Levitiku Chapter 14 ALB Bible Verse Images

Levitiku 14 Bible Verse Pictures. Choose from a large collection of inspirational, motivational and encouraging Bible verses with pictures of nature. Download and share Levitiku 14 inspirational Bible verse images. Bible verse pictures were created based on verses from The Holy Bible in Albanian (ALB). The Albanian Bible translation is available in the Public Domain, which means that the ALB Bible is not copyright. (Bibla e Shenjtë) Dhjata e Vjetër, Dhjata e Re

Levitiku 14:1 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Zoti i foli akoma Moisiut, duke i thënë:

Levitiku 14:2 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
"Ky është ligji lidhur me lebrozin për ditën e pastrimit të tij. Ai do t’i çohet priftit.

Levitiku 14:3 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Prifti do të dalë nga kampi dhe do ta vizitojë atë dhe në qoftë se plaga e lebrës i është shëruar të lebrosurit,

Levitiku 14:4 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
prifti do të urdhërojë të merren për atë që do të pastrohet dy zogj të gjallë dhe të pastër, dru kedri, nga skarlati dhe hisopi.

Levitiku 14:5 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Prifti do të urdhërojë që të theret një nga zogjtë në një enë prej argjili me ujë të rrjedhshëm.

Levitiku 14:6 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Pastaj do të marrë zogun e gjallë, drurin e kedrit, skarlatin dhe hisopin, dhe do t’i zhytë, me zogun e gjallë, në gjakun e zogut të therur në ujë të rrjedhshëm.

Levitiku 14:7 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Do ta spërkatë pastaj shtatë herë mbi atë që duhet të pastrohet nga lebra; do ta shpallë atë të pastër dhe do ta lërë të shkojë të lirë zogun e gjallë nëpër fusha.

Levitiku 14:8 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Ai që duhet të pastrohet do të lajë rrobat e tij, do të rruajë tërë qimet e tij, do të lahet në ujë dhe do të jetë i pastër. Pas kësaj mund të hyjë në kamp, por do të qëndrojë shtatë ditë jashtë çadrës së tij.

Levitiku 14:9 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Ditën e shtatë do të rruajë tërë qimet e kokës së tij, të mjekrës së tij dhe të vetullave të tij; do të rruajë shkurt të gjitha qimet e tij. Do të lajë rrobat e tij dhe do të lajë trupin e tij në ujë dhe do të jetë i pastër.

Levitiku 14:10 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Ditën e tetë do të marrë dy qengja pa të meta, një qengj femër njëvjeçar pa të meta, tri të dhjeta efe majë mielli, të përziera me vaj, si një ofertë ushqimi, dhe një log vaji;

Levitiku 14:11 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
dhe prifti që kryen pastrimin do të paraqesë atë që duhet të pastrohet dhe të gjitha këto gjëra para Zotit në hyrje të çadrës së mbledhjes.

Levitiku 14:12 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Pastaj prifti do të marrë një qengj dhe do ta ofrojë si flijim riparimi, me logun e vajit, dhe do t’i tundë si një ofertë e tundur para Zotit.

Levitiku 14:13 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Do ta therë pastaj qengjin në vendin ku theren flijimet për mëkatin dhe olokaustet, në vendin e shenjtë, sepse si flijim riparimi i përket priftit, kështu është flijimi për mëkatin; është gjë shumë e shenjtë.

Levitiku 14:14 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Prifti do të marrë pak gjak nga flijimi i riparimit dhe do ta vërë në skajin e veshit të djathtë të atij që duhet të pastrohet, mbi gishtin e madh të dorës së tij të djathtë dhe mbi gishtin e madh të këmbës së tij të djathtë.

Levitiku 14:15 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Pastaj prifti do të marrë pak vaj nga logu dhe do ta derdhë mbi pëllëmbën e dorës së tij të majtë;

Levitiku 14:16 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
pastaj prifti do të ngjyejë gishtin e dorës së tij të djathtë në vajin që ka në dorën e majtë dhe me gishtin do të spërkatë shtatë herë pak vaj përpara Zotit.

