1 Kronikave Chapter 17 ALB Bible Verse Images

1 Kronikave 17 Bible Verse Pictures. Choose from a large collection of inspirational, motivational and encouraging Bible verses with pictures of nature. Download and share 1 Kronikave 17 inspirational Bible verse images. Bible verse pictures were created based on verses from The Holy Bible in Albanian (ALB). The Albanian Bible translation is available in the Public Domain, which means that the ALB Bible is not copyright. (Bibla e Shenjtë) Dhjata e Vjetër, Dhjata e Re

1 Kronikave 17:1 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Ndodhi që Davidi, mbasi u vendos në shtëpinë e vet, i tha profetit Nathan: "Ja, unë banoj në një shtëpi prej kedri, ndërsa arka e besëlidhjes të Zotit ndodhet nën një çadër".

1 Kronikave 17:2 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Nathani iu përgjegj Davidit: "Bëj të gjitha ato që ke në zemër, sepse Perëndia është me ty".

1 Kronikave 17:3 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Por po atë natë fjala e Perëndisë iu drejtua Nathanit, duke i thënë:

1 Kronikave 17:4 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
"Shko t’i thuash shërbëtorit tim David: "Kështu thotë Zoti: Nuk do të jesh ti ai që do të më ndërtojë një shtëpi në të cilën unë të mund të banoj.

1 Kronikave 17:5 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Në fakt nuk kam banuar kurrë në një shtëpi nga dita që kam nxjerrë Izraelin nga Egjipti deri më sot; por kam shkuar nga një çadër te tjetra dhe nga një banesë te tjetra.

1 Kronikave 17:6 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Kudo kam shkuar me gjithë Izraelin, a i kam folur vallë ndonjerit prej gjyqtarëve të Izraelit, të cilët i kisha urdhëruar të ushqenin popullin tim, duke thënë: "Pse nuk më ndërtoni një shtëpi me dru kedri?".

1 Kronikave 17:7 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Tani do t’i flasësh kështu shërbëtorit tim David: "Kështu thotë Zoti i ushtrive: Unë të mora nga vatha, kur po shkoje pas deleve, dhe të bëra princ mbi popullin tim, Izraelin.

1 Kronikave 17:8 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
kam qenë me ty kudo ku ke vajtur, kam shfarosur përpara teje tërë armiqtë e tu dhe e kam bërë emrin tënd si atë të njerëzve të mëdhenj që janë mbi dhe.

1 Kronikave 17:9 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Përveç kësaj do t’i jap popullit tim të Izraelit një vend ku të banojë në shtëpinë e tij dhe të mos e lëvizin më, dhe të këqijtë të mos vazhdojnë ta shkretojnë si më parë,

1 Kronikave 17:10 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
qysh prej kohës që kam vendosur gjyqtarët mbi popullin tim të Izraelit. Do të poshtëroj edhe tërë armiqtë e tu. Të njoftoj gjithashtu që Zoti do të të ndërtojë një shtëpi.

1 Kronikave 17:11 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Kur të mbushen ditët e tua dhe të shkosh të bashkohesh me etërit e tu, unë do të nxjerrë një pasardhësin tënd, që do të jetë një nga bijtë e tu, dhe do ta konsolidoj mbretërinë e tij.

1 Kronikave 17:12 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Ai do të më ndërtojë një shtëpi dhe unë do ta bëj të qëndrueshëm fronin e tij përgjithnjë.

1 Kronikave 17:13 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Unë do të jem për të një atë dhe ai për mua një bir; dhe nuk do t’ia heq përkrahjen time ashtu siç ia kam hequr atij që të ka paraprirë.

1 Kronikave 17:14 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Unë do ta bëj të qëndrueshëm për gjithnjë në shtëpinë time dhe në mbretërinë time, dhe froni i tij do të jetë i qëndrueshëm gjithnjë"".

1 Kronikave 17:15 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Nathani i foli Davidit duke përdorur tërë këto fjalë dhe sipas gjithë vizionit të tij.

1 Kronikave 17:16 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Atëherë mbreti David hyri, u ul përballë Zotit dhe tha: "Kush jam unë, o Zot Perëndi, ç’është shtëpia ime, që ti më bëre të arrij deri këtu?

1 Kronikave 17:17 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Megjithatë kjo t’u duk një gjë e vogël para syve të tu, o Perëndi; ti fole edhe për shtëpinë e shërbëtorit tënd për një të ardhme të largët dhe më konsiderove sikur të isha një njeri i rangut të lartë, o Zot Perëndi.

