1 Pjetrit Chapter 3 ALB Bible Verse Images

1 Pjetrit 3 Bible Verse Pictures. Choose from a large collection of inspirational, motivational and encouraging Bible verses with pictures of nature. Download and share 1 Pjetrit 3 inspirational Bible verse images. Bible verse pictures were created based on verses from The Holy Bible in Albanian (ALB). The Albanian Bible translation is available in the Public Domain, which means that the ALB Bible is not copyright. (Bibla e Shenjtë) Dhjata e Vjetër, Dhjata e Re

1 Pjetrit 3:1 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Gjithashtu dhe ju, gra, nënshtrojuni burrave tuaj, që, edhe nëse disa nuk i binden fjalës, të fitohen pa fjalë, nga sjellja e grave të tyre,

1 Pjetrit 3:2 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
kur të shohin sjelljen tuaj të dlirë dhe me frikë.

1 Pjetrit 3:3 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Stolia juaj të mos jetë e jashtme: gërshëtimi i flokëve, stolisja me ar ose veshja me rroba të bukura,

1 Pjetrit 3:4 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
por njeriu i fshehur i zemrës, me pastërtinë që nuk prishet të një shpirti të butë dhe të qetë, që ka vlerë të madhe përpara Perëndisë.

1 Pjetrit 3:5 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Sepse kështu stoliseshin dikur gratë e shenjta që shpresonin në Perëndinë, duke iu nënshtruar burrave të tyre,

1 Pjetrit 3:6 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
ashtu si Sara, që i bindej Abrahamit duke e quajtur "zot"; bija të saj ju jeni, në qoftë se bëni mirë dhe nuk trembeni nga ndonjë frikë.

1 Pjetrit 3:7 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Ju burra, gjithashtu, jetoni me gratë tuaja me urtësi, duke e çmuar gruan si një enë më delikate dhe e nderoni sepse janë bashkëtrashëgimtare me ju të hirit të jetës, që të mos pengohen lutjet tuaja.

1 Pjetrit 3:8 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Dhe më në fund jini të gjithë të një mendjeje, të dhembshur, plot dashuri vëllazërore, të mëshirshëm dhe dashamirës,

1 Pjetrit 3:9 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
pa e kthyer të keqen me të keqe ose fyerjen me fyerje, po, përkundrazi, bekoni, duke e ditur se për këtë u thirrët, që të trashëgoni bekimin.

1 Pjetrit 3:10 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Sepse “kush don ta dojë jetën dhe të shohë ditë të mira, le ta ruajë gojën e tij nga e keqja dhe buzët e tij nga të folurit me mashtrim;

1 Pjetrit 3:11 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
të largohet nga e keqja dhe të bëjë të mirën, të kërkojë paqen dhe të ndjekë atë,

1 Pjetrit 3:12 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
sepse sytë e Zotit janë mbi të drejtët dhe veshët e tij janë në lutjen e tyre; por fytyra e Zotit është kundër atyre që bëjnë të keqen.”

1 Pjetrit 3:13 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Dhe kush do t’ju bëjë keq, në qoftë se ju ndiqni të mirën?

1 Pjetrit 3:14 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Por, edhe sikur të vuani për drejtësinë, lum ju! “Pra, mos kini asnjë druajtje prej tyre dhe mos u shqetësoni,”

1 Pjetrit 3:15 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
madje shenjtëroni Zotin Perëndinë në zemrat tuaja dhe jini gjithnjë gati për t’u përgjigjur në mbrojtjen tuaj kujtdo që ju kërkon shpjegime për shpresën që është në ju, por me butësi e me druajtje,

1 Pjetrit 3:16 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
duke pasur ndërgjegje të mirë, që, kur t’ju padisin si keqbërës, të turpërohen ata që shpifin për sjelljen tuaj të mirë në Krishtin.

1 Pjetrit 3:17 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Sepse është më mirë, nëse është i tillë vullneti i Perëndisë, të vuani duke bërë mirë, se sa duke bërë keq,

1 Pjetrit 3:18 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
sepse edhe Krishti ka vuajtur një herë për mëkatet, i drejti për të padrejtët, për të na çuar te Perëndia. U vra në mish, por u ngjall nga Fryma,

1 Pjetrit 3:19 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
me anë të së cilës ai shkoi t’u predikojë frymërave që ishin në burg,

1 Pjetrit 3:20 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
që dikur ishin rebelë, kur durimi i Perëndisë i priste në ditët e Noeut, ndërsa po ndërtohej arka, në të cilën, pak vetë, gjithsejt tetë, shpëtuan nëpërmjet ujit,

1 Pjetrit 3:21 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
i cili është shëmbëllesa e pagëzimit (jo heqja e ndyrësisë së mishit, po kërkesa e një ndërgjegjeje të mirë te Perëndia), që tani na shpëton edhe ne me anë të ringjalljes së Jezu Krishtit,

1 Pjetrit 3:22 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
i cili shkoi në qiell dhe është në të djathtën e Perëndisë ku i janë nënshtruar engjëj, pushtete dhe fuqie.
Previous Chapter
« 1 Pjetrit 2 (ALB)
Next Chapter
1 Pjetrit 4 (ALB) »

Available Bible Translations

American Standard Version (ASV)
1 Peter 3 (ASV) »
King James Version (KJV)
1 Peter 3 (KJV) »
GOD’S WORD® (GW)
1 Peter 3 (GW) »
Berean Bible (BSB)
1 Peter 3 (BSB) »
World English Bible (WEB)
1 Peter 3 (WEB) »
French Bible (LSG)
1 Pierre 3 (LSG) »
German Bible (LUTH1912)
1 Petrus 3 (LUTH1912) »
Hindi Bible (HINIRV)
1 पतरस 3 (HINIRV) »
Punjabi Bible (PANIRV)
1 ਪਤਰਸ 3 (PANIRV) »
Marathi Bible (MARIRV)
1 पेत्र 3 (MARIRV) »
Arabic Bible (AVD)
١ بطرس 3 (AVD) »
Portuguese Bible (BSL)
1 Pedro 3 (BSL) »
Vietnamese Bible (VIE)
1 Phi-rơ 3 (VIE) »
Spanish Bible (RVA)
1 Pedro 3 (RVA) »
Italian Bible (RIV)
1 Pietro 3 (RIV) »
Chinese Simplified (CUVS)
彼 得 前 书 3 (CUVS) »
Chinese Traditional (CUVT)
彼 得 前 書 3 (CUVT) »
Swedish Bible (SV1917)
1 Petrusbrevet 3 (SV1917) »
Russian Bible (RUSV)
1 Петра 3 (RUSV) »
Ukrainian Bible (UKR)
1 Петра 3 (UKR) »
Hungarian Bible (KAR)
1 Péter 3 (KAR) »
Bulgarian Bible (BULG)
1 Петрово 3 (BULG) »
Norwegian Bible (NORSK)
1 Peter 3 (NORSK) »

1 Pjetrit (ALB) Chapter Selection

1 2 3 4 5

ALB Book Selection List

View full list of ALB Bible Books and Chapters