Jozueu Chapter 7 ALB Bible Verse Images

Jozueu 7 Bible Verse Pictures. Choose from a large collection of inspirational, motivational and encouraging Bible verses with pictures of nature. Download and share Jozueu 7 inspirational Bible verse images. Bible verse pictures were created based on verses from The Holy Bible in Albanian (ALB). The Albanian Bible translation is available in the Public Domain, which means that the ALB Bible is not copyright. (Bibla e Shenjtë) Dhjata e Vjetër, Dhjata e Re

Jozueu 7:1 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Por bijtë e Izraelit kryen një shkelje rreth gjërave të caktuara për shfarosje, sepse Akani, djalë i Karmit, i Zabdiut, birit të Zerahut, nga fisi i Judës, mori disa sende të caktuara për shfarosje, dhe zemërimi i Zotit u ndez kundër bijve të Izraelit.

Jozueu 7:2 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Ndërkaq Jozueu dërgoi njerëz nga Jeriko në Ai, që është afër Beth-Avenit, i cili ndodhet në lindje të Bethelit, dhe u tha atyre: "Ngjituni për të vëzhguar vendin". Kështu njerëzit u ngjitën për të vëzhguar Ain.

Jozueu 7:3 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Pastaj u kthyen tek Jozueu dhe i thanë: "Nuk është e nevojshme të ngjitet tërë populli; por le të ngjiten dy mijë a tre mijë burra për të sulmuar Ain; mos e lodh tërë popullin, sepse ata të Ait janë të paktë në numër".

Jozueu 7:4 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Kështu u ngjitën rreth tre mijë burra të zgjedhur nga radhët e popullit, por para burrave të Ait, ua mbathën këmbëve.

Jozueu 7:5 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Dhe burrat e Ait vranë rreth tridhjetë e gjashtë prej tyre; i ndoqën nga porta e qytetit deri në Shebarim, duke i goditur në tatëpjetë. Dhe zemra e popullit u ligështua, u bë si uji.

Jozueu 7:6 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Jozueu i grisi atëherë rrobat e tij dhe ra përmbys me fytyrë për tokë, përpara arkës së Zotit deri në mbrëmje, ai dhe pleqtë e Izraelit, dhe hodhën pluhur mbi kokën e tyre.

Jozueu 7:7 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Pastaj Jozueu tha: "O Zot, o Zot, pse bëre që ky popull të kalojë Jordanin dhe të bjerë në duart e Amorejve për t’u vrarë? Ah, sikur të ishim kënaqur duke qëndruar këtej Jordanit!

Jozueu 7:8 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
O Zot, ç’mund të them pasi Izraeli i ktheu kurrizin armikut të tij?

Jozueu 7:9 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Kananejtë dhe tërë banorët e vendit do ta marrin vesh, do të na rrethojnë dhe do të zhdukin emrin tonë nga faqja e dheut; çfarë do të bësh ti atëherë për emrin tënd të madh?".

Jozueu 7:10 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Por Zoti i tha Jozueut: "Çohu! Pse rri përmbys me fytyrë për tokë?

Jozueu 7:11 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Izraeli ka mëkatuar; ata kanë shkelur besëlidhjen që u kisha porositur; kanë marrë madje gjëra të caktuara që të shfarosen, kanë vjedhur dhe kanë gënjyer; dhe pastaj i kanë vënë midis plaçkave të tyre.

Jozueu 7:12 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Prandaj bijtë e Izraelit nuk mund t’iu bëjnë ballë armiqve të tyre, dhe kanë kthyer kurrizin para tyre, sepse janë bërë ata vetë të mallkuar. Unë nuk do të jem më me ju, në rast se nuk shkatërroni gjërat e caktuara që të shfarosen midis jush.

Jozueu 7:13 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Çohu, shenjtëro popullin dhe i thuaj: "Shenjtërohuni për nesër, sepse kështu ka thënë Zoti, Perëndia i Izraelit: "O Izrael, në gjirin tënd ka gjëra të caktuara për t’u shkatërruar. Ti nuk do të mund t’u bësh ballë armiqve të tu, për deri sa nuk ke hequr gjërat e caktuara për shkatërrim midis jush.

Jozueu 7:14 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Nesër në mëngjes, pra, do të paraqiteni, fis më fis, dhe fisi, që Zoti do të caktojë do të paraqitet, familje më familje, dhe familja që Zoti do të caktojë do të shkojë shtëpi më shtëpi, dhe shtëpia që Zoti do të caktojë ka për t’u paraqitur me të gjithë njerëzit e saj.

Jozueu 7:15 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Dhe atij që do t’i gjenden gjëra të caktuara të shfarosen do t’i vihet flaka, atij vet dhe gjithçka që i përket, sepse ka shkelur besëlidhjen e Zotit dhe ka kryer një gjë të keqe në Izrael"".

