Levitiku Chapter 22 ALB Bible Verse Images

Levitiku 22 Bible Verse Pictures. Choose from a large collection of inspirational, motivational and encouraging Bible verses with pictures of nature. Download and share Levitiku 22 inspirational Bible verse images. Bible verse pictures were created based on verses from The Holy Bible in Albanian (ALB). The Albanian Bible translation is available in the Public Domain, which means that the ALB Bible is not copyright. (Bibla e Shenjtë) Dhjata e Vjetër, Dhjata e Re

Levitiku 22:1 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Zoti i foli akoma Moisiut, duke i thënë:

Levitiku 22:2 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
"Folu Aaronit dhe bijve të tij që të heqin dorë nga gjërat e shenjta që më janë shenjtëruar nga bijtë e Izraelit dhe të mos përdhosin emrim tim të shenjtë. Unë jam Zoti.

Levitiku 22:3 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
U thuaj atyre: "Cilido burrë i fisit tuaj që në brezat e ardhshme do t’u afrohet në gjendje papastërtie gjërave të shenjta, që bijtë e Izraelit ia kanë shenjtëruar Zotit, do të shfaroset nga prania ime. Unë jam Zoti.

Levitiku 22:4 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Asnjë burrë nga fisi i Aaronit, i sëmurë nga lebra ose me fluks qoftë, nuk do të hajë gjëra të shenjta deri sa të bëhet i pastër. Gjithashtu ai që prek çfarëdo gjë që është bërë e papastër nga kontakti me një kufomë, apo ai që ka pasur një lëshim fare,

Levitiku 22:5 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
ose ai që ka prekur një zvarranik që e ka bërë të papastër, ose një njeri që i ka komunikuar një papastërti të çfarëdo lloji,

Levitiku 22:6 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
personi që ka prekur këto gjëra do të jetë i papastër deri në mbrëmje dhe nuk ka për të ngrënë gjëra të shenjta para se të ketë larë trupin e tij me ujë;

Levitiku 22:7 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
mbas perëndimit të diellit do të jetë i pastër dhe do të mund të hajë gjëra të shenjta, sepse janë ushqimi i tij.

Levitiku 22:8 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Prifti nuk do të hajë mish kafshe të ngordhur në mënyrë të natyrshme apo të shqyer, për të mos u bërë i papastër. Unë jam Zoti.

Levitiku 22:9 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Priftërinjtë do të respektojnë, pra, atë që kam urdhëruar, përndryshe do të mbajnë dënimin e mëkatit të tyre dhe do të vdesin sepse kanë përdhosur gjërat e shenjta. Unë jam Zoti që i shenjtëroj.

Levitiku 22:10 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Asnjë i huaj nuk do të hajë gjëra të shenjta; as një mik i priftit, as një rrogtar nuk do të mund të hajë gjërat e shenjta.

Levitiku 22:11 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Por në rast se prifti ble një person me paratë e tij, ky do të mund të hajë nga ky ushqim ashtu si edhe ata që kanë lindur në shtëpinë e tij; këta mund të hanë nga ushqimi i tij.

Levitiku 22:12 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Bija e priftit që është martuar me një të huaj nuk do të hajë gjëra të shenjta të ofruara për ngritje.

Levitiku 22:13 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Por në qoftë se bija e priftit ka mbetur e ve, apo është ndarë nga burri dhe nuk ka fëmijë, dhe është kthyer të rrijë me të atin ashtu si kur ishte e re, do të mund të hajë nga buka e atit të saj; po asnjë i huaj nuk do ta hajë atë.

Levitiku 22:14 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Në qoftë se dikush ha gabimisht një gjë të shenjtë, do t’i japë priftit gjënë e shenjtë, duke i shtuar një të pestën.

Levitiku 22:15 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Priftërinjtë nuk do të përdhosin, pra, gjërat e shenjta të bijve të Izraelit, që ata i ofrojnë Zotit për ngritje,

Levitiku 22:16 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
dhe nuk do të bëjnë që ata të mbajnë dënimin e mëkatit për të cilin do të bëheshin fajtorë, duke ngrënë gjërat e tyre të shenjta; sepse unë, Zoti, i shenjtëroj"".

Levitiku 22:17 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Zoti i foli akoma Moisiut duke i thënë:

Levitiku 22:18 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
"Folu Aaronit, bijve të tij dhe gjithë bijve të Izraelit dhe u thuaj atyre: Kushdo nga shtëpia e Izraelit ose nga të huajt në Izrael, që paraqet si olokaust për Zotin një ofertë për çfarëdo kushti ose çfarëdo dhurate sipas dëshirës;

Levitiku 22:19 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
për të qënë i mirëpritur, do të ofrojë një mashkull, pa të meta, të marrë nga qetë, nga dhentë apo nga dhitë.

