Hagai Chapter 2 ALB Bible Verse Images

Hagai 2 Bible Verse Pictures. Choose from a large collection of inspirational, motivational and encouraging Bible verses with pictures of nature. Download and share Hagai 2 inspirational Bible verse images. Bible verse pictures were created based on verses from The Holy Bible in Albanian (ALB). The Albanian Bible translation is available in the Public Domain, which means that the ALB Bible is not copyright. (Bibla e Shenjtë) Dhjata e Vjetër, Dhjata e Re

Hagai 2:1 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Në muajin e shtatë, në ditën e njëzetenjëtë të muajit, fjala e Zotit u drejtua me anë të profetit Hagai, duke thënë:

Hagai 2:2 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
"Foli tani Zorobabelit, birit të Shealtielit, qeveritar i Judës, dhe Jozueut, birit të Jehotsadakut, kryeprift, dhe pjesës tjetër të popullit, duke thënë:

Hagai 2:3 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
"Cili prej jush ka mbetur nga ata që e kanë parë këtë tempull në lavdinë e tij të mëparshme? Dhe si po e shikoni tani? Në krahasim me atë, a nuk është kjo asgjë para syve tuaj?

Hagai 2:4 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Dhe tani ji i fortë, Zorobabel," thotë Zoti, "ji i fortë, Jozue, bir i Jehotsadakut, kryeprift; ji i fortë, o mbarë popull i vendit," thotë Zoti, dhe i hyni punës, sepse unë jam me ju,," thotë Zoti i ushtrive,

Hagai 2:5 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
"sipas fjalës së besëlidhjes që lidha me ju kur dolët nga Egjipti, kështu Fryma ime qëndron midis jush. Mos kini frikë".

Hagai 2:6 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Sepse kështu thotë Zoti i ushtrive: "Edhe një herë, pas pak, unë do t’i bëj të dridhen qiejtë dhe dheun, detin dhe sterenë;

Hagai 2:7 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
do t’i bëj të dridhen gjithë kombet; dëshira e gjithë kombeve do të vijë dhe unë do ta mbush këtë tempull me lavdi," thotë Zoti i ushtrive.

Hagai 2:8 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
"Argjendi është imi, ari është imi," thotë Zoti i ushtrive.

Hagai 2:9 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
"Lavdia e këtij tempulli të fundit do të jetë më e madhe nga ajo e të mëparshmit," thotë Zoti i ushtrive; "dhe në këtë vend unë do të sjell paqen,"" thotë Zoti i ushtrive.

Hagai 2:10 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Në ditën e njezet e katërt të muajit të nëntë, në vitin e dytë të Darit, fjala e Zotit u drejtua me anë të profetit Hagai, duke thënë:

Hagai 2:11 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
"Kështu thotë Zoti i ushtrive: Pyeti priftërinjtë për ligjin, duke thënë:

Hagai 2:12 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
"Në qoftë se dikush mban në cepin e rrobës së tij mish të shenjtëruar dhe me cepin prek bukë ose ushqim të gatuar, verë ose vaj, ose çfarëdo ushqim tjetër, a do të bëhet i shenjtëruar ky?"". Priftërinjtë u përgjigjen dhe thanë: "Jo!".

Hagai 2:13 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Atëherë Hagai u tha atyre: "Në qoftë se dikush, që është i papastër për shkak të kontaktit me një kufomë, prek ndonjë nga këto gjëra, a do të bëhet kjo e papastër?". Priftërinjë u përgjigjën dhe thanë: "Po, ajo do të bëhet e papastër".

Hagai 2:14 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Atëherë Hagai u përgjigj dhe tha: "Kështu është ky popull, kështu është ky komb përpara meje," thotë Zoti, "dhe kështu është çdo punë e duarve të tyre, dhe ajo që më ofrojnë atje është e papastër.

Hagai 2:15 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Tani mendohuni mirë që sot e tutje, para se të vendoset guri mbi gur në tempullin e Zotit.

