Nehemia Chapter 5 ALB Bible Verse Images

Nehemia 5 Bible Verse Pictures. Choose from a large collection of inspirational, motivational and encouraging Bible verses with pictures of nature. Download and share Nehemia 5 inspirational Bible verse images. Bible verse pictures were created based on verses from The Holy Bible in Albanian (ALB). The Albanian Bible translation is available in the Public Domain, which means that the ALB Bible is not copyright. (Bibla e Shenjtë) Dhjata e Vjetër, Dhjata e Re

Nehemia 5:1 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Ndërkaq u ngrit një ankesë e madhe prej popullit dhe bashkëshorteve të tyre kundër Judejve, vëllezërve të tyre.

Nehemia 5:2 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Disa thonin: "Ne, bijtë tanë dhe bijat tona jemi shumë; prandaj të gjejmë grurë që të mund të hamë dhe të jetojmë!".

Nehemia 5:3 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Të tjerë thonin: "Kemi hipotekuar arat tona, vreshtat tona dhe shtëpitë tona për të blerë grurë gjatë zisë!".

Nehemia 5:4 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Disa të tjerë akoma thonin: "Kemi marrë para hua për të paguar haraçin e mbretit mbi arat tona dhe vreshtat tona.

Nehemia 5:5 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Ndonëse mishi ynë është si mishi i vëllezërve tanë dhe bijtë tanë janë si bijtë e tyre, në realitet jemi të detyruar t’i kthejmë në skllevër bijtë tanë dhe bijat tona; disa nga bijat tona janë katandisur që tani në skllavëri dhe nuk kemi asnjë mundësi t’i shpengojmë, sepse arat tona dhe vreshtat tona janë në dorë të të tjerëve".

Nehemia 5:6 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Kur dëgjova ankimet e tyre dhe këto fjalë, u indinjova shumë.

Nehemia 5:7 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Mbasi u mendova mirë për këtë gjë, qortova parinë dhe gjyqtarët dhe u thashë atyre: "Secili prej jush kërkon një kamatë prej fajdexhiu nga vëllai i vet". Kështu mblodha kundër tyre një asamble të madhe

Nehemia 5:8 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
dhe u thashë: "Simbas mundësive tona ne kemi shpenguar vëllezërit tanë Judej që u ishin shitur kombeve; por tani a do t’i shisnit vëllezërit tuaj, apo duhet që ata të na shiten neve?". Atëherë ata heshtën me qenë se nuk gjenin fjalë për të thënë.

Nehemia 5:9 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Dhe unë shtova: "Ajo që po bëni nuk është e mirë. A nuk duhet përkundrazi të ecni duke pasur frikë nga Perëndia ynë për të shmangur dëmin nga kombet që i kemi armiq?

Nehemia 5:10 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Edhe unë, vëllezërit e mi dhe shërbëtorët e mi u kemi dhënë hua para dhe grurë. Ju lutem, të mos kërkojmë më kamatë për këtë!

Nehemia 5:11 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Ua ktheni që sot arat e tyre, vreshtat e tyre, ullishtat e tyre dhe shtëpitë e tyre, dhe të njëqindtën pjesë të parave, të grurit, të verës dhe të vajit që u keni kërkuar".

Nehemia 5:12 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Ata u përgjigjën: "Do t’i kthejmë dhe nuk do të kërkojmë më asgjë prej tyre; do të veprojmë ashtu si thua ti". Atëherë thirra priftërinjtë dhe i vura të betohen përpara atyre se do të vepronin sipas këtij premtimi.

Nehemia 5:13 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Shkunda pastaj palën e rrobave të mia dhe thashë: "Kështu Perëndia ta shkundë nga shtëpia e tij dhe nga pasuria e tij cilindo që nuk do ta mbajë këtë premtim! Kështu të shkundet dhe të zbrazet ai nga të gjitha!". Atëherë tërë asambleja tha: "Amen!," dhe lavdëruan Zotin. Populli veproi sipas atij premtimi.

Nehemia 5:14 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Përveç kësaj qysh prej ditës që u caktova të jem qeveritar i tyre në vendin e Judës, nga viti i njëzetë deri në vitin e tridhjetedytë të mbretit Artakserks, gjatë dymbëdhjetë vjetëve, unë dhe vëllezërit e mi nuk hëngrëm ushqimin e caktuar nga qeveritari.

Nehemia 5:15 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Ndërsa qeveritarët e mëparshëm që më kishin paraprirë e kishin rënduar popullin duke marrë bukë dhe verë, dhe përveç kësaj dyzet sikla argjendi. Madje edhe shërbëtorët e tyre silleshin si zotër me popullin, por unë nuk veprova kështu, sepse kisha frikë nga Perëndia.

Nehemia 5:16 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Përkundrazi i hyra me të madhe punës së riparimit të këtyre mureve dhe nuk kemi bërë asnjë blerje toke; përveç kësaj tërë shërbëtorët e mi u mblodhën atje për të punuar.

Nehemia 5:17 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Kisha gjithashtu në mencën time njëqind e pesëdhjetë Judej dhe zyrtarë, përveç atyre që vinin nga kombet fqinje.

Nehemia 5:18 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Çdo ditë përgatitej një ka dhe gjashtë krerë të zgjedhur që merreshin nga kopeja; për mua gatuheshin edhe zogj, dhe çdo dhjetë ditë bëhej furnizimi me lloj lloj vere me shumicë; por me gjithë këtë, nuk e kam kërkuar kurë kuotën e qeveritarit, sepse mbi këtë popull rëndonte tashmë shërbimi.

Nehemia 5:19 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Më kujto, o Perëndia im, për tërë të mirat që i kam bërë këtij populli.
Previous Chapter
« Nehemia 4 (ALB)
Next Chapter
Nehemia 6 (ALB) »

Available Bible Translations

American Standard Version (ASV)
Nehemiah 5 (ASV) »
King James Version (KJV)
Nehemiah 5 (KJV) »
GOD’S WORD® (GW)
Nehemiah 5 (GW) »
Berean Bible (BSB)
Nehemiah 5 (BSB) »
World English Bible (WEB)
Nehemiah 5 (WEB) »
French Bible (LSG)
Néhémie 5 (LSG) »
German Bible (LUTH1912)
Nehemia 5 (LUTH1912) »
Punjabi Bible (PANIRV)
ਨਹਮਯਾਹ 5 (PANIRV) »
Hebrew Bible (HEB)
נחמיה 5 (HEB) »
Portuguese Bible (BSL)
Neemias 5 (BSL) »
Vietnamese Bible (VIE)
Nê-hê-mi-a 5 (VIE) »
Spanish Bible (RVA)
Nehemías 5 (RVA) »
Italian Bible (RIV)
Neemia 5 (RIV) »
Chinese Simplified (CUVS)
尼 希 米 记 5 (CUVS) »
Chinese Traditional (CUVT)
尼 希 米 記 5 (CUVT) »
Swedish Bible (SV1917)
Nehemja 5 (SV1917) »
Russian Bible (RUSV)
Неемия 5 (RUSV) »
Ukrainian Bible (UKR)
Неемія 5 (UKR) »
Hungarian Bible (KAR)
Nehémiás 5 (KAR) »
Bulgarian Bible (BULG)
Неемия 5 (BULG) »
Japanese Bible (JPN)
ネヘミヤ記 5 (JPN) »
Norwegian Bible (NORSK)
Nehemja 5 (NORSK) »

Nehemia (ALB) Chapter Selection

1 2 3 4 5 6 7 8 9 10 11 12 13

ALB Book Selection List

View full list of ALB Bible Books and Chapters