Danieli Chapter 2 ALB Bible Verse Images

Danieli 2 Bible Verse Pictures. Choose from a large collection of inspirational, motivational and encouraging Bible verses with pictures of nature. Download and share Danieli 2 inspirational Bible verse images. Bible verse pictures were created based on verses from The Holy Bible in Albanian (ALB). The Albanian Bible translation is available in the Public Domain, which means that the ALB Bible is not copyright. (Bibla e Shenjtë) Dhjata e Vjetër, Dhjata e Re

Danieli 2:1 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Në vitin e dytë të mbretërimit të Nebukadnetsarit, ai pa disa ëndrra; fryma e tij u turbullua dhe i iku gjumi.

Danieli 2:2 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Atëherë mbreti dha urdhër të thërrisnin magjistarët, astrologët, shtriganët dhe Kaldeasit, që t’i tregonin mbretit ëndrrat e tij.

Danieli 2:3 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Mbreti u tha atyre: "Pashë një ëndërr dhe fryma ime është turbulluar, deri sa t’ia dal të shpjegoj ëndrrën time".

Danieli 2:4 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Atëherë Kaldeasit iu përgjigjën mbretit në gjuhën aramaike: "O mbret, jetofsh përjetë. Trego ëndrrën tënde shërbëtorëve të tu dhe ne do ta interpretojmë".

Danieli 2:5 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Mbreti u përgjigj dhe u tha Kaldeasve: "Vendimin tim e kam marrë: po të mos ma bëni të njohur përmbajtjen e ëndrrës sime dhe interpretimin e saj, do të priteni copa-copa dhe shtëpitë tuaja do të katandisen në plehërishte.

Danieli 2:6 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Por në rast se do të më tregoni ëndrrën dhe interpretimin e saj, do të merrni nga unë dhurata, shpërblime dhe nderime të mëdha; më tregoni, pra, ëndrrën dhe interpretimin e saj".

Danieli 2:7 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Ata u përgjigjën për së dyti dhe thanë: "Le t’u tregojë mbreti ëndrrën shërbëtorëve të vet dhe ne do t’i japim interpretimin".

Danieli 2:8 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Atëherë mbreti u përgjigj dhe tha: "E kuptoj fare mirë që ju doni të fitoni kohë, sepse e shihni që vendimi im është marrë;

Danieli 2:9 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
po të mos ma bëni të njohur ëndrrën, ka vetëm një vendim për ju; jeni marrë vesh midis jush për të thënë para meje fjalë të rreme dhe të çoroditura, me shpresë që kohërat të ndryshojnë. Prandaj ma tregoni ëndrrën dhe unë do të di në se jeni në gjendje të më jepni edhe interpretimin".

Danieli 2:10 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Kaldeasit u përgjigjën para mbretit dhe thanë: "Nuk ka njeri mbi tokë që mund të dijë atë që mbreti kërkon. Në fakt asnjë mbret, sundimtar o sovran nuk i ka kërkuar një gjë të tillë ndonjë magjistari, astrologu ose Kaldeasi.

Danieli 2:11 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Gjëja që pyet mbreti është tepër e vështirë dhe nuk ka njeri që mund t’ia bëjë të ditur mbretit, përveç perëndive, banesa e të cilëve nuk është ndër të gjallët".

Danieli 2:12 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Me këtë mbreti u zemërua, i hipi inati dhe urdhëroi që të shfaroseshin tërë të diturit e Babilonisë.

Danieli 2:13 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Kështu u shpall dekreti në bazë të të cilit duhet të vriteshin të diturit, dhe kërkonin Danielin dhe shokët e tij për t’i vrarë edhe ata.

Danieli 2:14 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Atëherë Danieli iu drejtua me fjalë të urta dhe të matura Ariokut, komandant i rojeve të mbretit, i cili kishte dalë për të vrarë të diturit e Babilonisë.

Danieli 2:15 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Mori fjalën dhe i tha Ariokut, komandantit të mbretit: "Pse vallë një dekret kaq i ashpër nga ana e mbretit?" Atëherë Arioku e vuri në dijeni Danielin.

Danieli 2:16 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Kështu Danieli hyri te mbreti dhe i kërkoi t’i jepte kohë për t’i bërë të njohur mbretit interpretimin e ëndrrës.

Danieli 2:17 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Atëherë Danieli shkoi në shtëpinë e vet dhe ua bëri të ditur këtë gjë shokëve të tij Hananiah, Mishael dhe Azaria,

Danieli 2:18 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
me qëllim që t’i kërkonin mëshirë Perëndisë të qiellit lidhur me këtë sekret, me qëllim që Danieli dhe shokët e tij të mos vriteshin bashkë me kusurin e njerëzve të ditur të Babilonisë.

