Amosi Chapter 9 ALB Bible Verse Images

Amosi 9 Bible Verse Pictures. Choose from a large collection of inspirational, motivational and encouraging Bible verses with pictures of nature. Download and share Amosi 9 inspirational Bible verse images. Bible verse pictures were created based on verses from The Holy Bible in Albanian (ALB). The Albanian Bible translation is available in the Public Domain, which means that the ALB Bible is not copyright. (Bibla e Shenjtë) Dhjata e Vjetër, Dhjata e Re

Amosi 9:1 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Unë pashë Zotin që rrinte më këmbë pranë altarit dhe tha: "Goditi kapitelet, u shkundshin portat, dhe copëtoji mbi kokat e tyre. Unë do t’i vras pastaj ata që kanë mbetur me shpatë. Asnjë nga ata që ikin nuk do të mund t’ia dalë mbanë, dhe asnjë nga ata që ikin nuk do të mund të shpëtojë.

Amosi 9:2 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Edhe sikur të depërtojnë në Sheol, dora ime do t’i shkëpusë që andej; edhe sikur të ngjiten në qiell, unë do t’i tërheq poshtë që andej.

Amosi 9:3 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Edhe sikur të fshiheshin në majë të Karmelit, unë do t’i gjej dhe do t’i marr; edhe sikur t’i fshiheshin shikimit tim në fund të detit, atje do të urdhëroj gjarpërin t’i kafshojë;

Amosi 9:4 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
edhe sikur të shkonin në robëri para armiqve të tyre, atje do të urdhëroj shpatën t’i vrasë. Unë do të ngul sytë e mi mbi ta për të keqen dhe jo për të mirën.

Amosi 9:5 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Zoti, Zoti i ushtrive, është ai që prek tokën dhe ajo shkrihet, dhe tërë banorët e saj mbajnë zi; ajo ngrihet e tëra si Nili dhe ulet si lumi i Egjiptit.

Amosi 9:6 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Éshtë ai që ndërton në qiejt dhomat e tij të sipërme dhe ka vënë mbi tokë themelet e kupës së tij qiellore; ai thërret ujërat e detit dhe i derdh mbi faqen e dheut; emri i tij është Zoti.

Amosi 9:7 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
A nuk jeni për mua si bijtë e Etiopasve, o bij të Izraelit?," thotë Zoti. A nuk e nxora unë Izraelin nga vendi i Egjiptit, Filistejtë nga Kaftori dhee Sirët nga Kiri?

Amosi 9:8 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Ja sytë e Zotit, Zotit, janë mbi mbretërinë mëkatare; unë do ta shfaros nga faqja e dheut, por nuk do ta shfaros krejt shtëpinë e Jakobit," thotë Zoti.

Amosi 9:9 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
"Sepse ja, unë do të jap urdhrin dhe do ta shosh shtëpinë e Izraelit midis gjithë kombeve, ashtu si bëhet me shoshën, por në tokë nuk do të bjerë as kokrra më e vogël e grurit.

Amosi 9:10 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Tërë mëkatarët e popullit tim do të vdesin nga shpata, ata që thonë: Gjëma nuk do të afrohet as ka për të arritur deri te nee"".

Amosi 9:11 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
"Atë ditë do të ngre përsëri tabernakullin e Davidit që ka rënë, do të ndreq të çarat e tij dhe do të ngre rrënojat e tij, dhe do ta rindërtoj si në ditët e lashta,

Amosi 9:12 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
më qëllim që të zotërojnë kusurin e Edomit dhe tërë kombet ku i bëjnë thirrje emrit tim," thotë Zoti që do ta bëjë këtë.

Amosi 9:13 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
"Ja, ditët po vijnë," thotë Zoti, "kur ai që lëron do t’i afrohet atij që korr dhe ai që shtrydh rrushin atij që hedh farën; atëherë malet do të kullojnë musht, që do të rrjedhë poshtë nëpër kodra.

Amosi 9:14 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Do ta kthej nga robëria popullin tim të Izraelit, dhe ata do të rindërtojnë qytetet e shkretuara dhe do të banojnë në to, do të mbjellin vreshta dhe do të pijnë verën e tyre, do të punojnë kopshtet dhe do të hanë frytet e tyre.

Amosi 9:15 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Unë do t’i mbjell në tokën e tyre dhe nuk do të çrrënjosen kurrë më nga toka që u kam dhënë atyre, thotë Zoti, Perëndia yt".
Previous Chapter
« Amosi 8 (ALB)
Next Chapter
Abdia 1 (ALB) »

Available Bible Translations

American Standard Version (ASV)
Amos 9 (ASV) »
King James Version (KJV)
Amos 9 (KJV) »
GOD’S WORD® (GW)
Amos 9 (GW) »
Berean Bible (BSB)
Amos 9 (BSB) »
World English Bible (WEB)
Amos 9 (WEB) »
French Bible (LSG)
Amos 9 (LSG) »
German Bible (LUTH1912)
Amos 9 (LUTH1912) »
Hindi Bible (HINIRV)
आमोस 9 (HINIRV) »
Punjabi Bible (PANIRV)
ਆਮੋਸ 9 (PANIRV) »
Bengali Bible (BENIRV)
আমোচ 9 (BENIRV) »
Tamil Bible (TAMIRV)
ஆமோஸ் 9 (TAMIRV) »
Marathi Bible (MARIRV)
आमोस 9 (MARIRV) »
Telugu Bible (TELIRV)
ఆమోసు 9 (TELIRV) »
Gujarati Bible (GUJIRV)
આમોસ 9 (GUJIRV) »
Kannada Bible (KANIRV)
ಆಮೋಸನು 9 (KANIRV) »
Arabic Bible (AVD)
عَامُوس 9 (AVD) »
Hebrew Bible (HEB)
עמוס 9 (HEB) »
Portuguese Bible (BSL)
Amós 9 (BSL) »
Vietnamese Bible (VIE)
A-mốt 9 (VIE) »
Spanish Bible (RVA)
Amós 9 (RVA) »
Italian Bible (RIV)
Amos 9 (RIV) »
Chinese Simplified (CUVS)
阿 摩 司 书 9 (CUVS) »
Chinese Traditional (CUVT)
阿 摩 司 書 9 (CUVT) »
Swedish Bible (SV1917)
Amos 9 (SV1917) »
Russian Bible (RUSV)
Амос 9 (RUSV) »
Ukrainian Bible (UKR)
Амос 9 (UKR) »
Hungarian Bible (KAR)
Ámos 9 (KAR) »
Bulgarian Bible (BULG)
Амос 9 (BULG) »
Japanese Bible (JPN)
アモス書 9 (JPN) »
Norwegian Bible (NORSK)
Amos 9 (NORSK) »

Amosi (ALB) Chapter Selection

1 2 3 4 5 6 7 8 9

ALB Book Selection List

View full list of ALB Bible Books and Chapters