Nehemia Chapter 2 ALB Bible Verse Images

Nehemia 2 Bible Verse Pictures. Choose from a large collection of inspirational, motivational and encouraging Bible verses with pictures of nature. Download and share Nehemia 2 inspirational Bible verse images. Bible verse pictures were created based on verses from The Holy Bible in Albanian (ALB). The Albanian Bible translation is available in the Public Domain, which means that the ALB Bible is not copyright. (Bibla e Shenjtë) Dhjata e Vjetër, Dhjata e Re

Nehemia 2:1 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Në muajin e Nisanit, vitin e njëzetë të mbretit Artakserks, sapo e sollën verën para tij, unë e mora verën dhe ia zgjata atij. Unë nuk kisha qenë i trishtuar kurrë në prani të tij.

Nehemia 2:2 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Prandaj mbreti më tha: "Pse ke pamje të trishtuar, ndonëse nuk je i sëmurë? Kjo nuk mund të jetë veçse një trishtim i zemrës". Atëherë më zuri një frikë shumë e madhe,

Nehemia 2:3 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
dhe i thashë mbretit: "Rroftë mbreti përjetë! Si mund të mos jetë fytyra ime e trishtuar kur qyteti ku janë varrosur etërit e mi është shkatërruar dhe portat e tij janë konsumuar nga zjarri?".

Nehemia 2:4 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Mbreti më tha: "Çfarë kërkon?". Atëherë unë iu luta Perëndisë të qiellit

Nehemia 2:5 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
dhe pastaj iu përgjigja mbretit: "Në qoftë se kjo i pëlqen mbretit dhe shërbëtori yt ka gjetur mirëdashje në sytë e tu, më lejo të shkoj në Judë, në qytetin e varreve të etërve të mi, që ta rindërtoj atë".

Nehemia 2:6 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Mbreti më tha (mbretëresha i rrinte ulur në krah): "Sa do të zgjasë udhëtimi dhe kur do të kthehesh?". Kështu i pëlqeu mbretit të më lërë të shkoj dhe unë i tregova një afat kohe.

Nehemia 2:7 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Pastaj i thashë mbretit: "Në rast se kështu i pëlqen mbretit, të më jepen letra për qeveritarët e krahinës matanë Lumit që të më japin lejen e kalimit deri sa të arrijë në Judë,

Nehemia 2:8 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
dhe një letër për Asafin, mbikëqyrësin e pyllit të mbretit, që të më japë lëndën e drurit për të ndërtuar portat e qytezës së bashkuar me tempullin, për muret e qytetit dhe për shtëpinë në të cilën do të shkoj të banoj". Mbreti më dha letrat, sepse dora mirëdashëse e Perëndisë tim ishte mbi mua.

Nehemia 2:9 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Arrita kështu te qeveritarët e krahinës matanë Lumit dhe u dhashë atyre letrat e mbretit. Me mua mbreti kishte dërguar një trup përcjellës të përbërë nga komandantë të ushtrisë dhe nga kalorës.

Nehemia 2:10 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Por kur Sanballati, Horoniti dhe Tobiahu, shërbëtori i Amonit, e mësuan këtë gjë, u shqetësuan shumë, sepse kishte ardhur një burrë që kërkonte të mirën e bijve të Izraelit.

Nehemia 2:11 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Kështu arrita në Jeruzalem dhe qëndrova atje tri ditë.

Nehemia 2:12 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Pastaj u ngrita natën me pak burra të tjerë, por nuk i thashë gjë asnjeriut nga ato që Perëndia im më kishte vënë në zemër të bëja për Jeruzalemin. Nuk kisha me vete asnjë kafshë tjetër, barre, veç asaj së cilës i kisha hipur.

Nehemia 2:13 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Dola natën nga porta e Luginës, në drejtim të burimit të Dragoit dhe të portës së Plehut, duke kontrolluar kështu muret e Jeruzalemit që ishin plot me të çara dhe portat e tij të konsumuara nga zjarri.

