Danieli Chapter 1 ALB Bible Verse Images

Danieli 1 Bible Verse Pictures. Choose from a large collection of inspirational, motivational and encouraging Bible verses with pictures of nature. Download and share Danieli 1 inspirational Bible verse images. Bible verse pictures were created based on verses from The Holy Bible in Albanian (ALB). The Albanian Bible translation is available in the Public Domain, which means that the ALB Bible is not copyright. (Bibla e Shenjtë) Dhjata e Vjetër, Dhjata e Re

Danieli 1:1 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Në vitin e tretë të mbretërimit të Jehojakimit; mbretit të Judës, Nebukadnetsari, mbreti i Babilonisë, u nis kundër Jeruzalemit dhe e rethoi.

Danieli 1:2 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Zoti atëherë dha në duart e tij Jehojakimin, mbretin e Judës, bashkë me një pjesë të orendive të shtëpisë së Perëndisë, që ai i transportoi në vendin e Shinarit, në shtëpinë e perëndisë së tij dhe i vendosi orenditë në shtëpinë e thesarit të perëndisë së tij.

Danieli 1:3 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Pastaj mbreti i tha Ashpenazit, kreut të eunukëve të tij, t’i sjellë disa nga djemtë e Izraelit, qofshin prej fisi mbretëror apo prej familjesh fisnike,

Danieli 1:4 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
të rinj që të mos kishin asnjë të metë, por të hijshëm, të pajisur me urti, që të kishin njohuri dhe të mësonin shpejt, që të ishin të aftë të shërbenin në pallatin e mbretit dhe të cilëve të mund t’u mësohej letërsia dhe gjuha e Kaldeasve.

Danieli 1:5 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Mbreti u caktoi atyre një racion të përditshëm ushqimesh të shijshme nga ato të mbretit dhe verë nga ajo që ai vetë pinte; ata duhet të edukoheshin në tre vjet, në mbarim të të cilëve do të kalonin në shërbim të mbretit.

Danieli 1:6 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Midis tyre ishin bijtë e Judës: Danieli, Hananiahu, Mishaeli dhe Azaria.

Danieli 1:7 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Kreu i eunukëve u vuri atyre emra të tjerë: Danielit i vuri emrin Beltshatsar, Hananiahut Shadrak, Mishaelit Meshak dhe Azarias Abed-nego.

Danieli 1:8 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Por Danieli vendosi në zemër të tij të mos e ndotë veten me ushqimet e shijshme të mbretit dhe me verën që pinte ai vetë; dhe i kërkoi kreut të eunukëve ta lejonte që të mos ndotej.

Danieli 1:9 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Perëndia bëri që Danieli të gjejë hir dhe dhemshuri te kreu i eunukëve.

Danieli 1:10 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Kreu i eunukëve i tha pastaj Danielit: "Unë kam frikë nga mbreti, zoti im, që ka caktuar ushqimin tuaj dhe pijen tuaj. Pse ai duhet të shikojë fytyrat tuaja më të trishtuara nga ato të të rinjve të moshës suaj? Kështu do të vinit në rrezik kokën time te mbreti".

Danieli 1:11 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Atëherë Danieli i tha Meltsarit, që kreu i eunukëve kishte caktuar si të parë mbi Danielin, Hananiahun, Mishaelin dhe Azarian;

Danieli 1:12 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
"Të lutem, vëri në provë shërbëtorët e tu për dhjetë ditë, dhe të na jepen perime për të ngrënë dhe ujë për të pirë.

Danieli 1:13 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Pastaj të ekzaminohet në praninë tënde pamja jonë dhe pamja e të rinjve që hanë ushqimet e shijshme të mbretit; do të veprosh pastaj me shërbëtorët e tu në bazë të asaj që do të shikosh".

Danieli 1:14 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Ai e pranoi këtë propozim të tyre dhe i vuri në provë dhjetë ditë.

Danieli 1:15 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Në mbarim të dhjetë ditëve pamja e tyre dukej më e bukur dhe e kishin mishin më të plotë se të gjithë djemtë që kishin ngrënë gjellët e shijshme të mbretit.

Danieli 1:16 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Kështu Meltsari u hoqi atyre gjellët e shijshme dhe verën që duhet të pinin dhe u dha perime.

Danieli 1:17 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Katër të rinjve Perëndia u dha njohuri dhe mend në gjithë letërsinë dhe diturinë; dhe Danieli fitoi njohuri për çdo lloj vegimi dhe ëndrre.

Danieli 1:18 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Në mbarim të kohës së caktuar nga mbreti që t’ia çonin këta të rinj, kreu i eunukëve i shpuri përpara Nebukadnetsarit.

Danieli 1:19 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Mbreti foli me ta, por midis tyre nuk u gjet asnjë si Danieli, Hananiahu, Mishaeli dhe Azaria, prandaj këta u pranuan në shërbim të mbretit.

Danieli 1:20 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Dhe mbi çdo çështje që kërkonte dituri dhe gjykim dhe për të cilat mund t’i pyeste mbreti, i gjeti dhjetë herë më lart se tërë magjistarët dhe astrologët që ishin në tërë mbretërinë e tij.

Danieli 1:21 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Kështu Danieli vazhdoi deri në vitin e parë të mbretit Kir.
Previous Chapter
« Ezekieli 48 (ALB)
Next Chapter
Danieli 2 (ALB) »

Available Bible Translations

American Standard Version (ASV)
Daniel 1 (ASV) »
King James Version (KJV)
Daniel 1 (KJV) »
GOD’S WORD® (GW)
Daniel 1 (GW) »
Berean Bible (BSB)
Daniel 1 (BSB) »
World English Bible (WEB)
Daniel 1 (WEB) »
French Bible (LSG)
Daniel 1 (LSG) »
German Bible (LUTH1912)
Daniel 1 (LUTH1912) »
Punjabi Bible (PANIRV)
ਦਾਨੀਏਲ 1 (PANIRV) »
Marathi Bible (MARIRV)
दानिएल 1 (MARIRV) »
Hebrew Bible (HEB)
דניאל 1 (HEB) »
Portuguese Bible (BSL)
Daniel 1 (BSL) »
Vietnamese Bible (VIE)
Ða-ni-ên 1 (VIE) »
Spanish Bible (RVA)
Daniel 1 (RVA) »
Italian Bible (RIV)
Daniele 1 (RIV) »
Chinese Simplified (CUVS)
但 以 理 书 1 (CUVS) »
Chinese Traditional (CUVT)
但 以 理 書 1 (CUVT) »
Swedish Bible (SV1917)
Daniel 1 (SV1917) »
Russian Bible (RUSV)
Даниил 1 (RUSV) »
Ukrainian Bible (UKR)
Даниїл 1 (UKR) »
Hungarian Bible (KAR)
Dániel 1 (KAR) »
Bulgarian Bible (BULG)
Данаил 1 (BULG) »
Japanese Bible (JPN)
ダニエル書 1 (JPN) »
Norwegian Bible (NORSK)
Daniel 1 (NORSK) »

Danieli (ALB) Chapter Selection

1 2 3 4 5 6 7 8 9 10 11 12

ALB Book Selection List

View full list of ALB Bible Books and Chapters