Hebrenjve Chapter 10 ALB Bible Verse Images

Hebrenjve 10 Bible Verse Pictures. Choose from a large collection of inspirational, motivational and encouraging Bible verses with pictures of nature. Download and share Hebrenjve 10 inspirational Bible verse images. Bible verse pictures were created based on verses from The Holy Bible in Albanian (ALB). The Albanian Bible translation is available in the Public Domain, which means that the ALB Bible is not copyright. (Bibla e Shenjtë) Dhjata e Vjetër, Dhjata e Re

Hebrenjve 10:1 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Sepse ligji, duke pasur hijen e të mirave që kishin për të ardhur dhe jo figurën vetë të gjërave, nuk mundet kurrë që t’i bëjë të përkryer ata që i afrohen Perëndisë me anë të të njëjtave flijime që ofrohen vazhdimisht vit për vit.

Hebrenjve 10:2 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Sepse përndryshe do të kishin pushuar t’i ofronin, sepse ata që e ushtrojnë kultin, si të pastroheshin një herë, a nuk do të kishin më asnjë vetëdije për mëkatet?

Hebrenjve 10:3 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Por në këto flijime përtërihet çdo vit kujtimi i mëkateve,

Hebrenjve 10:4 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
sepse është e pamundur që gjaku i demave dhe i cjepve të heqë mëkatët.

Hebrenjve 10:5 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Prandaj, duke hyrë në botë, ai thotë: “Ti nuk deshe as flijim as mblatë, po bëre gati për mua një trup;

Hebrenjve 10:6 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
ti nuk pëlqeve as olokauste as flijimet për mëkatin.

Hebrenjve 10:7 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Atëherë unë thashë: "Ja, unë po vij; në rotullin e librit është shkruar për mua; për të bërë, o Perëndi, vullnetin tënd".”

Hebrenjve 10:8 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Mbasi tha: “Ti nuk deshe as flijim as mblatë, as olokauste as flijime për mëkatin, që të blatohen sipas ligjit,”

Hebrenjve 10:9 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
ai shtoi: “Ja, unë vij për të bërë, o Perëndi, vullnetin tënd.” Ai heq të parën, që të vërë të dytën.

Hebrenjve 10:10 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Prej këtij vullneti, ne jemi shenjtëruar me anë të kushtimit të trupit të Jezu Krishtit, që u bë një herë për të gjithë.

Hebrenjve 10:11 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Dhe ndërsa çdo prift rri përdita në këmbë duke shërbyer dhe duke mblatuar shpesh herë të njëjtat flijime, që nuk mund të heqin kurrë mëkatet,

Hebrenjve 10:12 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
ai, përkundrazi, pasi dha për gjithnjë një flijim të vetëm për mëkatet, u vu të rrijë në të djathtën e Perëndisë,

Hebrenjve 10:13 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
duke pritur paskëtaj vetëm që armiqtë e tij t’i vihen si ndenjëse për këmbët e tij.

Hebrenjve 10:14 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Sepse, me një ofertë të vetme, ai i bëri të përsosur për gjithnjë ata që shenjtërohen.

Hebrenjve 10:15 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Por edhe Fryma e Shenjtë na e dëshmon; sepse, mbasi pat thënë më parë:

Hebrenjve 10:16 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
“Kjo është Besëlidhja që unë do të bëj me ata pas atyre ditëve, thotë Perëndia, unë do t’i shtie ligjet e mia në zemrat e tyre dhe do t’i shkruaj në mendjet e tyre,”

Hebrenjve 10:17 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
shton: “Dhe nuk do t’i kujtoj më mëkatet e tyre dhe paudhësitë e tyre.”

Hebrenjve 10:18 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Edhe atje ku ka ndjesë të këtyre gjërave, nuk ka më ofertë për mëkatin.

Hebrenjve 10:19 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Duke pasur, pra, o vëllezër, liri të plotë për të hyrë në shenjtërore me anë të gjakut të Jezusit,

Hebrenjve 10:20 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
me anë të një udhe të re dhe të gjallë që ai përuroi për ne me anë të velit, domethënë të mishit të tij,

Hebrenjve 10:21 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
edhe duke pasur një kryeprift mbi shtëpinë e Perëndisë,

Hebrenjve 10:22 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
le t’i afrohemi me zemër të vërtetë, me siguri të plotë besimi, duke i pasur zemrat tona të lara prej ndërgjegjës së ligë dhe trupin të larë me ujë të kulluar.

Hebrenjve 10:23 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Le të mbajmë të patundur rrëfimin e shpresës sonë, sepse besnik është ai që premtoi.