Nehemia 2:14 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Vazhdova pastaj me portën e Burimit dhe pishinën e Mbretit, por nuk kishte vend nga të kalonte kafsha mbi të cilën kisha hipur.

Nehemia 2:15 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Atëherë iu ngjita natën luginës, duke inspektuar gjithnjë muret; më në fund u ktheva prapa, duke hyrë nga porta e Luginës, dhe kështu u ktheva.

Nehemia 2:16 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Zyrtarët nuk dinin se ku kisha shkuar dhe as me se isha marrë. Deri në atë çast nuk u kisha thënë asgjë Judejve, priftërinjve, parisë, zyrtarëve dhe as atyre që merreshin me punimet.

Nehemia 2:17 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Atëherë u thashë atyre: "Ju e shikoni gjendjen e mjeruar në të cilat ndodhemi: Jeruzalemi është shkatërruar dhe portat e tij janë konsumuar nga zjarri! Ejani, t’i rindërtojmë muret e Jeruzalemit, dhe kështu nuk do të jemi më të turpëruar!".

Nehemia 2:18 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
U tregova pastaj atyre si dora bamirëse e Perëndisë tim kishte qenë mbi mua si dhe fjalët që mbreti më kishte thënë. Atëherë ata thanë: "Të ngrihemi dhe t’i vihemi ndërtimit!". Kështu morën kurajo për t’i forcuar duart e tyre për këtë punë të rëndësishme.

Nehemia 2:19 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Por kur Sanbalati, Horoniti dhe Tobiahu, shërbëtori Amonit, dhe Geshemi, Arabi, e mësuan këtë gjë, filluan të tallen dhe të na përbuzin, duke thënë: Çfarë po bëni? Mos doni, vallë, të ngrini krye kundër mbretit??".

Nehemia 2:20 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Atëherë unë u përgjigja dhe u thashë atyre: "Do të jetë vetë Perëndia i qiellit që do të na sigurojë suksesin. Ne, shërbëtorët e tij, do të fillojmë ndërtimin, por për ju nuk do të ketë as pjesë, as të drejtë, as kujtim në Jeruzalem".
Previous Chapter
« Nehemia 1 (ALB)
Next Chapter
Nehemia 3 (ALB) »

Available Bible Translations

American Standard Version (ASV)
Nehemiah 2 (ASV) »
King James Version (KJV)
Nehemiah 2 (KJV) »
GOD’S WORD® (GW)
Nehemiah 2 (GW) »
Berean Bible (BSB)
Nehemiah 2 (BSB) »
World English Bible (WEB)
Nehemiah 2 (WEB) »
French Bible (LSG)
Néhémie 2 (LSG) »
German Bible (LUTH1912)
Nehemia 2 (LUTH1912) »
Punjabi Bible (PANIRV)
ਨਹਮਯਾਹ 2 (PANIRV) »
Hebrew Bible (HEB)
נחמיה 2 (HEB) »
Portuguese Bible (BSL)
Neemias 2 (BSL) »
Vietnamese Bible (VIE)
Nê-hê-mi-a 2 (VIE) »
Spanish Bible (RVA)
Nehemías 2 (RVA) »
Italian Bible (RIV)
Neemia 2 (RIV) »
Chinese Simplified (CUVS)
尼 希 米 记 2 (CUVS) »
Chinese Traditional (CUVT)
尼 希 米 記 2 (CUVT) »
Swedish Bible (SV1917)
Nehemja 2 (SV1917) »
Russian Bible (RUSV)
Неемия 2 (RUSV) »
Ukrainian Bible (UKR)
Неемія 2 (UKR) »
Hungarian Bible (KAR)
Nehémiás 2 (KAR) »
Bulgarian Bible (BULG)
Неемия 2 (BULG) »
Japanese Bible (JPN)
ネヘミヤ記 2 (JPN) »
Norwegian Bible (NORSK)
Nehemja 2 (NORSK) »

Nehemia (ALB) Chapter Selection

1 2 3 4 5 6 7 8 9 10 11 12 13

ALB Book Selection List

View full list of ALB Bible Books and Chapters