Efesianëve Chapter 6 ALB Bible Verse Images

Efesianëve 6 Bible Verse Pictures. Choose from a large collection of inspirational, motivational and encouraging Bible verses with pictures of nature. Download and share Efesianëve 6 inspirational Bible verse images. Bible verse pictures were created based on verses from The Holy Bible in Albanian (ALB). The Albanian Bible translation is available in the Public Domain, which means that the ALB Bible is not copyright. (Bibla e Shenjtë) Dhjata e Vjetër, Dhjata e Re

Efesianëve 6:1 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Fëmijë, binduni prindërve tuaj në Zotin, sepse kjo është e drejtë.

Efesianëve 6:2 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
“Ndero babanë tënd dhe nënën tënde,” ky është urdhërimi i parë me premtim,

Efesianëve 6:3 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
“që ti të jesh mirë dhe të jetosh gjatë mbi dhe.”

Efesianëve 6:4 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Dhe ju, etër, mos provokoni për zemërim fëmijtë tuaj, por i edukoni në disiplinë dhe në këshillë të Zotit.

Efesianëve 6:5 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Ju, shërbëtorë, bindjuni zotërinjve tuaj sipas mishit me druajtje dhe dridhje, në thjeshtësinë e zemrës suaj, porsi Krishtit,

Efesianëve 6:6 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
duke mos shërbyer për sy e faqe, si ata që duan t’u pëlqejnë njerëzve, por si shërbëtorë të Krishtit, duke bërë vullnetin e Perëndisë me zemër,

Efesianëve 6:7 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
duke shërbyer me dashuri si për Krishtin dhe jo si për njerëzit,

Efesianëve 6:8 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
duke ditur se gjithsecili, qoftë skllav apo i lirë, po të bëjë të mirën, do të marrë shpërblimin nga Zoti.

Efesianëve 6:9 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Dhe ju, zotërinj, bëni po kështu ndaj tyre, duke i lënë kërcënimet, duke ditur që i tyre dhe juaji Zot është në qiell dhe se tek ai nuk ka asnjë anësi.

Efesianëve 6:10 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Për çfarë mbetet, vëllezërit e mi, forcohuni në Zotin dhe në forcën e fuqisë së tij.

Efesianëve 6:11 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Vishni gjithë armatimin e Perëndisë që të mund të qëndroni kundër kurtheve të djallit,

Efesianëve 6:12 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
sepse beteja jonë nuk është kundër gjakut dhe mishit, por kundër principatave, kundër pushteteve, kundër sunduesve të botës së errësirës të kësaj epoke, kundër frymërave të mbrapshta në vendet qiellore.

Efesianëve 6:13 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Prandaj merreni të gjithë armatimin e Perëndisë, që të mund të rezistoni në ditën e mbrapshtë dhe të mbeteni më këmbë pasi t’i keni kryer çdo gjë.

Efesianëve 6:14 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Qëndroni, pra, të fortë, duke patur në ijë brezin e së vërtetës, të veshur me parzmoren e drejtësisë,

Efesianëve 6:15 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
dhe duke mbathur këmbët me gatishmërinë e ungjillit të paqes,

Efesianëve 6:16 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
mbi të gjitha, duke marrë mburojën e besimit, me të cilën mund të shuani të gjitha shigjetat e zjarrta të të ligut.

Efesianëve 6:17 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Merrni edhe përkrenaren e shpëtimit dhe shpatën e Frymës, që është fjala e Perëndisë,

Efesianëve 6:18 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
duke u lutur në çdo kohë dhe me çdo lloj lutjeje dhe përgjërimi në Frymën, duke ndenjur zgjuar për këtë qëllim me çdo ngulmim dhe lutje për të gjithë shenjtorët,

Efesianëve 6:19 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
dhe edhe për mua, që kur të hap gojën time, të më jepet të flas lirësisht për ta bërë të njohur misterin e ungjillit,

Efesianëve 6:20 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
për të cilin jam i dërguari në pranga, që të mund të shpall lirësisht, siç e kam për detyrë.

Efesianëve 6:21 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Por, që ta dini edhe ju si jam dhe çfarë bëj, Tikiku, vëllai i dashur dhe shërbenjësi besnik në Zotin, do t’ju informojë për të gjitha;

Efesianëve 6:22 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
të cilin pikërisht për këtë qëllim po ju kam dërguar, që të jeni në dijeni të gjendjes sonë dhe të ngushëllojë zemrat tuaja.

Efesianëve 6:23 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Paqe vëllezërve dhe dashuri me besim nga Perëndia Ati dhe nga Zoti Jezu Krisht.

Efesianëve 6:24 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Hiri qoftë me të gjithë ata që duan Zotin tonë Jezu Krisht me sinqeritet.
Previous Chapter
« Efesianëve 5 (ALB)

Available Bible Translations

American Standard Version (ASV)
Ephesians 6 (ASV) »
King James Version (KJV)
Ephesians 6 (KJV) »
GOD’S WORD® (GW)
Ephesians 6 (GW) »
Berean Bible (BSB)
Ephesians 6 (BSB) »
World English Bible (WEB)
Ephesians 6 (WEB) »
French Bible (LSG)
Éphésiens 6 (LSG) »
German Bible (LUTH1912)
Epheser 6 (LUTH1912) »
Arabic Bible (AVD)
أفَسُس 6 (AVD) »
Portuguese Bible (BSL)
Efésios 6 (BSL) »
Vietnamese Bible (VIE)
Ê-phê-sô 6 (VIE) »
Spanish Bible (RVA)
Efesios 6 (RVA) »
Italian Bible (RIV)
Efesini 6 (RIV) »
Chinese Simplified (CUVS)
以 弗 所 书 6 (CUVS) »
Chinese Traditional (CUVT)
以 弗 所 書 6 (CUVT) »
Swedish Bible (SV1917)
Efesierbrevet 6 (SV1917) »
Russian Bible (RUSV)
Ефесянам 6 (RUSV) »
Ukrainian Bible (UKR)
ефесян 6 (UKR) »
Hungarian Bible (KAR)
Efézus 6 (KAR) »
Bulgarian Bible (BULG)
Ефесяни 6 (BULG) »
Norwegian Bible (NORSK)
Efeserne 6 (NORSK) »

Efesianëve (ALB) Chapter Selection

1 2 3 4 5 6

ALB Book Selection List

View full list of ALB Bible Books and Chapters