Levitiku Chapter 26 ALB Bible Verse Images

Levitiku 26 Bible Verse Pictures. Choose from a large collection of inspirational, motivational and encouraging Bible verses with pictures of nature. Download and share Levitiku 26 inspirational Bible verse images. Bible verse pictures were created based on verses from The Holy Bible in Albanian (ALB). The Albanian Bible translation is available in the Public Domain, which means that the ALB Bible is not copyright. (Bibla e Shenjtë) Dhjata e Vjetër, Dhjata e Re

Levitiku 26:1 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
"Nuk do të bëni idhuj, nuk do të ngrini figura të gdhendura ose ndonjë kolonë dhe nuk do të vendosni në vendin tuaj asnjë gur të stolisur me figura, me qëllim që të përuleni para tij; sepse unë jam Zoti, Perëndia juaj.

Levitiku 26:2 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Do të respektoni të shtunat e mia dhe do të respektoni shenjtëroren time. Unë jam Zoti.

Levitiku 26:3 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Në rast se silleni simbas statuteve të mia, në se respektoni urdhrat e mia dhe i zbatoni në praktikë,

Levitiku 26:4 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
unë do t’ju jap shirat simbas stinëve, toka do të japë prodhimin e saj dhe drurët e fshatit do të japin frytet e tyre.

Levitiku 26:5 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Të shirat do të vazhdojnë deri në kohën e vjeljes së rrushit dhe vjelja e rrushit do të vazhdojë deri në kohën e mbjelljeve; do të hani bukën tuaj sa të ngopeni dhe do të banoni të sigurt në vendin tuaj.

Levitiku 26:6 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Unë do të bëj që të mbretërojë paqja në vend; do të bini në shtrat dhe askush nuk ka për t’ju trembur; do të zhduk nga vendi juaj kafshët e këqia dhe shpata nuk ka për të kaluar nëpër vendin tuaj.

Levitiku 26:7 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Ju do t’i ndiqni armiqtë tuaj dhe ata do të bien para jush të shpuar tej për tej nga shpata.

Levitiku 26:8 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Pesë prej jush do të ndjekin njëqind prej tyre, dhe njëqind prej jush do të ndjekin dhjetë mijë prej tyre, dhe armiqtë tuaj do të bien para jush të shpuar tej për tej nga shpata.

Levitiku 26:9 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Unë do të kthehem nga ju, do t’ju bëj pjellorë dhe do t’ju shumzoj, dhe kështu do të vërtetoj besëlidhjen time me ju.

Levitiku 26:10 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Ju do të hani nga prodhimi i vjetër, i ruajtur për një kohë të gjatë dhe do ta hiqni atë për t’i bërë vend prodhimit të ri.

Levitiku 26:11 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Unë do ta vendos banesën time midis jush dhe nuk do t’ju përzë.

Levitiku 26:12 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Do të eci midis jush dhe do të jem Perëndia juaj, dhe ju do të jeni populli im.

Levitiku 26:13 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Unë jam Zoti, Perëndia juaj, që ju nxori nga vendi i Egjiptit, që të mos ishit më skllevërit e tij; e kam thyer zgjedhën tuaj dhe kam bërë që të ecni me kokën lart.

Levitiku 26:14 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Por në rast se nuk më dëgjoni dhe nuk zbatoni në praktikë të gjitha urdhërimet e mia,

Levitiku 26:15 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
në rast se përçmoni statutet e mia dhe shpirti juaj hedh poshtë dekretet e mia, duke mos zbatuar në praktikë të gjithë urdhërimet e mia, duke shkelur besëlidhjen time,

Levitiku 26:16 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
edhe unë do ta bëj këtë për ju: do të çoj kundër jush tmerrin, ligështimin dhe ethet, të cilët do të konsumojnë sytë tuaj dhe do ta bëj jetën tuaj të meket; dhe do ta mbillni kot farën tuaj, sepse do ta hanë armiqtë tuaj.

Levitiku 26:17 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Do ta kthej fytyrën time kundër jush dhe armiqtë tuaj do t’ju mundin; do të sundoheni prej atyre që ju urrejnë dhe do t’ua mbathni këmbëve pa qenë të ndjekur nga askush.

