim premtimin e Frymës me anë të besimit.

Galatasve 3:15 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
O vëllezër, po ju flas në mënyrën e njerëzve: në qoftë se një besëlidhje është aprovuar, edhe pse është besëlidhje njeriu, askush nuk e zhvleftëson as nuk i shton gjë.

Galatasve 3:16 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Dhe premtimet iu bënë Abrahamit dhe pasardhjes së tij. Shkrimi nuk thotë: “Edhe pasardhësve” si të ishin shumë, por të një të vetme: “Dhe pasardhjes sate,” pra Krishti.

Galatasve 3:17 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Dhe unë them këtë: ligji, që erdhi katërqind e tridhjetë vjet më pas, nuk e zhvleftëson besëlidhjen e aprovuar më parë nga ana e Perëndisë në Krishtin, në mënyrë që të prishë premtimin.

Galatasve 3:18 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Sepse, në qoftë se trashëgimi është nga ligji, nuk është më nga premtimi. Por Perëndia ia fali atë Abrahamit me anë të premtimit.

Galatasve 3:19 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Atëherë, pse u dha ligji? Ai u shtua për shkak të shkeljeve, deri sa të vinte pasardhja së cilës i qe bërë premtimi; dhe ky ligj u shpall nëpërmjet engjëjve, me anë të një ndërmjetësi.

Galatasve 3:20 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Dhe ndërmjetësi nuk është ndërmjetës i një ane të vetme, kurse Perëndia është një.

Galatasve 3:21 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
A thua atëherë ligji është kundër premtimeve të Perëndisë? Kurrsesi jo! Sepse po të ishte dhënë një ligj që mund të jepte jetë, drejtësia do të ishte me të vërtetë prej ligjit.

Galatasve 3:22 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Por Shkrimi i mbylli të gjitha gjërat nën mëkatin, që t’u jepej besimtarëve premtimi nëpërmjet besimit të Jezu Krishtit.

Galatasve 3:23 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Dhe, para se të vinte besimi, ne ruheshim nën ligjin, si të mbyllur, duke pritur besimin që duhej të zbulohej.

Galatasve 3:24 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Kështu ligji qe mësuesi ynë për te Krishti, që ne të shfajësohemi me anë të besimit.

Galatasve 3:25 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Por, mbasi besimi erdhi, ne nuk jemi më nën ndonjë mësues,

Galatasve 3:26 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
sepse të gjithë ju jeni bij të Perëndisë me anë të besimit te Jezu Krishti.

Galatasve 3:27 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Sepse të gjithë ju që jeni pagëzuar në Krishtin, Krishtin keni veshur.

Galatasve 3:28 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Nuk ka as Jude, as Grek, nuk ka as skllav as të lirë, nuk ka as mashkull as femër, sepse të gjithë jeni një në Jezu Krishtin.

Galatasve 3:29 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Dhe, në qoftë se jeni të Krishtit, jeni pra pasardhja e Abrahamit dhe trashëgimtarë sipas premtimit.
Previous Chapter
« Galatasve 2 (ALB)
Next Chapter
Galatasve 4 (ALB) »

Available Bible Translations

American Standard Version (ASV)
Galatians 3 (ASV) »
King James Version (KJV)
Galatians 3 (KJV) »
GOD’S WORD® (GW)
Galatians 3 (GW) »
Berean Bible (BSB)
Galatians 3 (BSB) »
World English Bible (WEB)
Galatians 3 (WEB) »
French Bible (LSG)
Galates 3 (LSG) »
German Bible (LUTH1912)
Galater 3 (LUTH1912) »
Portuguese Bible (BSL)
Gálatas 3 (BSL) »
Vietnamese Bible (VIE)
Ga-la-ti 3 (VIE) »
Spanish Bible (RVA)
Gálatas 3 (RVA) »
Italian Bible (RIV)
Galati 3 (RIV) »
Chinese Simplified (CUVS)
加 拉 太 书 3 (CUVS) »
Chinese Traditional (CUVT)
加 拉 太 書 3 (CUVT) »
Swedish Bible (SV1917)
Galaterbrevet 3 (SV1917) »
Russian Bible (RUSV)
Галатам 3 (RUSV) »
Ukrainian Bible (UKR)
галатів 3 (UKR) »
Hungarian Bible (KAR)
Galátzia 3 (KAR) »
Bulgarian Bible (BULG)
Галатяни 3 (BULG) »
Norwegian Bible (NORSK)
Galaterne 3 (NORSK) »

Galatasve (ALB) Chapter Selection

1 2 3 4 5 6

ALB Book Selection List

View full list of ALB Bible Books and Chapters