Isaia Chapter 1 ALB Bible Verse Images

Isaia 1 Bible Verse Pictures. Choose from a large collection of inspirational, motivational and encouraging Bible verses with pictures of nature. Download and share Isaia 1 inspirational Bible verse images. Bible verse pictures were created based on verses from The Holy Bible in Albanian (ALB). The Albanian Bible translation is available in the Public Domain, which means that the ALB Bible is not copyright. (Bibla e Shenjtë) Dhjata e Vjetër, Dhjata e Re

Isaia 1:1 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Vegimi i Isaias, birit të Amotsit, që ai pa për Judën dhe Jeruzalemin në ditët e Uziahut, të Jothamit, të Ashazit dhe të Ezekias; mbretër të Judës;

Isaia 1:2 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Dëgjoni; o qiej; dhe dëgjo, o tokë, sepse Zoti ka folur: "Kam edukuar fëmijë dhe i rrita, ata u rebeluan kundër meje.

Isaia 1:3 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Kau e njeh të zotin e tij dhe gomari grazhdin e zotërisë së tij, por Izraeli nuk ka dije dhe populli im nuk ka mend".

Isaia 1:4 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Mjerë, komb mëkatar, popull i ngarkuar me paudhësi, racë keqbërësish, bij që veprojnë në mënyrë të çoroditur! Kanë braktisur Zotin, kanë përçmuar të Shenjtin e Izraelit, kanë devijuar dhe janë kthyer prapa.

Isaia 1:5 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Pse doni që të goditeni edhe më? Do të ngrinit krye edhe më tepër. Gjithë koka është e sëmurë, gjithë zemra lëngon.

Isaia 1:6 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Nga tabani i këmbës deri te koka nuk ka asgjë të shëndoshë; vetëm plagë, vurrata dhe plagë të hapura, që nuk janë as pastruar, as lidhur as qetësuar me vaj.

Isaia 1:7 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Vendi juaj është shkretuar, qytetet tuaja janë djegur nga zjarri, tokën tuaj e përpijnë të huajtë para syve tuaj; është si një shkretim sikur ta kishin shkatërruar të huajtë.

Isaia 1:8 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Kështu bija e Sionit ka mbetur si një karakollë në një vresht, si një kasolle në një arë me shalqi, si një qytet i ngujuar.

Isaia 1:9 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Në qoftë se Zoti i ushtrive nuk do të na kishte lënë një mbetje të vogël, do të ishim si Sodoma, do t’i ngjisnim Gomorrës.

Isaia 1:10 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Dëgjoni fjalën e Zotit, o krerë të Sodomës, verini veshin ligjit të Perëndisë tonë, o popull i Gomorrës!

Isaia 1:11 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
"Ç’më duhet shumica e flijimeve tuaja, thotë Zoti. Jam ngopur nga olokaustet e deshve dhe nga dhjami i kafshëve të majme; gjakun e demave, të qengjave dhe të cjepve nuk e pëlqej.

Isaia 1:12 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Kur vini të paraqiteni përpara meje, kush ua ka kërkuar këtë, që të shkelni oborret e mia?

Isaia 1:13 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Mos sillni më blatime të kota; temjani është neveri për mua; nuk mund t’i duroj hënat e reja dhe të shtunat, thirrjen e asambleve dhe paudhësinë bashkë me mbledhjet e shenjta.

Isaia 1:14 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Unë i urrej hënat e reja tuaja dhe festat tuaja solemne; janë një barrë për mua, jam lodhur duke i duruar.

Isaia 1:15 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Kur i shtrini duart tuaja, unë i fsheh sytë e mi nga ju; edhe kur i shumoni lutjet tuaja, unë nuk dëgjoj; duart tuaja janë tërë gjak.

Isaia 1:16 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Lahuni, pastrohuni, largoni nga prania ime ligësinë e veprimeve tuaja, mos bëni më keq.

Isaia 1:17 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Mësoni të bëni të mirën, kërkoni drejtësinë, ndihmoni të shtypurin, sigurojini drejtësi jetimit, mbroni çështjen e gruas së ve.

Isaia 1:18 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Ejani, pra, dhe të diskutojmë bashkë, thotë Zoti, edhe sikur mëkatet tuaja të ishin të kuqe flakë, do të bëhen të bardha si bora, edhe sikur të ishin të kuqe të purpur, do të bëhen si leshi.