Levitiku 22:20 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Nuk do të ofroni asgjë që ka një të metë, sepse nuk do të ishte e pëlqyer.

Levitiku 22:21 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Kur dikush i ofron Zotit një flijim falënderimi, që është marrë nga kopeja apo nga tufa, qoftë për të përmbushur një kusht, qoftë si ofertë vullnetare, viktima për t’u pëlqyer duhet të jetë e përsosur; nuk duhet të ketë asnjë të metë.

Levitiku 22:22 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Nuk do t’i ofroni Zotit një viktimë të verbër, të çalë apo të gjymtuar, apo që ka ulcera, ekzemë ose zgjebe; dhe nuk do të bëni mbi altar flijime me zjarr për Zotin.

Levitiku 22:23 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Do të mund të paraqesësh si ofertë vullnetare një ka ose një dele që ka një këmbë shumë të gjatë apo shumë të shkurtër; por si kusht nuk do të ishte i mirëpritur.

Levitiku 22:24 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Nuk do t’i ofrosh Zotit asnjë kafshë me herdhe të vrara, a të shtypura, të këputura apo të prera; flijime të tilla nuk do të bëni në vendin tuaj.

Levitiku 22:25 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Nuk do pranoni nga i huaji asnjë nga këto viktima për ta ofruar si bukë të Perëndisë tuaj, sepse në to ka gjymtime dhe të meta; nuk do të pëlqeheshin për ju.

Levitiku 22:26 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Zoti i foli akoma Moisiut, duke i thënë:

Levitiku 22:27 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
"Kur do të lindë një viç, a një qengj a një kec, do ta lini shtatë ditë me të ëmën; nga dita e tetë e tutje do të pëlqehet si flijim i bërë me zjarr për Zotin.

Levitiku 22:28 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Nuk do të therni një lopë apo një dele me gjithë të voglin e saj në të njëjtën ditë.

Levitiku 22:29 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Kur do t’i ofroni Zotit një flijim falënderimi, paraqiteni në mënyrë që të pëlqehet.

Levitiku 22:30 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Viktima do të hahet po atë ditë; nuk do të lini asgjë deri në mëngjes. Unë jam Zoti.

Levitiku 22:31 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Do të respektoni, pra, urdhërimet e mia dhe do t’i vini në zbatim. Unë jam Zoti.

Levitiku 22:32 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Nuk do të përdhosni emrin tim të shenjtë, por do të shenjtërohem në mes të bijve të Izraelit. Unë jam Zoti që ju shenjtëron,

Levitiku 22:33 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
që ju nxori nga vendi i Egjiptit për të qënë Perëndia juaj. Unë jam Zoti".
Previous Chapter
« Levitiku 21 (ALB)
Next Chapter
Levitiku 23 (ALB) »

Available Bible Translations

American Standard Version (ASV)
Leviticus 22 (ASV) »
King James Version (KJV)
Leviticus 22 (KJV) »
GOD’S WORD® (GW)
Leviticus 22 (GW) »
Berean Bible (BSB)
Leviticus 22 (BSB) »
World English Bible (WEB)
Leviticus 22 (WEB) »
French Bible (LSG)
Lévitique 22 (LSG) »
German Bible (LUTH1912)
Levitikus 22 (LUTH1912) »
Punjabi Bible (PANIRV)
ਅਹਬਾਰ 22 (PANIRV) »
Marathi Bible (MARIRV)
लेवीय 22 (MARIRV) »
Gujarati Bible (GUJIRV)
લેવીય 22 (GUJIRV) »
Hebrew Bible (HEB)
ויקרא 22 (HEB) »
Portuguese Bible (BSL)
Levítico 22 (BSL) »
Vietnamese Bible (VIE)
Lê-vi 22 (VIE) »
Spanish Bible (RVA)
Levítico 22 (RVA) »
Italian Bible (RIV)
Levitico 22 (RIV) »
Chinese Simplified (CUVS)
利 未 记 22 (CUVS) »
Chinese Traditional (CUVT)
利 未 記 22 (CUVT) »
Swedish Bible (SV1917)
3 Mosebok 22 (SV1917) »
Russian Bible (RUSV)
Левит 22 (RUSV) »
Ukrainian Bible (UKR)
Левит 22 (UKR) »
Hungarian Bible (KAR)
3 Mózes 22 (KAR) »
Bulgarian Bible (BULG)
Левит 22 (BULG) »
Japanese Bible (JPN)
レビ記 22 (JPN) »
Norwegian Bible (NORSK)
3 Mosebok 22 (NORSK) »

Levitiku (ALB) Chapter Selection

ALB Book Selection List

View full list of ALB Bible Books and Chapters