Kantiku i Kantikëve Chapter 8 ALB Bible Verse Images

Kantiku i Kantikëve 8 Bible Verse Pictures. Choose from a large collection of inspirational, motivational and encouraging Bible verses with pictures of nature. Download and share Kantiku i Kantikëve 8 inspirational Bible verse images. Bible verse pictures were created based on verses from The Holy Bible in Albanian (ALB). The Albanian Bible translation is available in the Public Domain, which means that the ALB Bible is not copyright. (Bibla e Shenjtë) Dhjata e Vjetër, Dhjata e Re

Kantiku i Kantikëve 8:1 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Ah, sikur të ishe ti si një vëllai im, që mënd në gjitë e nënës sime! Duke të gjetur jashtë do të të puthja, dhe askush nuk do të më përçmonte.

Kantiku i Kantikëve 8:2 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Do të të çoja dhe do të fusja në shtëpinë e nënës sime; ti do të më mësoje dhe unë do të të jepja për të pirë verë aromatike, lëng nga shega ime.

Kantiku i Kantikëve 8:3 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Dora e tij e majtë qoftë nën kokën time dhe e djathta e tij më përqafoftë!

Kantiku i Kantikëve 8:4 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
O bija të Jerzalemit, ju lutem shumë, mos e shqetësoni dhe mos e zgjoni dashurinë time, deri sa kështu t’i pëlqejë.

Kantiku i Kantikëve 8:5 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Kush është ajo që del nga shkretëtira duke u mbështetur tek i dashuri i saj? Të kam zgjuar nën mollën, ku nëna jote të ka lindur, ku ajo që të ka lindur të ka nxjerrë në dritë.

Kantiku i Kantikëve 8:6 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Më vër si një vulë mbi zemrën tënde, si një vulë mbi krahun tënd; sepse dashuria është e fortë si vdekja, xhelozia është e ashpër si Sheoli. Flakët e saj janë flakë zjarri, një flakë që përvëlon.

Kantiku i Kantikëve 8:7 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Ujërat e mëdha nuk do të mund ta shuajnë dashurinë, as lumenjtë ta përmbytin. Në rast se dikush do të jepte tërë pasuritë e shtëpisë së tij në këmbim të dashurisë, do të përbuzej me siguri.

Kantiku i Kantikëve 8:8 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Ne kemi një motër të vogël që ende nuk ka sisë; çfarë do të bëjmë për motrën tonë ditën që do të flitet për të?

Kantiku i Kantikëve 8:9 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Në qoftë se është një mur, do të ndërtojmë mbi të një pallat prej argjendi; në qoftë se është një portë, do ta forcojmë me dërrasa kedri.

Kantiku i Kantikëve 8:10 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Unë jam një mur, dhe sisët e mia janë si kulla; prandaj në sytë e tij jam bërë si ajo që ka gjetur paqen.

Kantiku i Kantikëve 8:11 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Salomoni kishte një vresht në Baal-Hamon; ai ua besoi disa rojtarëve, secili prej tyre duhet t’i çonte si fryt të tij një mijë sikla argjendi.

Kantiku i Kantikëve 8:12 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Vreshti im, që është imi, ndodhet para meje. Ti, Salomon, mbaji një mijë siklat dhe rojtarët e frytit të tij marrshin dyqind.

Kantiku i Kantikëve 8:13 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Ti që banon në kopshte, shokët po dëgjojnë zërin tënd; bëj ta dëgjoj edhe unë.

Kantiku i Kantikëve 8:14 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Eja shpejt, i dashuri im, dhe ngjaji një gazele apo një sute në malet e aromave!
Next Chapter
Isaia 1 (ALB) »

Available Bible Translations

American Standard Version (ASV)
Song of Solomon 8 (ASV) »
King James Version (KJV)
Song of Solomon 8 (KJV) »
GOD’S WORD® (GW)
Song of Solomon 8 (GW) »
Berean Bible (BSB)
Song of Solomon 8 (BSB) »
World English Bible (WEB)
Song of Solomon 8 (WEB) »
German Bible (LUTH1912)
Hohelied 8 (LUTH1912) »
Bengali Bible (BENIRV)
পৰমগীত 8 (BENIRV) »
Telugu Bible (TELIRV)
పరమ 8 (TELIRV) »
Portuguese Bible (BSL)
Canção de Salomão 8 (BSL) »
Vietnamese Bible (VIE)
Nhã Ca 8 (VIE) »
Spanish Bible (RVA)
Cantares 8 (RVA) »
Chinese Simplified (CUVS)
雅 歌 8 (CUVS) »
Chinese Traditional (CUVT)
雅 歌 8 (CUVT) »
Swedish Bible (SV1917)
Höga Visan 8 (SV1917) »
Hungarian Bible (KAR)
Énekek Éneke 8 (KAR) »
Japanese Bible (JPN)
雅歌 8 (JPN) »
Norwegian Bible (NORSK)
Høysangen 8 (NORSK) »

Kantiku i Kantikëve (ALB) Chapter Selection

1 2 3 4 5 6 7 8

ALB Book Selection List

View full list of ALB Bible Books and Chapters