Hebrenjve 10:24 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Dhe le të kujdesemi për njeri tjetrin, për t’u nxitur për dashuri dhe vepra të mira,

Hebrenjve 10:25 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
pa hequr dorë nga të mbledhurit bashkë tonin, sikurse kanë zakon disa, por të nxisim njeri tjetrin, aq më tepër se e shihni ditën që po afrohet.

Hebrenjve 10:26 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Sepse, në qoftë se ne mëkatojmë me dashje mbasi kemi marrë dijeni të së vërtetës, nuk mbetet më asnjë flijim për mëkatet,

Hebrenjve 10:27 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
por vetëm një pritje gjyqi e tmerrshme dhe një e ndezur zjarri që do të përpijë kundërshtarët.

Hebrenjve 10:28 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Kushdo që shkel ligjin e Moisiut vritet pa mëshirë me deponimet e dy ose tre dëshmitarëve.

Hebrenjve 10:29 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Ç’dënim më të keq meriton, sipas mendimit tuaj, ai që ka shkelur me këmbë Birin e Perëndisë dhe e ka konsideruar profan gjakun e Besëlidhjes me të cilin u shenjtërua, dhe ka fyer Frymën e hirit?

Hebrenjve 10:30 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Sepse ne e dimë atë që ka thënë: “Hakmarrja më takon mua, unë do ta jap shpagimin,” thotë Perëndia. Dhe përsëri: “Perëndia do të gjykojë popullin e vet.”

Hebrenjve 10:31 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Gjë e tmerrshme është të bjerë njeriu në duart e Perëndisë së gjallë.

Hebrenjve 10:32 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Dhe tani sillni ndërmend ditët e mëparshme, në të cilat, pasi u ndriçuat, keni duruar një luftë të madhe vuajtjesh,

Hebrenjve 10:33 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
herë duke u bërë objekt fyerjesh dhe mundimesh, herë duke u solidarizuar me ata që trajtoheshin në këtë mënyrë.

Hebrenjve 10:34 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Sepse treguat dhembje për mua në prangat e mia dhe keni pranuar me gëzim t’ju zhveshin nga pasuria juaj, duke ditur se keni për veten tuaj një pasuri më të mirë e të qëndrueshme në qiej.

Hebrenjve 10:35 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Mos e hidhni tej guximin tuaj, që do të ketë një shpërblim të madh.

Hebrenjve 10:36 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Sepse ju keni nevojë për ngulm që mbasi, të bëni vullnetin e Perëndisë, të merrni gjërat e premtuara.

Hebrenjve 10:37 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
“Edhe fort pak kohë, edhe ai që duhet të vijë do të vijë dhe nuk do të vonojë.

Hebrenjve 10:38 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Dhe i drejti do të jetojë prej besimit; por ne qoftë se ndokush tërhiqet prapa, shpirti im nuk do të gjejë pëlqim në të.”

Hebrenjve 10:39 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Por ne nuk jemi nga ata që tërhiqen prapa për humbje, por nga ata që besojnë në shpëtimin e shpirtit.
Previous Chapter
« Hebrenjve 9 (ALB)
Next Chapter
Hebrenjve 11 (ALB) »

Available Bible Translations

American Standard Version (ASV)
Hebrews 10 (ASV) »
King James Version (KJV)
Hebrews 10 (KJV) »
GOD’S WORD® (GW)
Hebrews 10 (GW) »
Berean Bible (BSB)
Hebrews 10 (BSB) »
World English Bible (WEB)
Hebrews 10 (WEB) »
French Bible (LSG)
Hébreux 10 (LSG) »
German Bible (LUTH1912)
Hebräer 10 (LUTH1912) »
Portuguese Bible (BSL)
Hebreus 10 (BSL) »
Vietnamese Bible (VIE)
Hê-bơ-rơ 10 (VIE) »
Spanish Bible (RVA)
Hebreos 10 (RVA) »
Italian Bible (RIV)
Ebrei 10 (RIV) »
Chinese Simplified (CUVS)
希 伯 来 书 10 (CUVS) »
Chinese Traditional (CUVT)
希 伯 來 書 10 (CUVT) »
Swedish Bible (SV1917)
Hebreerbrevet 10 (SV1917) »
Russian Bible (RUSV)
Евреям 10 (RUSV) »
Ukrainian Bible (UKR)
євреїв 10 (UKR) »
Hungarian Bible (KAR)
Zsidók 10 (KAR) »
Bulgarian Bible (BULG)
Евреи 10 (BULG) »
Norwegian Bible (NORSK)
Hebreerne 10 (NORSK) »

Hebrenjve (ALB) Chapter Selection

1 2 3 4 5 6 7 8 9 10 11 12 13

ALB Book Selection List

View full list of ALB Bible Books and Chapters