Danieli 2:19 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Atëherë sekreti iu zbulua Danielit në një vegim nate. Kështu Danieli bekoi Perëndinë e qiellit.

Danieli 2:20 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Danieli filloi të thotë: "Qoftë i bekuar emri i Perëndisë përjetë, sepse atij i përkasin dituria dhe forca.

Danieli 2:21 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Ai ndryshon kohërat dhe stinët, i ul mbretërit dhe i larton, u jep dituri të urtëve dhe dije atyre që kanë mend.

Danieli 2:22 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Ai tregon gjërat e thella dhe të fshehta, njeh atë që është në terr dhe drita qëndron me të.

Danieli 2:23 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
O Perëndi i etërve të mi, të falënderoj dhe të lëvdoj, sepse më ke dhënë dituri dhe forcë dhe më ke bërë të njoh atë që të kemi kërkuar, duke na bërë të njohim gjënë e kërkuar nga mbreti".

Danieli 2:24 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Prandaj Danieli shkoi te Arioku, të cilit mbreti i kishte besuar detyrën të vriste njerëzit e ditur të Babilonisë; shkoi dhe i tha kështu: "Mos i vrit njerëzit e ditur të Babilonisë! Më ço përpara mbretit dhe do t’i jap mbretit interpretimin tim".

Danieli 2:25 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Atëherë Arioku e çoi me nxitim Danielin përpara mbretit dhe i foli kështu: "Gjeta midis Judejve robër një njeri që do t’i njohë mbretit interpretimin".

Danieli 2:26 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Mbreti filloi t’i thotë Danielit, që quhej Beltshatsar: "A je i zoti të më bësh të njohur ëndrrën që pashë dhe interpretimin e saj?".

Danieli 2:27 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Danieli u përgjigj në prani të mbretit dhe tha: "Sekreti për të cilin mbreti kërkoi interpretimin tim, nuk mund t’i shpjegohet mbretit as nga njerëzit e urtë, as nga astrologët, as nga magjistarët, as nga shortarët.

Danieli 2:28 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Por ka një Perëndi në qiell që zbulon sekretet, dhe ai i ka bërë të njohur mbretit Nebukadnetsarit atë që do të ndodhë ditët e fundit. Kjo ka qenë ëndrra jote dhe vegimet e mendjes sate në shtratin tënd.

Danieli 2:29 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
O mbret, mendimet që të kanë ardhur në shtratin tënd kanë të bëjnë me atë që ka për të ndodhur tani e tutje; dhe ai që zbulon sekretet të ka bërë të njohur atë që ka për të ndodhur.

Danieli 2:30 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Sa për mua, ky sekret m’u zbulua jo sepse kam më tepër dituri nga tërë të gjallët e tjerë, por me qëllim që interpretimi im t’i njoftohet mbretit, dhe ti të njihesh me mendimet e zemrës sate.

Danieli 2:31 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Ti ishe duke shikuar, o mbret, dhe ja një figurë e madhe; kjo figurë e stërmadhe, me një shkëlqim të jashtëzakonshëm, ngrihej para teje me një pamje të tmerrshme.

Danieli 2:32 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Koka e kësaj figure ishte prej ari të kulluar, gjoksi i saj dhe krahët e saj ishin prej argjendi, barku i saj dhe kofshët e saj prej bronzi,

Danieli 2:33 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
këmbët e saj prej hekuri, këmbët e saj pjesërisht prej hekuri dhe pjesërisht prej argjile.

Danieli 2:34 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Ndërsa po shikoje, një gur u shkëput, por jo nga dora e njeriut, dhe goditi figurën në këmbët e saj prej hekuri dhe argjile dhe i copëtoi.

Danieli 2:35 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Atëherë hekuri, argjila, bronzi, argjendi dhe ari u copëtuan bashkë dhe u bënë si kope byku në lëmë gjatë verës; era i mori me vete dhe nuk u gjet më asnjë gjurmë e tyre. Por guri që kishte goditur figurën u bë një mal i madh, që mbushi tërë tokën.

Danieli 2:36 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Kjo është ëndrra; tani do të japim interpretimin përpara mbretit.

Danieli 2:37 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Ti, o mbret, je mbreti i mbretërve, sepse Perëndia i qiellit të ka dhënë mbretërinë, pushtetin, forcën dhe lavdinë.

Danieli 2:38 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Ngado që të banojnë bijtë e njerëzve, kafshët e fushës dhe shpendët e qiellit, ai i ka lënë në duart e tua dhe të ka bërë të sundosh mbi gjithë ata. Ti je koka e artë.

Danieli 2:39 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Mbas teje do të dalë një mbretëri tjetër, më e vogël, më e ulët nga jotja; pastaj një mbretëri tjetër prej bronzi, që do të sundojë mbi gjithë dheun.