1 Kronikave 17:18 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Çfarë mund të thotë akoma Davidi për nderin që i ke bërë shërbëtorit tënd? Ti e njeh në të vërtetë shërbëtorin tënd.

1 Kronikave 17:19 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
O Zot, për dashurinë e shërbëtorit tënd dhe sipas zemrës sate, ti ke kryer gjithë këto vepra të fuqishme për t’i bërë të njohura tërë këto gjëra të mëdha.

1 Kronikave 17:20 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
O Zot, askush nuk është i ngjashëm me ty dhe nuk ka tjetër Perëndi veç teje, sipas tërë ato që kemi dëgjuar me veshët tona.

1 Kronikave 17:21 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Dhe kush është si populli yt i Izraelit, i vetmi komb mbi tokë që Perëndia erdhi për ta çliruar dhe për ta bërë popullin e tij, për të të dhënë një emër me gjëra të mëdha dhe të tmerrshme, duke i dëbuar kombet përpara popullit tënd që ti ke çliruar nga Egjipti?

1 Kronikave 17:22 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Ti e ke bërë popullin e Izraelit popullin tënd për gjithnjë; dhe ti, o Zot, je bërë Perëndia i tyre.

1 Kronikave 17:23 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Prandaj fjala që ke shqiptuar, o Zot, përsa i përket shërbëtorit tënd dhe shtëpisë së tij, të ruajë vlerën e saj për gjithnjë! Bëj siç ke thënë!

1 Kronikave 17:24 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Po, të mbetet e vlefshme, me qëllim që emri yt të shkëlqejë për gjithnjë dhe të kemi mundësinë të themi: "Zoti i ushtrive, Perëndia i Izraelit, është me të vërtetë Perëndia për Izraelin"; dhe shtëpia e shërbëtorit tënd David u bëftë e qëndrueshme para teje!

1 Kronikave 17:25 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Ti vetë, o Perëndia im, i ke treguar shërbëtorit tënd se do t’i ndërtoje një shtëpi. Prandaj shërbëtori yt pati guximin të lutet në praninë tënde.

1 Kronikave 17:26 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Dhe tani, o Zot, ti je Perëndia dhe i ke premtuar këtë të mirë shërbëtorit tënd.

1 Kronikave 17:27 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Ndërkaq le të të pëlqejë të bekosh shtëpinë e shërbëtorit tënd, me qëllim që ajo të qëndrojë gjithnjë para teje, sepse atë që bekon ti, o Zot, është e bekuar për gjithnjë".
Previous Chapter
« 1 Kronikave 16 (ALB)

Available Bible Translations

American Standard Version (ASV)
1 Chronicles 17 (ASV) »
King James Version (KJV)
1 Chronicles 17 (KJV) »
GOD’S WORD® (GW)
1 Chronicles 17 (GW) »
Berean Bible (BSB)
1 Chronicles 17 (BSB) »
World English Bible (WEB)
1 Chronicles 17 (WEB) »
French Bible (LSG)
1 Chroniques 17 (LSG) »
German Bible (LUTH1912)
1 Chronik 17 (LUTH1912) »
Arabic Bible (AVD)
١ أخبار 17 (AVD) »
Portuguese Bible (BSL)
1 Crônicas 17 (BSL) »
Vietnamese Bible (VIE)
1 Sử Ký 17 (VIE) »
Spanish Bible (RVA)
1 Crónicas 17 (RVA) »
Italian Bible (RIV)
1 Cronache 17 (RIV) »
Chinese Simplified (CUVS)
历 代 志 上 17 (CUVS) »
Chinese Traditional (CUVT)
歷 代 志 上 17 (CUVT) »
Swedish Bible (SV1917)
1 Krönikeboken 17 (SV1917) »
Ukrainian Bible (UKR)
1 хроніки 17 (UKR) »
Hungarian Bible (KAR)
1 Krónika 17 (KAR) »
Bulgarian Bible (BULG)
1 Летописи 17 (BULG) »
Japanese Bible (JPN)
歴代志上 17 (JPN) »
Norwegian Bible (NORSK)
1 Krønikebok 17 (NORSK) »

1 Kronikave (ALB) Chapter Selection

ALB Book Selection List

View full list of ALB Bible Books and Chapters