2 Gjonit Chapter 1 ALB Bible Verse Images

2 Gjonit 1 Bible Verse Pictures. Choose from a large collection of inspirational, motivational and encouraging Bible verses with pictures of nature. Download and share 2 Gjonit 1 inspirational Bible verse images. Bible verse pictures were created based on verses from The Holy Bible in Albanian (ALB). The Albanian Bible translation is available in the Public Domain, which means that the ALB Bible is not copyright. (Bibla e Shenjtë) Dhjata e Vjetër, Dhjata e Re

2 Gjonit 1:1 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Plaku; zonjës së zgjedhur dhe bijve të saj që i dua në të vërtetë, dhe jo vetëm unë, por edhe të gjithë ata që e kanë njohur të vërtetën,

2 Gjonit 1:2 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
për shkak të së vërtetës që qëndron në ne dhe do të jetë me ne përjetë:

2 Gjonit 1:3 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
hiri, mëshira dhe paqja qofshin me ju nga Perëndia Ati dhe nga Zoti Jezu Krisht, Biri i të Atit, në të vërtetë dhe në dashuri.

2 Gjonit 1:4 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
U gëzova fort që gjeta disa nga bijtë e tu duke ecur në të vërtetën, sipas urdhërimit që morëm nga Ati.

2 Gjonit 1:5 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Dhe tani të lutem ty, zonjë, jo sikur po të shkruaj një urdhërim të ri, por atë që kishim pasur nga fillimi, që ta duam njëri-tjetrin.

2 Gjonit 1:6 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Dhe kjo është dashuria, të ecim sipas urdhërimeve të tij. Sikurse e dëgjuat nga fillimi, ky është urdhërimi që morëm, që të ecni në të.

2 Gjonit 1:7 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Sepse në botë kanë dalë shumë mashtrues, të cilët nuk rrëfejnë se Jezu Krishti ka ardhur në mish; ky është mashtruesi dhe antikrishti.

2 Gjonit 1:8 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Bëni kujdes se mos humbni fryti i gjërave të kryera, por bëni në menyrë të merrni një shpërblim të plotë.

2 Gjonit 1:9 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Kushdo që shkon tej dhe nuk qëndron në doktrinën e Krishtit, nuk ka Perëndi; kush qëndron në doktrinën e Krishtit, ka Atin dhe Birin.

2 Gjonit 1:10 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Në qoftë se dikush vjen tek ju dhe nuk sjell këtë doktrinë, mos e pranoni në shtëpi dhe mos e përshëndetni,

2 Gjonit 1:11 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
sepse ai që e përshëndet bëhet pjestar në veprat e tij të liga.

2 Gjonit 1:12 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Megjithse kisha shumë gjëra për t’ju shkruar, nuk desha ta bëjë me letër dhe bojë, por shpresoj të vij te ju dhe t’ju flas me gojë, që gëzimi juaj të jetë i plotë.

2 Gjonit 1:13 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Bijtë e motrës sate të zgjedhur të përshëndesin. Amen.
Previous Chapter
« 1 Gjonit 5 (ALB)
Next Chapter
3 Gjonit 1 (ALB) »

Available Bible Translations

American Standard Version (ASV)
2 John 1 (ASV) »
King James Version (KJV)
2 John 1 (KJV) »
GOD’S WORD® (GW)
2 John 1 (GW) »
Berean Bible (BSB)
2 John 1 (BSB) »
World English Bible (WEB)
2 John 1 (WEB) »
French Bible (LSG)
2 Jean 1 (LSG) »
German Bible (LUTH1912)
2 Johannes 1 (LUTH1912) »
Marathi Bible (MARIRV)
2 योहान 1 (MARIRV) »
Portuguese Bible (BSL)
2 João 1 (BSL) »
Vietnamese Bible (VIE)
2 Giăng 1 (VIE) »
Spanish Bible (RVA)
2 Juan 1 (RVA) »
Italian Bible (RIV)
2 Giovanni 1 (RIV) »
Chinese Simplified (CUVS)
约 翰 二 书 1 (CUVS) »
Chinese Traditional (CUVT)
約 翰 二 書 1 (CUVT) »
Swedish Bible (SV1917)
2 Johannesbrevet 1 (SV1917) »
Russian Bible (RUSV)
2 Иоанна 1 (RUSV) »
Ukrainian Bible (UKR)
2 Івана 1 (UKR) »
Hungarian Bible (KAR)
2 János 1 (KAR) »
Bulgarian Bible (BULG)
2 Йоаново 1 (BULG) »
Norwegian Bible (NORSK)
2 Johannes 1 (NORSK) »

2 Gjonit (ALB) Chapter Selection

1

ALB Book Selection List

View full list of ALB Bible Books and Chapters