Levitiku 26:18 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Dhe në qoftë se edhe mbas kësaj nuk më dëgjoni, unë do t’ju dënoj shtatë herë më tepër për mëkatet tuaja.

Levitiku 26:19 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Do ta thyej kryelartësinë e forcës suaj, do ta bëj qiellin tuaj si hekur dhe tokën tuaj si bakër.

Levitiku 26:20 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Forca juaj do të konsumohet më kot, sepse toka juaj nuk do të japë më prodhimet e saj, dhe drurët e fushës nuk do të japin më frutat e tyre.

Levitiku 26:21 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Dhe në rast se silleni si armiq të mi dhe nuk doni të më dëgjoni, unë do t’ju godas shtatë herë më tepër me plagë, simbas mëkateve tuaja.

Levitiku 26:22 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Do të dërgoj kundër jush bishat e fushës, që do të rrëmbejnë fëmijët tuaj, do të shfarosin bagëtinë tuaj, do t’ju pakësojnë shumë dhe do t’i bëjnë të shkreta rrugët tuaja.

Levitiku 26:23 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Dhe në se, me gjithë këto gjëra, nuk do të ndreqeni për t’u kthyer tek unë, por me sjelljen tuaj

Levitiku 26:24 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
silleni si armiq të mi, edhe unë do të bëhem armiku juaj, dhe do t’ju godas shtatë herë më tepër për mëkatet tuaja.

Levitiku 26:25 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Dhe do të sjell kundër jush shpatën që do të kryejë hakmarrjen e besëlidhjes sime; ju do të mblidheni në qytetet tuaja, por unë do të dërgoj në mes jush murtajën dhe do të bini në duart e armikut.

Levitiku 26:26 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Kur do t’ju heq bukën e gojës, dhjetë gra do të pjekin bukën tuaj në të njëjtën furrë dhe do të racionojnë bukën tuaj, duke e shpërndarë me peshë; ju do të hani, por nuk do të ngopeni.

Levitiku 26:27 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Dhe në se, me gjithë këtë nuk do të më dëgjoni, por do të silleni si armiq të mi,

Levitiku 26:28 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
edhe unë do të bëhem armiku i juaj plot mëri dhe do t’ju dënoj shtatë herë më shumë për mëkatet tuaja.

Levitiku 26:29 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Do të hani mishin e bijve tuaj dhe do të hani mishin e bijave tuaja.

Levitiku 26:30 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Unë do të shkatërroj vendet tuaja të larta, do të rrëzoj idhujtë tuaj dhe do t’i hedh kufomat tuaja mbi gërmadhat pa jetë të idhujve tuaj; dhe do t’ju urrej.

Levitiku 26:31 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Do t’i katandis qytetet tuaja në shkretëtira, do të shkretoj vendet tuaja të shenjta dhe nuk do të thith më erën e këndshme të parfumeve tuaja.

Levitiku 26:32 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Do të shkretoj vendin; dhe armiqtë tuaj që banojnë në të do të mbeten të habitur.

Levitiku 26:33 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Do t’ju shpërndaj midis kombeve dhe do të nxjerr shpatën kundër jush; vendi juaj do të shkretohet dhe qytetet tuaja do të jenë të shkretuara.

Levitiku 26:34 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Atëherë toka do të gëzojë të shtunat e saj për gjithë kohën që do të jetë e shkretuar dhe ju do të jeni në vendin e armiqve tuaj; kështu toka do të pushojë dhe do të gëzojë të shtunat e saj.

Levitiku 26:35 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Për gjithë kohën që do të mbetet e shkretuar do të gëzojë pushimin që nuk pati në të shtunat tuaja, kur banonit në të.

Levitiku 26:36 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Atyre prej jush që do të shpëtojnë do t’u kall në zemër tmerrin në vendin e armiqve të tyre; fërfërima e një gjethi që lëviz do t’i bëjë që t’ua mbathin këmbëve; do të turren ashtu siç iket përpara shpatës dhe do të bien pa i ndjekur askush.

Levitiku 26:37 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Do të përplasen njëri me tjetrin, ashtu si përpara shpatës, pa i ndjekur askush; dhe nuk do të mund të qëndroni përpara armiqve tuaj.

Levitiku 26:38 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Do të shuheni midis kombeve dhe vendi i armiqve tuaj do t’ju gëlltisë.