Jozueu 7:16 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Jozueu, pra, u ngrit herët në mëngjes dhe e renditi Izraelin simbas fiseve të tij; dhe u caktua fisi i Judës.

Jozueu 7:17 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Pastaj afroi familjet e Judës, dhe u caktua familja e Zarhitëve. Pastaj afroi familjen e Zarhitëve, person mbas personi, dhe u caktua Zabdi.

Jozueu 7:18 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Pastaj afroi shtëpinë e Zabdit, person për person, dhe u caktua Akani, bir i Karmit, i Zabdit, birit të Zerahut, nga fisi i Judës.

Jozueu 7:19 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Atëherë Jozueu i tha Akanit: "Biri im, të lutem, mbushe me lavdi Zotin, Perëndinë e Izraelit, rrëfeji atij dhe më thuaj atë që ke bërë; mos ma fshih".

Jozueu 7:20 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Akani iu përgjigj Jozueut dhe i tha: "Në të vërtetë jam unë që kam mëkatuar kundër Zotit, Perëndisë së Izraelit, dhe ja ç’kam bërë.

Jozueu 7:21 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Kur pashë midis plaçkës një mantel të bukur të Shinarit, dyqind sikla argjendi dhe një shufër ari që peshon pesëdhjetë sikla, pata një dëshirë të madhe për to dhe i mora; dhe ja, i kam fshehur në tokë në mes të çadrës sime; dhe argjendi është poshtë".

Jozueu 7:22 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Atëherë Jozueu dërgoi lajmëtarë që vrapuan në çadër; dhe ja, plaçka ishte fshehur në çadrën e tij, dhe argjendi ndodhej poshtë.

Jozueu 7:23 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Ata e morën nga çadra, ia çuan Jozueut dhe tërë bijve të Izraelit, dhe e vendosën përpara Zotit.

Jozueu 7:24 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Atëherë Jozueu, dhe tërë Izraeli bashkë me të, mori Akanin, birin e Zerahut, argjendin, mantelin, shufrën prej ari, bijtë dhe bijat e tij, qetë e tij, gomarët e tij, delet e tij dhe të gjitha gjërat që i përkisnin, dhe i ngjiti në luginën e Akorit.

Jozueu 7:25 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Dhe Jozueu tha: "Pse na vure në telashe? Zoti do të të vërë në telashe ty sot!". Dhe i tërë Izraeli e vrau me gurë; dhe mbasi e vranë me gurë, e dogjën në zjarr.

Jozueu 7:26 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Pastaj ngritën mbi të një grumbull të madh gurësh, që ekziston edhe sot. Kështu Zoti u qetësua nga rrëmbimi i zemërimit të tij. Prandaj ky vend quhet edhe sot lugina e Akorit.
Previous Chapter
« Jozueu 6 (ALB)
Next Chapter
Jozueu 8 (ALB) »

Available Bible Translations

American Standard Version (ASV)
Joshua 7 (ASV) »
King James Version (KJV)
Joshua 7 (KJV) »
GOD’S WORD® (GW)
Joshua 7 (GW) »
Berean Bible (BSB)
Joshua 7 (BSB) »
World English Bible (WEB)
Joshua 7 (WEB) »
French Bible (LSG)
Josué 7 (LSG) »
German Bible (LUTH1912)
Josua 7 (LUTH1912) »
Hindi Bible (HINIRV)
यहोशू 7 (HINIRV) »
Punjabi Bible (PANIRV)
ਯਸ਼ਵਾ 7 (PANIRV) »
Marathi Bible (MARIRV)
यहोशवा 7 (MARIRV) »
Gujarati Bible (GUJIRV)
યહોશુઆ 7 (GUJIRV) »
Arabic Bible (AVD)
يَشُوع 7 (AVD) »
Hebrew Bible (HEB)
יהושע 7 (HEB) »
Portuguese Bible (BSL)
Joshua 7 (BSL) »
Vietnamese Bible (VIE)
Giô-sua 7 (VIE) »
Spanish Bible (RVA)
Josué 7 (RVA) »
Italian Bible (RIV)
Giosué 7 (RIV) »
Chinese Simplified (CUVS)
约 书 亚 记 7 (CUVS) »
Chinese Traditional (CUVT)
約 書 亞 記 7 (CUVT) »
Swedish Bible (SV1917)
Josua 7 (SV1917) »
Ukrainian Bible (UKR)
Ісус Навин 7 (UKR) »
Hungarian Bible (KAR)
Józsué 7 (KAR) »
Japanese Bible (JPN)
ヨシュア記 7 (JPN) »
Norwegian Bible (NORSK)
Josvas 7 (NORSK) »

Jozueu (ALB) Chapter Selection

ALB Book Selection List

View full list of ALB Bible Books and Chapters