Zakaria Chapter 1 ALB Bible Verse Images

Zakaria 1 Bible Verse Pictures. Choose from a large collection of inspirational, motivational and encouraging Bible verses with pictures of nature. Download and share Zakaria 1 inspirational Bible verse images. Bible verse pictures were created based on verses from The Holy Bible in Albanian (ALB). The Albanian Bible translation is available in the Public Domain, which means that the ALB Bible is not copyright. (Bibla e Shenjtë) Dhjata e Vjetër, Dhjata e Re

Zakaria 1:1 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Në muajin e tetë të vitit të dytë të Darit, fjala e Zotit iu drejtua Zakarias, birit të Berekiahut, bir i Idos, profet, duke thënë:

Zakaria 1:2 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
"Zoti ishte zemëruar shumë me etërit tuaj.

Zakaria 1:3 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Prandaj u thuaj: Kështu thotë Zoti i ushtrive: Kthehuni tek unë, thotë Zoti i ushtrive, dhe unë do të kthehem te ju," thotë Zoti i ushtrive.

Zakaria 1:4 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
"Mos u bëni si etërit tuaj, të cilëve profetët e së kualuarës u kanë shpallur, duke thënë: "Kështu thotë Zoti i ushtrive: Konvertohuni nga rrugët tuaja të këqija dhe nga veprat tuaja të këqija". Por ata nuk dëgjuan dhe nuk më kushtuan vemendje," thotë Zoti.

Zakaria 1:5 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
"Etërit tuaj ku janë? Po profetët a rrojnë vallë përjetë?

Zakaria 1:6 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Vallë fjalët e mia dhe statutet e mia që ua kisha besuar shërbëtorëve të mi, profetëve, nuk arritën te etërit tuaj? Kështu ata u konvertuan dhe thanë: "Ashtu si kishte vendosur të vepronte me ne Zoti i ushtrive, në bazë të rrugëve tona dhe të veprave tona, kështu veproi me ne"".

Zakaria 1:7 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Më njëzet e katër të muajit të njëmbëdhjetë, që është muaji i Shebatit, në vitin e dytë të Darit, fjala e Zotit iu drejtua Zakarias, birit të Berekiahut, bir i Idos, profet, duke thënë:

Zakaria 1:8 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Natën pata një vegim; dhe ja, një burrë, që i kishte hipur një kali të kuq, rrinte midis shkurreve të mërsinave në një gropë të thellë dhe prapa tij kishte kuaj të kuq, të kuqërremë dhe të bardhë.

Zakaria 1:9 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Unë pyeta: "Imzot, çfarë kuptimi kanë këto gjëra?". Engjëlli që fliste me mua m’u përgjigj: "Unë do të të bëj të shohësh çfarë kuptimi kanë ato".

Zakaria 1:10 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Atëherë burri që rrinte midis shkurreve të mërsinave nisi të thotë: Këta janë ata që i ka dërguar Zoti për të përshkuar dheunn".

Zakaria 1:11 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Kështu iu përgjigjën ata engjëllit të Zotit i cili rrinte midis shkurreve të mërsinave: "Kemi përshkuar dheun dhe ja, gjithë dheu është në pushim dhe i qetë".

Zakaria 1:12 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Atëherë engjëlli i Zotit nisi të thotë: "O Zoti i ushtrive, deri kur do të vazhdosh të mos kesh mëshirë për Jeruzalemin dhe për qytetet e Judës kundër të cilave ke qënë i zemëruar gjatë këtyre shtatëdhjetë vjetëve?".

Zakaria 1:13 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Pastaj Zoti i tha disa fjalë të mira, fjalë inkurajimi, engjëllit që fliste me mua.

Zakaria 1:14 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Kështu engjëlli që fliste me mua më tha: "Bërtit dhe thuaj: Kështu thotë Zoti i ushtrive: "Unë jam shumë xheloz për Jeruzalemin dhe për Sionin;

Zakaria 1:15 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
por jam zemëruar shumë me kombet që jetojnë në mirëqenie, sepse, kur isha zemëruar pak, ata luajtën rol për ta shtuar të keqen".

Zakaria 1:16 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Prandaj kështu thotë Zoti: "Unë po i drejtohem përsëri Jeruzalemit me mëshirë; tempulli im do të rindërtohet aty, thotë Zoti i ushtrive, dhe litari do të nderet mbi Jeruzalem".

Zakaria 1:17 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Bërtit akoma dhe thuaj: "Kështu thotë Zoti i ushtrive: Qytetet e mia do të jenë plot e përplot me pasuri; Zoti do të ngushëllojë akoma Sionin dhe do të zgjedhë akoma Jeruzalemin"".

Zakaria 1:18 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Pastaj i çova sytë, shikova dhe ja, katër brirë.

Zakaria 1:19 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Unë e pyeta engjëllin që fliste me mua: "Çfarë janë këta?". Ai m’u përgjigj: "Këta janë brirët që kanë shpërndarë Judën, Izraelin dhe Jeruzalemin".

Zakaria 1:20 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Pastaj Zoti më bëri të shoh katër kovaçë.

Zakaria 1:21 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Unë pyeta: "Pse kanë ardhur këta, çfarë do të bëjnë?". Ai u përgjigj dhe tha: "Këta janë brirët që kanë shpërndarë Judën, kështu që askush nuk mund të çonte kokën lart, por këta kovaçë vijnë për t’i trembur, për të rrëzuar brirët e kombeve që e kanë ngritur bririn e tyre kundër vendit të Judës për ta shpërndarë".
Previous Chapter
« Hagai 2 (ALB)
Next Chapter
Zakaria 2 (ALB) »

Available Bible Translations

American Standard Version (ASV)
Zechariah 1 (ASV) »
King James Version (KJV)
Zechariah 1 (KJV) »
GOD’S WORD® (GW)
Zechariah 1 (GW) »
Berean Bible (BSB)
Zechariah 1 (BSB) »
World English Bible (WEB)
Zechariah 1 (WEB) »
French Bible (LSG)
Zacharie 1 (LSG) »
German Bible (LUTH1912)
Sacharja 1 (LUTH1912) »
Marathi Bible (MARIRV)
जखऱ्या 1 (MARIRV) »
Hebrew Bible (HEB)
זכריה 1 (HEB) »
Portuguese Bible (BSL)
Zacarias 1 (BSL) »
Vietnamese Bible (VIE)
Xê-ca-ri-a 1 (VIE) »
Spanish Bible (RVA)
Zacarías 1 (RVA) »
Italian Bible (RIV)
Zaccaria 1 (RIV) »
Chinese Simplified (CUVS)
撒 迦 利 亚 书 1 (CUVS) »
Chinese Traditional (CUVT)
撒 迦 利 亞 1 (CUVT) »
Swedish Bible (SV1917)
Sakaria 1 (SV1917) »
Russian Bible (RUSV)
Захария 1 (RUSV) »
Ukrainian Bible (UKR)
Захарія 1 (UKR) »
Hungarian Bible (KAR)
Zakariás 1 (KAR) »
Bulgarian Bible (BULG)
Захария 1 (BULG) »
Japanese Bible (JPN)
ゼカリヤ書 1 (JPN) »
Norwegian Bible (NORSK)
Sakarja 1 (NORSK) »

Zakaria (ALB) Chapter Selection

1 2 3 4 5 6 7 8 9 10 11 12 13 14

ALB Book Selection List

View full list of ALB Bible Books and Chapters