Jozueu Chapter 23 ALB Bible Verse Images

Jozueu 23 Bible Verse Pictures. Choose from a large collection of inspirational, motivational and encouraging Bible verses with pictures of nature. Download and share Jozueu 23 inspirational Bible verse images. Bible verse pictures were created based on verses from The Holy Bible in Albanian (ALB). The Albanian Bible translation is available in the Public Domain, which means that the ALB Bible is not copyright. (Bibla e Shenjtë) Dhjata e Vjetër, Dhjata e Re

Jozueu 23:1 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Shumë kohë mbas pushimit që Zoti i kishte siguruar Izraelit nga të gjithë armiqtë që e rrethonin, Jozueu, tanimë i plakur dhe me moshë të shtyrë,

Jozueu 23:2 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
mblodhi tërë Izraelin, pleqtë e tij, krerët, gjykatësit dhe oficerët e tij, dhe u tha: "Unë jam plak dhe i shtyrë në moshë,

Jozueu 23:3 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Ju i patë të gjitha ato që Zoti, Perëndia juaj, u ka bërë të gjitha kombeve, për shkakun tuaj, sepse ka qenë vetë Zoti, Perëndia juaj, që ka luftuar për ju.

Jozueu 23:4 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Dhe ja, unë kam ndarë midis jush me short, si trashëgimi për fiset tuaja, kombet që mbeten, bashkë me tërë kombet që kam shfarosur, nga Jordani deri në Detin e Madh, në perëndim.

Jozueu 23:5 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Dhe Zoti, Perëndia juaj, do t’i dëbojë ai vetë para jush; kështu ju do të shtini në dorë vendin e tyre, ashtu si ju ka premtuar Zoti, Perëndia juaj.

Jozueu 23:6 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Jini, pra, shumë të vendosur në zbatimin dhe vënien në praktikë të ligjit të Moisiut, pa u shmangur as djathtas as majtas,

Jozueu 23:7 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
pa u përzier me kombet që mbeten midis jush; nuk do të përmendni as emrin e perëndive të tyre dhe nuk do të betoheni për ta; nuk do t’i shërbeni dhe nuk do të bini përmbys para tyre;

Jozueu 23:8 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
por do të lidheni ngushtë me Zotin, Perëndinë tuaj, siç keni bërë deri sot.

Jozueu 23:9 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Në fakt Zoti ka dëbuar para jush kombe të mëdhenj dhe të fuqishëm; dhe askush nuk ka mundur t’ju bëjë ballë deri më sot.

Jozueu 23:10 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Një i vetëm nga ju do të ndjekë njëmijë prej tyre, sepse Zoti, Perëndia juaj, është ai që lufton për ju, siç e ka premtuar.

Jozueu 23:11 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Tregoni, pra, kujdes të madh për shpirtrat tuaj, për ta dashur Zotin, Perëndinë tuaj.

Jozueu 23:12 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Por në rast se i shmangeni dhe bashkoheni me mbeturinat e këtyre kombeve që kanë mbetur midis jush dhe bashkoheni me anë martesash me ta dhe përziheni me ta dhe ata me ju,

Jozueu 23:13 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
dijeni me siguri që Zoti, Perëndia juaj, nuk ka për të vazhduar t’i dëbojë këto kombe para jush; por ata do të bëhen për ju një kurth, një kamzhik në ijët tuaja dhe hala në sytë tuaja, deri sa ju të zhdukeni nga ky vend i mirë që Zoti, Perëndia juaj, ju ka dhënë.

Jozueu 23:14 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Dhe ja, unë po iki sot në rrugën e gjithë botës; pranoni, pra, me gjithë zemër e me gjithë shpirt që nuk ka rënë për tokë asnjë nga fjalët e mira që Zoti, Perëndia juaj, ka thënë lidhur me ju; të tëra u vërtetuan për ju; as edhe një nuk ra për tokë.

Jozueu 23:15 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Dhe ka për të ndodhur që, ashtu si për të gjitha gjërat e mira që Zoti, Perëndia juaj, ju kishte premtuar ju kanë dalë, kështu Zoti do të sjellë mbi ju tërë fatkeqësitë, deri sa t’ju zhdukë nga ky vend i mirë që Perëndia juaj, Zoti ju ka dhënë.

Jozueu 23:16 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Në rast se shkelni besëlidhjen që Zoti, Perëndia juaj, ju ka urdhëruar, dhe shkoni t’u shërbeni perëndive të tjera dhe bini përmbys para tyre, atëherë zemërimi i Zotit do të ndizet kundër jush dhe ju do të zhdukeni shpejt nga vendi i mirë që Ai ju ka dhënë".
Previous Chapter
« Jozueu 22 (ALB)
Next Chapter
Jozueu 24 (ALB) »

Available Bible Translations

American Standard Version
Joshua 23 (ASV) »
King James Version
Joshua 23 (KJV) »
GOD’S WORD® (GW)
Joshua 23 (GW) »
World English Bible
Joshua 23 (WEB) »
Louis Segond 1910
Josué 23 (LSG) »
Luther Bibel 1912
Josua 23 (LUTH1912) »
इंडियन रिवाइज्ड वर्जन - हिंदी
यहोशू 23 (HINIRV) »
ਭਾਰਤੀ ਸੋਧਿਆ ਹੋਇਆ ਸੰਸਕਰਣ - ਪੰਜਾਬੀ
ਯਸ਼ਵਾ 23 (PANIRV) »
ভারতীয় সংশোধিত সংস্করণ - বাংলা
যিহোচূৱা 23 (BENIRV) »
இந்தியன் ரீவைஸ்டு வேர்ஷன் - தமிழ்
யோசுவா 23 (TAMIRV) »
इंडियन रिवाइज्ड वर्जन - मराठी
यहोशवा 23 (MARIRV) »
ఇండియన్ రేవిజ్డ్ వెర్షన్ - తెలుగు
యెహోషువ 23 (TELIRV) »
ઇન્ડિયન રિવાયઝ્ડ વર્ઝન - ગુજરાતી
યહોશુઆ 23 (GUJIRV) »
ಭಾರತೀಯ ಪರಿಷ್ಕೃತ ಆವೃತ್ತಿ - ಕನ್ನಡ
ಯೆಹೋಶುವನು 23 (KANIRV) »
الكتاب المقدس باللغة العربية، فان دايك
يَشُوع 23 (AVD) »
תנ ך עברי מודרני
יהושע 23 (HEB) »
Bíblia Sagrada Português
Joshua 23 (BSL) »
Kinh Thánh: Tiếng Việt
Giô-sua 23 (VIE) »
Reina Valera Antigua
Josué 23 (RVA) »
La Sacra Bibbia
Giosué 23 (RIV) »
圣 经 简体中文和合本
约 书 亚 记 23 (CUVS) »
聖 經 繁體中文和合本
約 書 亞 記 23 (CUVT) »
Svenska Bibeln 1917
Josua 23 (SV1917) »
Библия на русском
Иисус Навин 23 (RUSV) »
Українська Біблія
Ісус Навин 23 (UKR) »
Szent Biblia - Magyar
Józsué 23 (KAR) »
Българска Библия
Исус Навиев 23 (BULG) »
Det Norsk Bibel
Josvas 23 (NORSK) »
Biblia Takatifu
Yoshua 23 (SWHULB) »
Kitaabka Quduuska Ah
Yashuuca 23 (SOM) »
De Heilige Schrift
Jozua 23 (NLD) »
Dansk Bibel 1871
Josua 23 (DA1871) »

Jozueu (ALB) Chapter Selection

ALB Book Selection List

View full list of ALB Bible Books and Chapters