Hagai 2:16 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Më parë kur dikush shkonte para një kapice që mendohej se kishte njëzet masa, kishte vetëm dhjetë; kur dikush shkonte te buti për të nxjerrë nga buti pesëdhjetë bate, kishte vetëm njëzet.

Hagai 2:17 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Unë ju godita me plasjen, me ndryshkun dhe me breshër në çdo punë të duarve tuaja, por ju nuk u kthyet tek unë," thotë Zoti.

Hagai 2:18 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
"Mendohuni mirë që sot e tutje, nga dita e njëzetekatërt e muajit të nëntë, nga dita kur u hodhën themelet e tempullit të Zotit. Mendoni këtë:

Hagai 2:19 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
a ka akoma grurë në hambar? Hardhia, fiku, shega dhe ulliri nuk kanë dhënë akoma fryt. Por që nga kjo ditë e tutje, unë do t’ju bekoj".

Hagai 2:20 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Fjala e Zotit iu drejtua për herë të dytë Agait, ditën e njëzet e katërt të muajit, duke thënë:

Hagai 2:21 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
"Foli Zorobabelit, qeveritarit të Judës, dhe i thuaj: "Unë do t’i bëj qiejt dhe dheun të dridhen,

Hagai 2:22 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
do të përmbys fronin e mbretërive dhe do të shkatërroj fuqinë e mbretërive të kombeve; do të përmbys qerret dhe ata që u hipin atyre; do të rrëzohen kuajt dhe kalorësit e tyre, secili do të vritet nga shpata e vëllait të vet.

Hagai 2:23 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Atë ditë," thotë Zoti i ushtrive, "unë do të të marr, o Zorobabel, bir i Shealtielit, shërbëtori im," thotë Zoti dhe do të të vë një si vulë, sepse të kam zgjedhur,"" thotë Zoti i ushtrive.
Previous Chapter
« Hagai 1 (ALB)
Next Chapter
Zakaria 1 (ALB) »

Available Bible Translations

American Standard Version (ASV)
Haggai 2 (ASV) »
King James Version (KJV)
Haggai 2 (KJV) »
GOD’S WORD® (GW)
Haggai 2 (GW) »
Berean Bible (BSB)
Haggai 2 (BSB) »
World English Bible (WEB)
Haggai 2 (WEB) »
French Bible (LSG)
Aggée 2 (LSG) »
German Bible (LUTH1912)
Haggai 2 (LUTH1912) »
Punjabi Bible (PANIRV)
ਹੱਜਈ 2 (PANIRV) »
Tamil Bible (TAMIRV)
ஆகாய் 2 (TAMIRV) »
Marathi Bible (MARIRV)
हाग्गय 2 (MARIRV) »
Arabic Bible (AVD)
حَجَّي 2 (AVD) »
Hebrew Bible (HEB)
חגי 2 (HEB) »
Portuguese Bible (BSL)
Ageu 2 (BSL) »
Vietnamese Bible (VIE)
Ha-gai 2 (VIE) »
Spanish Bible (RVA)
Hageo 2 (RVA) »
Italian Bible (RIV)
Aggeo 2 (RIV) »
Chinese Simplified (CUVS)
哈 该 书 2 (CUVS) »
Chinese Traditional (CUVT)
哈 該 書 2 (CUVT) »
Swedish Bible (SV1917)
Haggai 2 (SV1917) »
Russian Bible (RUSV)
Аггей 2 (RUSV) »
Ukrainian Bible (UKR)
Огій 2 (UKR) »
Hungarian Bible (KAR)
Aggeus 2 (KAR) »
Bulgarian Bible (BULG)
Агей 2 (BULG) »
Japanese Bible (JPN)
ハガイ書 2 (JPN) »
Norwegian Bible (NORSK)
Haggai 2 (NORSK) »

Hagai (ALB) Chapter Selection

1 2

ALB Book Selection List

View full list of ALB Bible Books and Chapters