Malakia Chapter 1 ALB Bible Verse Images

Malakia 1 Bible Verse Pictures. Choose from a large collection of inspirational, motivational and encouraging Bible verses with pictures of nature. Download and share Malakia 1 inspirational Bible verse images. Bible verse pictures were created based on verses from The Holy Bible in Albanian (ALB). The Albanian Bible translation is available in the Public Domain, which means that the ALB Bible is not copyright. (Bibla e Shenjtë) Dhjata e Vjetër, Dhjata e Re

Malakia 1:1 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Orakulli i fjalës të Zotit iu drejtua Izraelit me anë të Malakias.

Malakia 1:2 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
"Unë ju kam dashur," thotë Zoti. Por ju thoni: "Si na ke dashur?". "Vallë Ezau nuk ishte vëllai i Jakobit?," thotë Zoti. "Megjithëatë unë e kam dashur Jakobin

Malakia 1:3 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
dhe e kam urryer Ezaun; malet e tij i kam kthyer në shkreti dhe trashëgiminë e tij ua kam dhënë çakejve të shkretëtirës.

Malakia 1:4 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Edhe sikur Edomi të thotë: "Ne u shkatërruam, por do të rifillojmë ndërtimin e vendeve të shkretuara,"" kështu thotë Zoti i ushtrive, "ata do të rindërtojnë, por unë do të shemb; dhe do të emërtohen Territori i paudhësisë dhe populli kundër të cilit Zoti do të jetë përjetë i indinjuar.

Malakia 1:5 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Sytë tuaj do të shikojnë dhe ju do të thoni: "Zoti u përlëvdua përtej kufijve të Izraelit"".

Malakia 1:6 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
"Një bir nderon të atin dhe një shërbëtor zotin e tij. Në se unë, pra, jam ati, ku është nderi im? Dhe në se jam zot, ku ma kanë frikën?," iu thotë Zoti i ushtrive juve, priftërinjve, "që përbuzni emrin tim dhe megjithatë thoni: "Si e kemi përbuzur emrin tënd?".

Malakia 1:7 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Ju ofroni mbi altarin tim ushqime të ndotura, dhe megjithatë thoni: "Në ç’mënyrë të kemi ndotur?". Kur thoni: "Tryeza e Zotit është e përbuzshme".

Malakia 1:8 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Kur ofroni për flijim një kafshë të verbër, a nuk është keq? Kur ofroni një kafshë të çalë ose të sëmurë, nuk është keq? Paraqite, pra, te qeveritari yt. A do të jetë i kënaqur prej teje? Do të të pranojë me kënaqësi?," thotë Zoti i ushtrive.

Malakia 1:9 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Tani, pra, kërkoni favorin e Perëndisë, që ai të ketë mëshirë për ne. Duart tuaja e kanë bërë këtë, a do t’ju pranojë vallë me kënaqësi?,," thotë Zoti i ushtrive.

Malakia 1:10 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
"Oh, sikur të paktën dikush prej jush t’i mbyllte dyert! Atëherë nuk do ta ndiznit zjarrin kot mbi altarin tim. Unë nuk kam asnjë kënaqësi me ju," thotë Zoti i ushtrive, "dhe as që pëlqej çfarëdo oferte nga duart tuaja.

Malakia 1:11 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Sepse, që nga lind dielli e deri atje ku perëndon, emri im do të jetë i madh midis kombeve dhe në çdo vend do t’i ofrohet temjan emrit tim dhe një blatim i pastër, sepse emri im do të jetë i madh midis kombeve," thotë Zoti i ushtrive.

Malakia 1:12 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
"Por ju e përdhosni kur thoni: "Tryeza e Zotit është e ndotur dhe fryti i saj, domethënë ushqimi i saj, është i përbuzshëm".

Malakia 1:13 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Ju thoni gjithashtu: "Ah, sa u lodhëm!," dhe e trajtoni me përçmim," thotë Zoti i ushtrive. "Kështu ju sillni kafshë të vjedhura, të çala ose të sëmura; kjo është oferta që sillni. A do të mund ta pranoja nga duart tuaja?," thotë Zoti.

Malakia 1:14 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Mallkuar qoftë hileqari që ka një mashkull në kopenë e tij dhe bënë një premtim solemn, por flijon për Zotin një kafshë me të meta. Sepse unë jam një Mbret i madh," thotë Zoti i ushtrive, "dhe emri im është i tmerrshëm midis kombeve".
Previous Chapter
« Zakaria 14 (ALB)
Next Chapter
Malakia 2 (ALB) »

Available Bible Translations

American Standard Version (ASV)
Malachi 1 (ASV) »
King James Version (KJV)
Malachi 1 (KJV) »
GOD’S WORD® (GW)
Malachi 1 (GW) »
Berean Bible (BSB)
Malachi 1 (BSB) »
World English Bible (WEB)
Malachi 1 (WEB) »
French Bible (LSG)
Malachie 1 (LSG) »
German Bible (LUTH1912)
Maleachi 1 (LUTH1912) »
Hindi Bible (HINIRV)
मलाकी 1 (HINIRV) »
Punjabi Bible (PANIRV)
ਮਲਾਕੀ 1 (PANIRV) »
Bengali Bible (BENIRV)
মলাখী 1 (BENIRV) »
Marathi Bible (MARIRV)
मलाखी 1 (MARIRV) »
Telugu Bible (TELIRV)
మలాకీ 1 (TELIRV) »
Gujarati Bible (GUJIRV)
માલાખી 1 (GUJIRV) »
Hebrew Bible (HEB)
מלאכי 1 (HEB) »
Portuguese Bible (BSL)
Malaquias 1 (BSL) »
Vietnamese Bible (VIE)
Ma-la-ki 1 (VIE) »
Spanish Bible (RVA)
Malaquías 1 (RVA) »
Italian Bible (RIV)
Malachia 1 (RIV) »
Chinese Simplified (CUVS)
玛 拉 基 书 1 (CUVS) »
Chinese Traditional (CUVT)
瑪 拉 基 書 1 (CUVT) »
Swedish Bible (SV1917)
Malaki 1 (SV1917) »
Russian Bible (RUSV)
Малахия 1 (RUSV) »
Ukrainian Bible (UKR)
Малахії 1 (UKR) »
Hungarian Bible (KAR)
Malakiás 1 (KAR) »
Bulgarian Bible (BULG)
Малахия 1 (BULG) »
Japanese Bible (JPN)
マラキ書 1 (JPN) »
Norwegian Bible (NORSK)
Malaki 1 (NORSK) »

Malakia (ALB) Chapter Selection

1 2 3 4

ALB Book Selection List

View full list of ALB Bible Books and Chapters