Danieli 2:40 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Mbretëria e katërt do të jetë e fortë si hekuri, sepse hekuri copëton dhe thërrmon çdo gjë; ashtu si hekuri që copëton, kjo mbretëri do t’i copëtojë dhe do t’i thërrmojë tërë këto mbretëri.

Danieli 2:41 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Siç e pe, këmbët dhe gishtërinjtë ishin pjesërisht prej argjile poçari dhe pjesërisht prej hekuri, kështu kjo mbretëri do të ndahet; megjithatë, ajo do të ketë fortësinë e hekurit, sepse ti ke parë hekurin të përzier me argjilë të butë.

Danieli 2:42 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Dhe ashtu si gishtërinjtë e këmbëve ishin pjesërisht prej hekuri dhe pjesërisht prej argjile, kështu ajo mbretëri do të jetë pjesërisht e fortë dhe pjesërisht e brishtë.

Danieli 2:43 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Siç e pe hekurin të përzier me argjilën e butë, ata do të përzihen nga fara njerëzore, por nuk do të bashkohen njeri me tjetrin, pikërisht ashtu si hekuri nuk amalgamohet me argjilën.

Danieli 2:44 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Në kohën e këtyre mbretërve, Perëndia i qiellit do të nxjerrë një mbretëri, që nuk do të shkatërrohet kurrë; kjo mbretëri nuk do t’i lihet një populli tjetër, por do të copëtojë dhe do të asgjësojë tërë këto mbretëri, dhe do të ekzistojë përjetë,

Danieli 2:45 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
pikërisht ashtu siç e pe gurin të shkëputet nga mali, jo nga dora e njeriut, për të copëtuar hekurin, bronzin, argjilën, argjendin dhe arin. Perëndia i madh i ka bërë të njohur mbretit atë që ka për të ndodhur tani e tutje. Éndrra është e vërtetë dhe interpretimi i saj është i sigurt".

Danieli 2:46 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Atëherë mbreti Nebukadnetsar ra me fytyrë dhe ra permbys para Danielit; pastaj urdhëroi që t’i paraqitnin një ofertë dhe temjan.

Danieli 2:47 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Mbreti i foli Danielit dhe tha: "Në të vërtetë Perëndia juaj është Perëndia i perëndive, Zoti i mbretërve dhe zbuluesi i sekreteve, sepse ti ke mundur të zbulosh këtë sekret".

Danieli 2:48 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Atëherë mbreti e bëri Danielin të madh, i dha dhurata të shumta dhe të mëdha, e bëri qeveritar të gjithë krahinës së Babilonisë dhe kreun më të lartë të gjithë të diturve të Babilonisë.

Danieli 2:49 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Përveç kësaj, me kërkesë të Danielit, mbreti vuri në krye të administratës së krahinës së Babilonisë Shadrakun, Meshakun dhe Abed-negon. Danieli përkundrazi mbeti në oborrin e mbretit.
Previous Chapter
« Danieli 1 (ALB)
Next Chapter
Danieli 3 (ALB) »

Available Bible Translations

American Standard Version (ASV)
Daniel 2 (ASV) »
King James Version (KJV)
Daniel 2 (KJV) »
GOD’S WORD® (GW)
Daniel 2 (GW) »
Berean Bible (BSB)
Daniel 2 (BSB) »
World English Bible (WEB)
Daniel 2 (WEB) »
French Bible (LSG)
Daniel 2 (LSG) »
German Bible (LUTH1912)
Daniel 2 (LUTH1912) »
Punjabi Bible (PANIRV)
ਦਾਨੀਏਲ 2 (PANIRV) »
Marathi Bible (MARIRV)
दानिएल 2 (MARIRV) »
Hebrew Bible (HEB)
דניאל 2 (HEB) »
Portuguese Bible (BSL)
Daniel 2 (BSL) »
Vietnamese Bible (VIE)
Ða-ni-ên 2 (VIE) »
Spanish Bible (RVA)
Daniel 2 (RVA) »
Italian Bible (RIV)
Daniele 2 (RIV) »
Chinese Simplified (CUVS)
但 以 理 书 2 (CUVS) »
Chinese Traditional (CUVT)
但 以 理 書 2 (CUVT) »
Swedish Bible (SV1917)
Daniel 2 (SV1917) »
Russian Bible (RUSV)
Даниил 2 (RUSV) »
Ukrainian Bible (UKR)
Даниїл 2 (UKR) »
Hungarian Bible (KAR)
Dániel 2 (KAR) »
Bulgarian Bible (BULG)
Данаил 2 (BULG) »
Japanese Bible (JPN)
ダニエル書 2 (JPN) »
Norwegian Bible (NORSK)
Daniel 2 (NORSK) »

Danieli (ALB) Chapter Selection

1 2 3 4 5 6 7 8 9 10 11 12

ALB Book Selection List

View full list of ALB Bible Books and Chapters