Efesianëve Chapter 5 ALB Bible Verse Images

Efesianëve 5 Bible Verse Pictures. Choose from a large collection of inspirational, motivational and encouraging Bible verses with pictures of nature. Download and share Efesianëve 5 inspirational Bible verse images. Bible verse pictures were created based on verses from The Holy Bible in Albanian (ALB). The Albanian Bible translation is available in the Public Domain, which means that the ALB Bible is not copyright. (Bibla e Shenjtë) Dhjata e Vjetër, Dhjata e Re

Efesianëve 5:1 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Bëhuni pra imitues të Perëndisë, si bij shumë të dashur,

Efesianëve 5:2 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
edhe ecni në dashuri, sikurse edhe Krishti na deshi dhe e dha veten e tij për ne, si ofertë e flijim Perëndisë, si një parfum erëmirë.

Efesianëve 5:3 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Por, ashtu si u ka hije shenjtorëve, as kurvëria, as ndonjë papastërti, as kurnacëri të mos zihet në gojë midis jush;

Efesianëve 5:4 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
as pandershmëri, as të folur pa mend e të përqeshur, të cilat nuk kanë hije, por më tepër të ketë falenderime.

Efesianëve 5:5 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Të dini në fakt këtë: asnjë kurvar, ose i ndyrë ose kurnac, i cili është idhujtar, nuk ka ndonjë trashëgim në mbretërinë e Krishtit dhe të Perëndisë.

Efesianëve 5:6 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Askush të mos ju gënjejë me fjalë të kota, sepse, për shkak të këtyre gjërave, vjen zemërimi i Perëndisë mbi bijtë e mosbindjes.

Efesianëve 5:8 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Sepse dikur ishit errësirë, por tani jeni dritë në Zotin; ecni, pra, si bij të dritës,

Efesianëve 5:9 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
sepse fryti i Frymës konsiston në gjithçka që është mirësi, drejtësi dhe të vërtetë,

Efesianëve 5:10 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
duke provuar çfarë është e pranueshme për Perëndinë.

Efesianëve 5:11 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Dhe mos merrni pjesë në punët e pafrytshme të errësirës, por më tepër t’i qortoni,

Efesianëve 5:12 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
sepse ato që bëjnë ata në fshehtësi, është turp edhe të thuhen.

Efesianëve 5:13 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Kurse të gjitha gjërat, kur dalin në dritë, bëhen të dukshme, sepse çdo gjë që shfaqet është dritë.

Efesianëve 5:14 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Prandaj Shkrimi thotë: “Zgjohu, ti që fle, dhe ringjallu prej së vdekurish, dhe Krishti do të shndrisë mbi ty.”

Efesianëve 5:15 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Kujdesuni, pra, që të ecni me kujdes dhe jo si të marrët, por si të mençurit,

Efesianëve 5:16 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
duke e shfyrtësuar kohën, sepse ditët janë të mbrapshta.

Efesianëve 5:17 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Prandaj mos u bëni të pakujdesshëm, por kuptoni cili është vullneti i Zotit.

Efesianëve 5:18 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Dhe mos u dehni me verë, në të cilën ka shthurje, por mbushuni me Frymë,

Efesianëve 5:19 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
duke i folur njeri tjetrit me psalme, himne dhe këngë frymërore, duke kënduar dhe duke lavdëruar Zotin me zemrën tuaj,

Efesianëve 5:20 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
duke e falënderuar vazhdimisht për çdo gjë Perëndinë dhe Atin, në emër të Zotit tonë Jezu Krisht;

Efesianëve 5:21 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
nënshtrohuni njëri-tjetrit në druajtjen e Krishtit!

Efesianëve 5:22 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Ju, gratë, nënshtrohuni burrave tuaj porsi Zotit,

Efesianëve 5:23 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
sepse burri është kreu i gruas, sikurse edhe Krishti është kreu i kishës, dhe ai vetë është Shpëtimtari i trupit.

Efesianëve 5:24 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Ashtu si kisha i është nënshtruar Krishtit, kështu gratë duhet t’i nënshtrohen burrave të tyre në çdo gjë.

Efesianëve 5:25 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Ju, burra, t’i doni gratë tuaja, sikurse edhe Krishti ka dashur kishën dhe e ka dhënë veten e vet për të,

Efesianëve 5:26 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
që ta shenjtërojë, pasi e pastroi me larjen e ujit me anë të fjalës,

Efesianëve 5:27 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
që ta nxjerrë atë përpara vetes të lavdishme, pa njolla a rrudha a ndonjë gjë të ti-llë, por që të jetë e shenjtë dhe e paqortueshme.

Efesianëve 5:28 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Kështu burrat duhet t’i duan gratë e veta porsi trupat e tyre; kush do gruan e vet do vetveten.

Efesianëve 5:29 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Sepse askush nuk urreu mishin e vet, por e ushqen dhe kujdeset me butësi për të, sikurse edhe Zoti bën me kishën,

Efesianëve 5:30 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
sepse ne jemi gjymtyrë të trupit të tij, të mishit të tij dhe të kockave të tij.

Efesianëve 5:31 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
“Prandaj njeriu do të lërë babanë e vet dhe nënën e vet dhe do të bashkohet me gruan e vet, dhe të dy do të bëhen një mish i vetëm.”

Efesianëve 5:32 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Ky mister është i madh; tani unë e them në lidhjen me Krishtin dhe me kishën.

Efesianëve 5:33 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Por secili nga ju kështu ta dojë gruan e vet sikurse e do veten e vet; dhe po kështu gruaja ta respektojë burrin.
Previous Chapter
« Efesianëve 4 (ALB)

Available Bible Translations

American Standard Version (ASV)
Ephesians 5 (ASV) »
King James Version (KJV)
Ephesians 5 (KJV) »
GOD’S WORD® (GW)
Ephesians 5 (GW) »
Berean Bible (BSB)
Ephesians 5 (BSB) »
World English Bible (WEB)
Ephesians 5 (WEB) »
French Bible (LSG)
Éphésiens 5 (LSG) »
German Bible (LUTH1912)
Epheser 5 (LUTH1912) »
Arabic Bible (AVD)
أفَسُس 5 (AVD) »
Portuguese Bible (BSL)
Efésios 5 (BSL) »
Vietnamese Bible (VIE)
Ê-phê-sô 5 (VIE) »
Spanish Bible (RVA)
Efesios 5 (RVA) »
Italian Bible (RIV)
Efesini 5 (RIV) »
Chinese Simplified (CUVS)
以 弗 所 书 5 (CUVS) »
Chinese Traditional (CUVT)
以 弗 所 書 5 (CUVT) »
Swedish Bible (SV1917)
Efesierbrevet 5 (SV1917) »
Russian Bible (RUSV)
Ефесянам 5 (RUSV) »
Ukrainian Bible (UKR)
ефесян 5 (UKR) »
Hungarian Bible (KAR)
Efézus 5 (KAR) »
Bulgarian Bible (BULG)
Ефесяни 5 (BULG) »
Norwegian Bible (NORSK)
Efeserne 5 (NORSK) »

Efesianëve (ALB) Chapter Selection

1 2 3 4 5 6

ALB Book Selection List

View full list of ALB Bible Books and Chapters