Sofonia Chapter 2 ALB Bible Verse Images

Sofonia 2 Bible Verse Pictures. Choose from a large collection of inspirational, motivational and encouraging Bible verses with pictures of nature. Download and share Sofonia 2 inspirational Bible verse images. Bible verse pictures were created based on verses from The Holy Bible in Albanian (ALB). The Albanian Bible translation is available in the Public Domain, which means that the ALB Bible is not copyright. (Bibla e Shenjtë) Dhjata e Vjetër, Dhjata e Re

Sofonia 2:1 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Mblidhuni, mblidhuni bashkë, o komb i pacipë,

Sofonia 2:2 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
para se dekreti të ketë efekt, para se dita të kalojë si byku, para se të bjerë mbi ju zemërimi i zjarrtë i Zotit, para se të vijë mbi ju dita e zemërimit të Zotit.

Sofonia 2:3 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Kërkoni Zotin ju të gjithë, të përulurit e dheut, që zbatoni ligjin e tij. Kërkoni drejtësinë, kërkoni përulësinë. Ndofta do të jeni të mbrojtur në ditën e zemërimit të Zotit.

Sofonia 2:4 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Sepse Gaza do të braktiset dhe Ashkeloni do të bëhet një shkreti; do të dëbojnë Ashdodin me dhunë në mes të ditës, dhe Ekroni do të çrrënjoset.

Sofonia 2:5 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Mjerë banorët e bregut të detit, mjerë kombi i Kerethejve! Fjala e Zotit është kundër teje, o Kanaan, vend i Filistejve: "Unë do të të shkatërroj dhe nuk do të mbetet më asnjë i gjallë".

Sofonia 2:6 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Kështu bregu i detit do të jetë i tëri kullotë me banesa për barinjtë dhe vathë për kopetë.

Sofonia 2:7 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Bregdeti do t’i përkasë mbeturinës së shtëpisë së Judës; në këto vende do të kullotin kopetë; në mbrëmje do të pushojnë në shtëpitë e Ashkelonit, sepse Zoti, Perëndia i tyre, do t’i vizitojë dhe do t’i kthejë nga robëria.

Sofonia 2:8 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
"Kam dëgjuar përbuzjen e Moabit dhe fyerjet e rënda të bijve të Amonit, me të cilat kanë fyer popullin tim dhe janë zmadhuar në dëm të territorit të tyre.

Sofonia 2:9 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Prandaj, ashtu siç është e vërtetë që unë rroj," thotë Zoti i ushtrive, Perëndia i Izraelit, "me siguri Moabi do të jetë si Sodoma, dhe bijtë e Amonit si Gomorra, një vend i zënë nga hithrat dhe kripërat, një shkreti përjetë. Kusuri i popullit tim do t’i plaçkitë dhe mbeturina e popullit tim do t’i zotërojë.

Sofonia 2:10 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Kjo do t’u ndodhë për shkak të kryelartësisë së tyre, sepse kanë fyer dhe trajtuar me arrogancë popullin e Zotit të ushtrive.

Sofonia 2:11 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Zoti do të jetë i tmerrshëm kundër tyre, sepse do t’i përkulë tërë perënditë e tokës; dhe secili do ta adhurojë nga vendi i tij, po, tërë ishujt e kombeve.

Sofonia 2:12 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Edhe ju, Etiopas, do të vriteni nga shpata ime".

Sofonia 2:13 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Ai do të shtrijë dorën kundër veriut, do të shkatërrojë Asirinë dhe do ta bëjë Niniven shkreti, një vend të thatë si shkretëtira.

Sofonia 2:14 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Në mes të tij do të struken kopetë, tërë kafshët e kombeve; si pelikani ashtu dhe çafka do të kalojnë natën mbi kapitelet e shtyllave të tij; zëri i tyre do të dëgjohet në dritare; shkretimi do të jetë mbi pragje, sepse do të shkatërrojë veshjen me panela kedri.

Sofonia 2:15 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Ky është qyteti i qejfeve që rrinte i sigurt dhe thoshte në zemër të vet: "Unë, dhe askush tjetër veç meje". Vallë si u bë një shkreti, një vend ku struken kafshët? Kushdo që do t’i kalojë afër do të fërshëllejë dhe do të tundë dorën.
Previous Chapter
« Sofonia 1 (ALB)
Next Chapter
Sofonia 3 (ALB) »

Available Bible Translations

American Standard Version (ASV)
Zephaniah 2 (ASV) »
King James Version (KJV)
Zephaniah 2 (KJV) »
GOD’S WORD® (GW)
Zephaniah 2 (GW) »
Berean Bible (BSB)
Zephaniah 2 (BSB) »
World English Bible (WEB)
Zephaniah 2 (WEB) »
French Bible (LSG)
Sophonie 2 (LSG) »
German Bible (LUTH1912)
Zephanja 2 (LUTH1912) »
Marathi Bible (MARIRV)
सफन्या 2 (MARIRV) »
Hebrew Bible (HEB)
צפניה 2 (HEB) »
Portuguese Bible (BSL)
Sofonias 2 (BSL) »
Vietnamese Bible (VIE)
Xê-pha-ni-a 2 (VIE) »
Spanish Bible (RVA)
Sofonías 2 (RVA) »
Italian Bible (RIV)
Sofonia 2 (RIV) »
Chinese Simplified (CUVS)
西 番 雅 书 2 (CUVS) »
Chinese Traditional (CUVT)
西 番 雅 書 2 (CUVT) »
Swedish Bible (SV1917)
Sefanja 2 (SV1917) »
Russian Bible (RUSV)
Софония 2 (RUSV) »
Ukrainian Bible (UKR)
Софонія 2 (UKR) »
Hungarian Bible (KAR)
Sofóniás 2 (KAR) »
Bulgarian Bible (BULG)
Софоний 2 (BULG) »
Japanese Bible (JPN)
ゼパニヤ書 2 (JPN) »
Norwegian Bible (NORSK)
Sefanja 2 (NORSK) »

Sofonia (ALB) Chapter Selection

1 2 3

ALB Book Selection List

View full list of ALB Bible Books and Chapters