Amosi Chapter 6 ALB Bible Verse Images

Amosi 6 Bible Verse Pictures. Choose from a large collection of inspirational, motivational and encouraging Bible verses with pictures of nature. Download and share Amosi 6 inspirational Bible verse images. Bible verse pictures were created based on verses from The Holy Bible in Albanian (ALB). The Albanian Bible translation is available in the Public Domain, which means that the ALB Bible is not copyright. (Bibla e Shenjtë) Dhjata e Vjetër, Dhjata e Re

Amosi 6:1 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Mjerë ata që jetojnë në bollëk në Sion dhe që e ndjejnë veten të sigurt në malin e Samarias, njerëz të parisë të ballit të kombeve, ku po shkon shtëpia e Izraelit.

Amosi 6:2 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Kaloni në Kalneh dhe shikoni, që andej shkoni në Hamathin e madh, pastaj zbrisni në Gathin e Filistejve. A janë vallë ato më të mira nga këto mbretëri ose territori i tyre është më i madh nga ai juaji?

Amosi 6:3 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Ju doni të largoni ditën e keqe, por e afroni selinë e dhunës.

Amosi 6:4 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Mjerë ata që rrinë shtrirë mbi shtretër prej fildishi, që shtrihen mbi divanet e tyre dhe hanë qengjat e kopesë dhe viçat që merren nga stalla.

Amosi 6:5 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Këndojnë me tingullin e harpës dhe ashtu si Davidi shpikin për vete vegla muzikore;

Amosi 6:6 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
pinë verë në kupa të gjëra dhe lyhen me vajrat më të mira, por nuk trishtohen për shkatërrimin e Jozefit.

Amosi 6:7 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Prandaj do të shkojnë në robëri në krye të të internuarve dhe ata që shtrihen mbi divanet në banketet do të hiqen.

Amosi 6:8 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Zoti, Zoti, është betuar për veten e tij, thotë Zoti, Perëndia i ushtrive: "Unë nuk e shoh dot me sy madhështinë e Jakobit dhe i urrej pallatet e tij; prandaj do t’ia jap armikut në dorë qytetin me tërë ato që përmban".

Amosi 6:9 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Dhe do të ndodhë që, po të lënë dhjetë burra në një shtëpi, do të vdesin edhe ata.

Amosi 6:10 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Kur një i afërt do të vijë me atë që djeg kufomat për t’i marrë trupat dhe për t’i nxjerrë jashtë shtëpisë, do t’i thotë atij që ndodhet brenda në shtëpi: "A ka të tjerë me ty?". Tjetri do të përgjigjet: "Jo". Dhe i pari do të thotë: "Hesht, sepse nuk duhet të përmendet emri i Zotit".

Amosi 6:11 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Sepse ja, Zoti urdhëron dhe e katandis shtëpinë e madhe në bajgë dhe të voglën në copëza.

Amosi 6:12 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Vallë, a rendin kuajt mbi shkëmbinjtë ose a lërohen ata me qe? Por ju e ktheni të drejtën në helm dhe frytin e drejtësisë në hidhërim,

Amosi 6:13 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
ju, që gëzoheni për Lo-debarin, ju që thoni: "A nuk e kemi marrë për vete Karnaimin me forcën tonë?".

Amosi 6:14 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
"Sepse ja, o shtëpia e Izraelit," thotë Zoti, Perëndia i ushtrive, "unë do të ngre kundër jush një komb, që do t’ju shtypë nga hyrja e Hamathit deri të përroi i Arabahut".
Previous Chapter
« Amosi 5 (ALB)
Next Chapter
Amosi 7 (ALB) »

Available Bible Translations

American Standard Version (ASV)
Amos 6 (ASV) »
King James Version (KJV)
Amos 6 (KJV) »
GOD’S WORD® (GW)
Amos 6 (GW) »
Berean Bible (BSB)
Amos 6 (BSB) »
World English Bible (WEB)
Amos 6 (WEB) »
French Bible (LSG)
Amos 6 (LSG) »
German Bible (LUTH1912)
Amos 6 (LUTH1912) »
Hindi Bible (HINIRV)
आमोस 6 (HINIRV) »
Punjabi Bible (PANIRV)
ਆਮੋਸ 6 (PANIRV) »
Bengali Bible (BENIRV)
আমোচ 6 (BENIRV) »
Tamil Bible (TAMIRV)
ஆமோஸ் 6 (TAMIRV) »
Marathi Bible (MARIRV)
आमोस 6 (MARIRV) »
Telugu Bible (TELIRV)
ఆమోసు 6 (TELIRV) »
Gujarati Bible (GUJIRV)
આમોસ 6 (GUJIRV) »
Kannada Bible (KANIRV)
ಆಮೋಸನು 6 (KANIRV) »
Arabic Bible (AVD)
عَامُوس 6 (AVD) »
Hebrew Bible (HEB)
עמוס 6 (HEB) »
Portuguese Bible (BSL)
Amós 6 (BSL) »
Vietnamese Bible (VIE)
A-mốt 6 (VIE) »
Spanish Bible (RVA)
Amós 6 (RVA) »
Italian Bible (RIV)
Amos 6 (RIV) »
Chinese Simplified (CUVS)
阿 摩 司 书 6 (CUVS) »
Chinese Traditional (CUVT)
阿 摩 司 書 6 (CUVT) »
Swedish Bible (SV1917)
Amos 6 (SV1917) »
Russian Bible (RUSV)
Амос 6 (RUSV) »
Ukrainian Bible (UKR)
Амос 6 (UKR) »
Hungarian Bible (KAR)
Ámos 6 (KAR) »
Bulgarian Bible (BULG)
Амос 6 (BULG) »
Japanese Bible (JPN)
アモス書 6 (JPN) »
Norwegian Bible (NORSK)
Amos 6 (NORSK) »

Amosi (ALB) Chapter Selection

1 2 3 4 5 6 7 8 9

ALB Book Selection List

View full list of ALB Bible Books and Chapters