1 Gjonit Chapter 5 ALB Bible Verse Images

1 Gjonit 5 Bible Verse Pictures. Choose from a large collection of inspirational, motivational and encouraging Bible verses with pictures of nature. Download and share 1 Gjonit 5 inspirational Bible verse images. Bible verse pictures were created based on verses from The Holy Bible in Albanian (ALB). The Albanian Bible translation is available in the Public Domain, which means that the ALB Bible is not copyright. (Bibla e Shenjtë) Dhjata e Vjetër, Dhjata e Re

1 Gjonit 5:1 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Kushdo që beson se Jezusi është Krishti, ka lindur nga Perëndia; dhe kushdo që do atë që e ka ngjizur, do edhe atë që ka qenë ngjizur nga ai.

1 Gjonit 5:2 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Nga kjo ne dimë ti duam bijtë e Perëndisë: kur duam Perëndinë dhe zbatojmë urdhërimet e tij.

1 Gjonit 5:3 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Sepse kjo është dashuria e Perëndisë: që ne të zbatojmë urdhërimet e tij; dhe urdhërimet e tij nuk janë të rënda.

1 Gjonit 5:4 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Sepse çdo gjë që ka lindur nga Perëndia e mund botën; dhe kjo është fitorja që e mundi botën: besimi ynë

1 Gjonit 5:5 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Cili është ai që e mund botën, veç se ai që beson se Jezusi është Biri i Perëndis?

1 Gjonit 5:6 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Ky është ai që erdhi me anë të ujit e gjakut, Jezu Krishti; jo vetëm me anë të ujit, por me anë të ujit e me anë të gjakut. Dhe Fryma është ai që dëshmon, sepse Fryma është e vërteta.

1 Gjonit 5:7 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Sepse tre janë ata që dëshmojnë në qiell: Ati, Fjala dhe Fryma e Shenjtë; dhe këta të tre janë një.

1 Gjonit 5:8 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Edhe tre janë ata që dëshmojnë mbi dhe: Fryma, uji dhe gjaku; dhe këta të tre janë të një mendimi.

1 Gjonit 5:9 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Në qoftë se ne pranojmë dëshminë e njerëzve, dëshmia e Perëndisë është më e madhe, sepse kjo është dëshmia e Perëndisë që ai dha për Birin e tij.

1 Gjonit 5:10 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Ai që beson në Birin e Perëndisë ka këtë dëshmi në vetvete; ai që nuk beson te Perëndia, e ka bërë atë gënjeshtar, sepse nuk i besoi dëshmisë që Perëndia dha për Birin e tij.

1 Gjonit 5:11 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Dhe dëshmia është kjo: Perëndia na dha jetën e përjetshme dhe kjo jetë është në Birin e tij.

1 Gjonit 5:12 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Ai që ka Birin, ka jetën; ai që nuk ka Birin e Perëndisë, nuk ka jetën.

1 Gjonit 5:13 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Jua shkrova këto gjëra juve që besoni në emrin e Birit të Perëndisë, që të dini se keni jetën e përjetshme dhe që të besoni në emrin e Birit të Perëndisë.

1 Gjonit 5:14 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Kjo është siguria që kemi përpara tij: nëse kërkojmë diçka sipas vullnetit të tij, ai na e plotëson:

1 Gjonit 5:15 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Dhe nëse dimë se ai na i plotëson të gjitha ato që i kërkojmë, ne dimë se i kemi ato që i kërkuam atij.

1 Gjonit 5:16 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Në se dikush sheh vëllanë e vet se kryen një mëkat që nuk çon në vdekje, le t’i lutet Perëndisë, dhe ai do t’i japë jetën, atyre që bëjnë mëkat që nuk çon në vdekje. Ka mëkat që çon në vdekje nuk them që ai të lutet për këtë.

1 Gjonit 5:17 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Çdo paudhësi është mëkat; por ka mëkat që nuk çon në vdekje.

1 Gjonit 5:18 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Ne dimë se kushdo që ka lindur nga Perëndia nuk mëkaton; ai që ka lindur nga Perëndia e ruan veten e tij, dhe i ligu nuk e prek atë.

1 Gjonit 5:19 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Ne dimë se jemi nga Perëndia dhe se gjithë bota dergjet në ligësi.

1 Gjonit 5:20 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Por ne dimë se Biri i Perëndisë erdhi dhe na dha të kuptuarit, që ne të njohim atë që është i Vërteti; dhe ne jemi në të Vërtetin, në Birin e tij Jezu Krisht; ky është i vërteti Perëndi dhe jeta e përjetshme.
Previous Chapter
« 1 Gjonit 4 (ALB)
Next Chapter
2 Gjonit 1 (ALB) »

Available Bible Translations

American Standard Version (ASV)
1 John 5 (ASV) »
King James Version (KJV)
1 John 5 (KJV) »
GOD’S WORD® (GW)
1 John 5 (GW) »
Berean Bible (BSB)
1 John 5 (BSB) »
World English Bible (WEB)
1 John 5 (WEB) »
French Bible (LSG)
1 Jean 5 (LSG) »
German Bible (LUTH1912)
1 Johannes 5 (LUTH1912) »
Marathi Bible (MARIRV)
1 योहान 5 (MARIRV) »
Portuguese Bible (BSL)
1 João 5 (BSL) »
Vietnamese Bible (VIE)
1 Giăng 5 (VIE) »
Spanish Bible (RVA)
1 Juan 5 (RVA) »
Italian Bible (RIV)
1 Giovanni 5 (RIV) »
Chinese Simplified (CUVS)
约 翰 一 书 5 (CUVS) »
Chinese Traditional (CUVT)
約 翰 一 書 5 (CUVT) »
Swedish Bible (SV1917)
1 Johannesbrevet 5 (SV1917) »
Russian Bible (RUSV)
1 Иоанна 5 (RUSV) »
Ukrainian Bible (UKR)
1 Івана 5 (UKR) »
Hungarian Bible (KAR)
1 János 5 (KAR) »
Bulgarian Bible (BULG)
1 Йоаново 5 (BULG) »
Norwegian Bible (NORSK)
1 Johannes 5 (NORSK) »

1 Gjonit (ALB) Chapter Selection

1 2 3 4 5

ALB Book Selection List

View full list of ALB Bible Books and Chapters