Levitiku Chapter 7 ALB Bible Verse Images

Levitiku 7 Bible Verse Pictures. Choose from a large collection of inspirational, motivational and encouraging Bible verses with pictures of nature. Download and share Levitiku 7 inspirational Bible verse images. Bible verse pictures were created based on verses from The Holy Bible in Albanian (ALB). The Albanian Bible translation is available in the Public Domain, which means that the ALB Bible is not copyright. (Bibla e Shenjtë) Dhjata e Vjetër, Dhjata e Re

Levitiku 7:1 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
"Ky është ligji i ofertës për shkeljen, (është gjë shumë e shenjtë).

Levitiku 7:2 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Në vendim ku theret olokausti, do të theret flia për shkeljen; dhe gjaku i saj do të spërkatet rreth e qark altarit.

Levitiku 7:3 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Prej saj do të paraqitet tërë dhjami: do të hiqet bishti i majmë, dhjami që mbulon zorrët,

Levitiku 7:4 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
të dy veshkat, dhjami që është mbi to rreth ijeve dhe bula e dhjamur e mëlçisë së zezë mbi veshkat.

Levitiku 7:5 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Pastaj prifti do t’i tymosë mbi altar, si një flijim i bërë me zjarr për Zotin. Ky është një flijim për shkeljen.

Levitiku 7:6 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Çdo mashkull midis priftërinjve do të mund të hajë nga ajo; do të hahet në vend të shenjtë; është gjë shumë e shenjtë.

Levitiku 7:7 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Flijimi për shkeljen është si flijimi i mëkatit; i njëjti ligj vlen për të dy rastet; flia me të cilën prifti bën shlyerjen i takon atij.

Levitiku 7:8 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Dhe prifti, që ofron olokaustin e dikujt, do të marrë për vete lëkurën e olokaustit që ka ofruar.

Levitiku 7:9 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Kështu çdo blatim i ushqimit i pjekur në furrë, apo i përgatitur në tigan ose mbi skarë, do të jetë i priftit që e ka ofruar.

Levitiku 7:10 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Dhe çdo blatim i ushqimit i përzier me vaj ose i thatë i përket tërë bijve të Aaronit, si për njerin si për tjetrin.

Levitiku 7:11 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Ky është ligji i flijimit të falënderimit, që do t’i çohet Zotit.

Levitiku 7:12 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Në qoftë se dikush e ofron për dhënie hiri, do të ofrojë me flijimin e dhënies së hirit kulaç pa maja të përzier me vaj, revani pa maja të përzier me vaj dhe kulaç me majë mielli të përzier me vaj.

Levitiku 7:13 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Bashkë me kulaçët e bukës pa maja, si ofertë të tij do të paraqesë, me flijimin e dhënies së hirit, flijimin e tij të falënderimit.

Levitiku 7:14 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Nga çdo ofertë ai do të ofrojë një kulaç si një blatim të lartë për Zotin; ai do të jetë i priftit që ka spërkatur gjakun e flijimit të falënderimit.

Levitiku 7:15 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Mishi i flijimit të dhënies së hirit i paraqitur si falënderim do të hahet po atë ditë gjatë së cilës ofrohet; nuk do të lihet asgjë prej tij deri në mëngjes.

Levitiku 7:16 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Por në qoftë se flijimi që dikush ofron është një kushtim ose një ofertë spontane, do të hahet ditën në të cilën paraqitet flijimi; ajo që tepron duhet të hahet të nesërmen.

Levitiku 7:17 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Por ajo që mbetet nga mishi i flijimit do të digjet me zjarr ditën e tretë.

Levitiku 7:18 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Në qoftë se në ditën e tretë hahet nga mishi i flijimit të falënderimit, ai nuk do të pranohet dhe nuk do t’i llogaritet; do të jetë një veprim i neveritshëm; dhe ai që ha, do të mbajë fajin e mëkatit të tij.

Levitiku 7:19 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Mishi, që prek çfarëdo gjë të papastër nuk do të hahet; do të digjet me zjarr. Sa për mishin tjetër, kushdo që është i pastër do të mund të hajë nga ai.

Levitiku 7:20 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Por personi, që duke qenë i papastër, ha mish nga flijimi i falënderimit që i përket Zotit, do të shfaroset nga populli i tij.

Levitiku 7:21 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Përveç kësaj në se dikush prek çfarëdo gjë të papastër (një papastërti njerëzore, një kafshë të papastër ose çfarëdo gjë të neveritshme dhe të ndyrë) dhe ha mish nga flijimi i falënderimit që i përket Zotit, ai do të shfaroset nga populli i tij".

Levitiku 7:22 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Zoti i foli akoma Moisiut, duke thënë:

Levitiku 7:23 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
"Folu bijve të Izraelit dhe u thuaj atyre: Nuk do të hani asnjë yndyrë të lopës apo të deles apo të dhisë.