Levitiku 26:39 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Ata prej jush që do të mbijetojnë do të përgjërohen për shkak të paudhësisë së tyre në vendin e armiqve; edhe do të përgjërohen gjithashtu për shkak të paudhësisë së etërve të tyre.

Levitiku 26:40 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Por në se do të pranojnë paudhësinë e tyre dhe paudhësinë e etërve të tyre në shkeljet që kanë kryer kundër meje dhe gjithashtu sepse janë sjellë si armiq të mi,

Levitiku 26:41 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
sa që më kanë shtyrë të bëhem armik i tyre dhe t’i çoj në vendin e armiqve të tyre; në rast se zemra e tyre e parrethprerë do të përulet dhe do të pranojë ndëshkimin e paudhësisë së tyre,

Levitiku 26:42 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
atëherë unë do të kujtohem për besëlidhjen time të lidhur me Jakobin, do të kujtohem për besëlidhjen time të lidhur me Isakun dhe për besëlidhjen time me Abrahamin dhe do të kujtohem për vendin;

Levitiku 26:43 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
sepse vendi do të braktiset prej tyre dhe do të gëzojë të shtunat e tij, ndërsa do të jetë i shkretuar pa ta; kështu ata do të pranojnë ndëshkimin e paudhësisë së tyre për faktin se kanë përçmuar dekretet e mia dhe kanë kundërshtuar statutet e mia.

Levitiku 26:44 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Megjithatë kur do të ndodhen në vendin e armiqve të tyre, unë nuk do t’i përçmoj dhe nuk do t’i urrej aq sa t’i asgjësoj krejt dhe të prish besëlidhjen time që kam lidhur me ta; unë jam Zoti, Perëndia i tyre;

Levitiku 26:45 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
por për dashuri ndaj tyre do të kujtohem për besëlidhjen e lidhur me stërgjyshërit e tyre, që i nxora nga vendi i Egjiptit para syve të kombeve për të qënë Perëndia i tyre. Unë jam Zoti".

Levitiku 26:46 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Këto janë statutet, dekretet dhe ligjet që Zoti vendosi midis tij dhe bijve të Izraelit, mbi malin Sinai me anë të Moisiut.
Previous Chapter
« Levitiku 25 (ALB)
Next Chapter
Levitiku 27 (ALB) »

Available Bible Translations

American Standard Version (ASV)
Leviticus 26 (ASV) »
King James Version (KJV)
Leviticus 26 (KJV) »
GOD’S WORD® (GW)
Leviticus 26 (GW) »
Berean Bible (BSB)
Leviticus 26 (BSB) »
World English Bible (WEB)
Leviticus 26 (WEB) »
French Bible (LSG)
Lévitique 26 (LSG) »
German Bible (LUTH1912)
Levitikus 26 (LUTH1912) »
Punjabi Bible (PANIRV)
ਅਹਬਾਰ 26 (PANIRV) »
Marathi Bible (MARIRV)
लेवीय 26 (MARIRV) »
Gujarati Bible (GUJIRV)
લેવીય 26 (GUJIRV) »
Hebrew Bible (HEB)
ויקרא 26 (HEB) »
Portuguese Bible (BSL)
Levítico 26 (BSL) »
Vietnamese Bible (VIE)
Lê-vi 26 (VIE) »
Spanish Bible (RVA)
Levítico 26 (RVA) »
Italian Bible (RIV)
Levitico 26 (RIV) »
Chinese Simplified (CUVS)
利 未 记 26 (CUVS) »
Chinese Traditional (CUVT)
利 未 記 26 (CUVT) »
Swedish Bible (SV1917)
3 Mosebok 26 (SV1917) »
Russian Bible (RUSV)
Левит 26 (RUSV) »
Ukrainian Bible (UKR)
Левит 26 (UKR) »
Hungarian Bible (KAR)
3 Mózes 26 (KAR) »
Bulgarian Bible (BULG)
Левит 26 (BULG) »
Japanese Bible (JPN)
レビ記 26 (JPN) »
Norwegian Bible (NORSK)
3 Mosebok 26 (NORSK) »

Levitiku (ALB) Chapter Selection

ALB Book Selection List

View full list of ALB Bible Books and Chapters