2 Korintasve Chapter 6 ALB Bible Verse Images

2 Korintasve 6 Bible Verse Pictures. Choose from a large collection of inspirational, motivational and encouraging Bible verses with pictures of nature. Download and share 2 Korintasve 6 inspirational Bible verse images. Bible verse pictures were created based on verses from The Holy Bible in Albanian (ALB). The Albanian Bible translation is available in the Public Domain, which means that the ALB Bible is not copyright. (Bibla e Shenjtë) Dhjata e Vjetër, Dhjata e Re

2 Korintasve 6:1 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Dhe, duke qenë bashkëpunëtorë të tij, ju këshillojmë të mos e pranoni më kot hirin e Perëndisë,

2 Korintasve 6:2 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
sepse ai thotë: “Në kohë të pëlqyer unë të dëgjova dhe në ditë shpëtimi të ndihmova.” Ja, pra, koha e pëlqyer, ja, pra, dita e shpëtimit.

2 Korintasve 6:3 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Ne nuk japim asnjë shkas për skandal në asnjë gjë, që të mos shahet shërbesa jonë;

2 Korintasve 6:4 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
por në çdo gjë e rekomandojmë veten tonë si shërbëtorë të Perëndisë në shumë vuajtje, në shtrëngime, në nevoja, në ngushtica,

2 Korintasve 6:5 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
në rrahje, në burgosje, në kryengritje, në mundime, në të pafjetura, në agjërime,

2 Korintasve 6:6 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
me pastërti, me njohuri, me durim, me mirësi, me Frymën e Shenjtë, me dashuri jo të shtirur,

2 Korintasve 6:7 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
me fjalën e së vërtetës, me fuqinë e Perëndisë, me armët e drejtësisë në të djathtë dhe në të majtë,

2 Korintasve 6:8 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
në lavdi dhe në çnderim, me emër të mirë dhe me emër të keq;

2 Korintasve 6:9 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
si gënjeshtarë, por të vërtetë; si të panjohur, por të njohur; si njerëz që vdesin, por ja, jetojmë; si të ndëshkuar, por jo të vrarë;

2 Korintasve 6:10 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
si të brengosur, por gjithmonë të gëzuar; si të varfër, por shumë veta i bëjmë të pasur; si njerëz që s’kanë kurrgjë, por kanë gjithçka.

2 Korintasve 6:11 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Goja jonë u hap për ju, o Korintas, zemra jonë u bë e gjërë.

2 Korintasve 6:12 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Ju nuk jeni ngushtë në ne, por ju jeni të ngushtë në zemrat tuaj.

2 Korintasve 6:13 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Por në shkëmbim po ju flas si fëmijve, bëhuni të gjërë edhe ju.

2 Korintasve 6:14 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Mos hyni në një zgjedhë bashkë me të pabesët, sepse ç’lidhje ka drejtësia me paudhësinë? Dhe çfarë afrie ka drita me terrin?

2 Korintasve 6:15 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Dhe ç’harmoni ka Krishti me Belialin? Ose ç’pjesë ka besimtari me jobesimtarin?

2 Korintasve 6:16 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Dhe çfarë marrëveshje ka tempulli i Perëndisë me idhujt? Sepse ju jeni tempulli i Perëndisë së gjallë, sikurse tha Perëndia: “Unë do të banoj në mes tyre, dhe do të ec ndër ta; do të jem Perëndia i tyre dhe ata do të jenë populli im.”

2 Korintasve 6:17 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Prandaj “dilni nga mesi i tyre dhe ndahuni prej tyre, thotë Zoti, dhe mos prekni asgjë të ndyrë, dhe unë do t’ju pranoj,

2 Korintasve 6:18 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
dhe do të jem si një Atë për ju, dhe ju do të jeni për mua si bijtë e bijat, thotë Zoti i Plotfuqishëm.”
Previous Chapter
« 2 Korintasve 5 (ALB)

Available Bible Translations

American Standard Version (ASV)
2 Corinthians 6 (ASV) »
King James Version (KJV)
2 Corinthians 6 (KJV) »
GOD’S WORD® (GW)
2 Corinthians 6 (GW) »
Berean Bible (BSB)
2 Corinthians 6 (BSB) »
World English Bible (WEB)
2 Corinthians 6 (WEB) »
French Bible (LSG)
2 Corinthiens 6 (LSG) »
German Bible (LUTH1912)
2 Korinther 6 (LUTH1912) »
Portuguese Bible (BSL)
2 Coríntios 6 (BSL) »
Vietnamese Bible (VIE)
2 Cô-rinh-tô 6 (VIE) »
Spanish Bible (RVA)
2 Corintios 6 (RVA) »
Italian Bible (RIV)
2 Corinzi 6 (RIV) »
Chinese Simplified (CUVS)
哥 林 多 后 书 6 (CUVS) »
Chinese Traditional (CUVT)
歌 林 多 後 書 6 (CUVT) »
Swedish Bible (SV1917)
2 Korinthierbrevet 6 (SV1917) »
Ukrainian Bible (UKR)
2 коринтян 6 (UKR) »
Hungarian Bible (KAR)
2 Korinthus 6 (KAR) »
Bulgarian Bible (BULG)
2 Коринтяни 6 (BULG) »
Norwegian Bible (NORSK)
2 Korinter 6 (NORSK) »

2 Korintasve (ALB) Chapter Selection

1 2 3 4 5 6 7 8 9 10 11 12 13

ALB Book Selection List

View full list of ALB Bible Books and Chapters