Levitiku 7:24 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Dhjami i një kafshe që ka ngordhur në mënyrë të natyrshme dhe dhjami i një kafshe të shqyer mund të shërbejë për çdo përdorim tjetër, por nuk do të hani aspak;

Levitiku 7:25 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
sepse kushdo që në fakt ha dhjamin e një kafshe që ofrohet si flijim i bërë me zjarr për Zotin, ai që ha nga ky mish do të shfaroset nga populli i tij.

Levitiku 7:26 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Përveç kësaj nuk do të hani asnjë gjak, as të zogjve, as të katërkëmbëshve, në asnjë nga banesat tuaja.

Levitiku 7:27 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Kushdo që ha çfarëdo lloj gjaku, do të shfaroset nga populli i tij".

Levitiku 7:28 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Zoti i foli akoma Moisiut, duke thënë:

Levitiku 7:29 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
"Folu bijve të Izraelit dhe u thuaj atyre: Kush i ofron Zotit flijimin e tij të falënderimit do t’ia çojë ofertën e tij Zotit, duke e hequr nga flijimi i tij i falënderimit.

Levitiku 7:30 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Do t’i çojë me duart e tij ofertat e bëra me zjarr për Zotin; do të çojë dhjamin bashkë me gjoksin, për të tundur gjoksin si ofertë e tundur përpara Zotit.

Levitiku 7:31 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Prifti do ta tymosë dhjamin mbi altar, ndërsa gjoksi do të jetë i Aaronit dhe i bijve të tij.

Levitiku 7:32 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Do t’i jepni priftit gjithashtu, si një ofertë të lartë, kofshën e djathtë të flijimeve tuaja të falënderimit.

Levitiku 7:33 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Ai nga bijtë e Aaronit që ofron gjakun dhe dhjamin e flijimeve të falënderimit do të ketë, si pjesë të tij, kofshën e djathtë.

Levitiku 7:34 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Sepse nga flitë e falënderimit të ofruara nga bijtë e Izraelit unë marr gjoksin e ofertës së tundur dhe kofshën e ofertës së lartë, dhe ua jap priftit Aaron dhe bijve të tij, si një detyrim i përjetshëm nga ana e bijve të Izraelit".

Levitiku 7:35 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Kjo është pjesa e caktuar e Aaronit dhe bijve të tij nga flijimet e bëra me zjarr për Zotin, ditën që do të paraqiten për t’i shërbyer Zotit si priftërinj.

Levitiku 7:36 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Këtë ka urdhëruar Zoti për bijtë e Izraelit t’u jepnin atyre ditën që i vajosi, si një ligj i përjetshëm brez pas brezi.

Levitiku 7:37 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Ky është ligji i olokaustit, i blatimit të ushqimit, i flijimit për mëkatin, i flijimit për shkeljen, i shenjtërimit dhe i flijimit të falënderimit,

Levitiku 7:38 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
ligji që Zoti i dha Moisiut mbi malin Sinai, ditën që i urdhëroi bijtë e Izraelit t’i paraqisnin ofertat e tyre Zotit në shkretëtirën e Sinait.
Previous Chapter
« Levitiku 6 (ALB)
Next Chapter
Levitiku 8 (ALB) »

Available Bible Translations

American Standard Version (ASV)
Leviticus 7 (ASV) »
King James Version (KJV)
Leviticus 7 (KJV) »
GOD’S WORD® (GW)
Leviticus 7 (GW) »
Berean Bible (BSB)
Leviticus 7 (BSB) »
World English Bible (WEB)
Leviticus 7 (WEB) »
French Bible (LSG)
Lévitique 7 (LSG) »
German Bible (LUTH1912)
Levitikus 7 (LUTH1912) »
Punjabi Bible (PANIRV)
ਅਹਬਾਰ 7 (PANIRV) »
Marathi Bible (MARIRV)
लेवीय 7 (MARIRV) »
Gujarati Bible (GUJIRV)
લેવીય 7 (GUJIRV) »
Hebrew Bible (HEB)
ויקרא 7 (HEB) »
Portuguese Bible (BSL)
Levítico 7 (BSL) »
Vietnamese Bible (VIE)
Lê-vi 7 (VIE) »
Spanish Bible (RVA)
Levítico 7 (RVA) »
Italian Bible (RIV)
Levitico 7 (RIV) »
Chinese Simplified (CUVS)
利 未 记 7 (CUVS) »
Chinese Traditional (CUVT)
利 未 記 7 (CUVT) »
Swedish Bible (SV1917)
3 Mosebok 7 (SV1917) »
Russian Bible (RUSV)
Левит 7 (RUSV) »
Ukrainian Bible (UKR)
Левит 7 (UKR) »
Hungarian Bible (KAR)
3 Mózes 7 (KAR) »
Bulgarian Bible (BULG)
Левит 7 (BULG) »
Japanese Bible (JPN)
レビ記 7 (JPN) »
Norwegian Bible (NORSK)
3 Mosebok 7 (NORSK) »

Levitiku (ALB) Chapter Selection

ALB Book Selection List

View full list of ALB Bible Books and Chapters