Isaia 1:19 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Në rast se jeni të gatshëm të bindeni, do të hani gjërat më të mira të vendit;

Isaia 1:20 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
por në rast se refuzoni dhe rebeloheni, do t’ju përpijë shpata," sepse goja e Zotit ka folur.

Isaia 1:21 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Si bëhet që qyteti besnik është shndërruar në një prostitutë? Ishte plot ndershmëri, drejtësia qëndronte në të, por tani aty banojnë vrasësit.

Isaia 1:22 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Argjendi yt është bërë zgjyrë, vera jote është holluar me ujë.

Isaia 1:23 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Princat e tu janë rebelë dhe shokë me hajdutët; të gjithëve u pëlqejnë dhuratat dhe turren pas shpërblimeve. Nuk i sigurojnë drejtësi jetimit dhe çështja e gruas së ve nuk arrin para tyre.

Isaia 1:24 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Prandaj Perëndia, Zoti i ushtrive, i Fuqishmi i Izraelit thotë: "Po, do të hakmerrem me kundërshtarët e mi, do të marr hak me armiqtë e mi.

Isaia 1:25 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Do ta vë përsëri dorën time mbi ty, do të të pastroj nga zgjyrat e tua si me sodën dhe do të heq tërë plumbin tënd.

Isaia 1:26 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Do të rivendos gjyqtarët e tu siç ishin në krye dhe këshilltarët e tu siç ishin në fillim. Mbas kësaj do të quhesh "qyteti i drejtësisë," "qyteti besnik".

Isaia 1:27 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Sioni do të çlirohet me anë të drejtës dhe ata që do të pendohen me anë të drejtësisë.

Isaia 1:28 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Por rebelët dhe mëkatarët do të shkatërrohen së bashku, dhe ata që braktisin Zotin do të shfarosen.

Isaia 1:29 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Atëherë do t’ju vijë turp për lisat që keni dashur dhe do të skuqeni për kopshtet që keni zgjedhur.

Isaia 1:30 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Sepse do të jeni si një lis me gjethe të fishkura dhe si një kopësht pa ujë.

Isaia 1:31 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Njeriu i fortë do të jetë si kallamishtet dhe vepra e tij si një shkëndijë; do të digjen të dy bashkë dhe askush nuk do t’i shuajë".
Next Chapter
Isaia 2 (ALB) »

Available Bible Translations

American Standard Version (ASV)
Isaiah 1 (ASV) »
King James Version (KJV)
Isaiah 1 (KJV) »
GOD’S WORD® (GW)
Isaiah 1 (GW) »
Berean Bible (BSB)
Isaiah 1 (BSB) »
World English Bible (WEB)
Isaiah 1 (WEB) »
French Bible (LSG)
Ésaïe 1 (LSG) »
German Bible (LUTH1912)
Jesaja 1 (LUTH1912) »
Punjabi Bible (PANIRV)
ਯਸਾਯਾਹ 1 (PANIRV) »
Bengali Bible (BENIRV)
যিচয়া 1 (BENIRV) »
Tamil Bible (TAMIRV)
ஏசாயா 1 (TAMIRV) »
Marathi Bible (MARIRV)
यशया 1 (MARIRV) »
Telugu Bible (TELIRV)
యెషయా 1 (TELIRV) »
Gujarati Bible (GUJIRV)
યશાયા 1 (GUJIRV) »
Hebrew Bible (HEB)
ישעיה 1 (HEB) »
Portuguese Bible (BSL)
Isaías 1 (BSL) »
Vietnamese Bible (VIE)
I-sai-a 1 (VIE) »
Spanish Bible (RVA)
Isaías 1 (RVA) »
Italian Bible (RIV)
Isaia 1 (RIV) »
Chinese Simplified (CUVS)
以 赛 亚 书 1 (CUVS) »
Chinese Traditional (CUVT)
以 賽 亞 書 1 (CUVT) »
Swedish Bible (SV1917)
Jesaja 1 (SV1917) »
Russian Bible (RUSV)
Исаия 1 (RUSV) »
Ukrainian Bible (UKR)
Ісая 1 (UKR) »
Hungarian Bible (KAR)
Ézsaiás 1 (KAR) »
Bulgarian Bible (BULG)
Исая 1 (BULG) »
Japanese Bible (JPN)
イザヤ書 1 (JPN) »
Norwegian Bible (NORSK)
Jesaja 1 (NORSK) »

Isaia (ALB) Chapter Selection

ALB Book Selection List

View full list of ALB Bible Books and Chapters