Levitiku 14:17 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Dhe nga mbetja e vajit që ka në dorë, prifti do të vërë pak në skajin e veshit të djathtë të atij që duhet të pastrohet, mbi gishtin e madh të dorës së tij të djathtë dhe mbi gishtin e madh të këmbës së tij të djathtë, në vendin ku ka vënë gjakun e flijimit të riparimit.

Levitiku 14:18 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Mbetjen e vajit që ka në dorë, prifti do ta vërë mbi kokën e atij që duhet të pastrohet; kështu prifti do të bëjë për të shlyerjen përpara Zotit.

Levitiku 14:19 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Pastaj prifti do të ofrojë flijimin për mëkatin dhe do të bëjë shlyerjen për atë që do të pastrohet nga papastërtia e tij; pas kësaj do të therë olokaustin.

Levitiku 14:20 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Prifti do të ofrojë olokaustin dhe blatimin e ushqimit mbi altar; kështu ai do të ketë mundësi të bëjë për të shlyerjen dhe ai do të jetë i pastër.

Levitiku 14:21 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Në rast se ky person është i varfër dhe nuk mund t’i sigurojë këto gjëra, do të marrë vetëm një qengj për ta ofruar si flijim për shkeljen e kryer, si një ofertë të tundur, për të bërë shlyerjen për të, dhe një të dhjetë të efës majë mielli të përzier me vaj si blatim ushqimor, një log vaji,

Levitiku 14:22 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
dhe dy turtuj apo dy pëllumba të rinj, sipas mundësive të tij; njëri do të jetë për flijimin për mëkatin dhe tjetri për olokaustin.

Levitiku 14:23 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Ditën e tetë do t’i çojë, për pastrimin e tij, këto gjëra priftit në hyrje të çadrës së mbledhjes përpara Zotit.

Levitiku 14:24 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Dhe prifti do të marrë qengjin e flijimit për shkeljen dhe logun e vajit, dhe do t’i tundë si një ofertë e tundur përpara Zotit.

Levitiku 14:25 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Pastaj do të therë qengjin e flijimit për shkeljen e kryer. Prifti do të marrë pak gjak nga flijimi për shkeljen dhe do ta vërë në skajin e veshit të djathtë të atij që do të pastrohet mbi gishtin e madh të dorës së tij të djathtë dhe mbi gishtin e madh të këmbës së tij të djathtë.

Levitiku 14:26 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Prifti do të derdhë pak vaj mbi pëllëmbën e dorës së tij të majtë.

Levitiku 14:27 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Dhe me gishtin e dorës së tij të djathtë, prifti do të spërkasë shtatë herë pak nga vaji që ka në dorën e tij të majtë përpara Zotit.

Levitiku 14:28 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Pastaj prifti do të vërë pak nga vaji që ka në dorë mbi skajin e veshit të djathtë të atij që duhet të pastrohet, mbi gishtin e tij të madh të dorës së djathtë dhe mbi gishtin e madh të këmbës së tij të djathtë, në vendin ku ka vënë gjakun e flijimit të shkeljes.

Levitiku 14:29 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Mbetjen e vajit që ka në dorë, prifti do ta vërë mbi kokën e atij që do të pastrohet, për të bërë shlyerjen për atë përpara Zotit.

Levitiku 14:30 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Pastaj do të ofrojë një nga turtujt a një nga të dy pëllumbat e rinj, sipas mundësive të tij;

Levitiku 14:31 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
do të ofrojë atë që ka mundur të sigurojë, njërin si flijim për mëkatin dhe tjetrin si olokaust, bashkë me blatimin e ushqimit; kështu prifti do të bëjë shlyerjen përpara Zotit për atë që do të pastrohet.

Levitiku 14:32 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Ky është ligji për atë që është prekur nga plaga e lebrës dhe nuk ka mjetet për të siguruar atë që kërkohet për pastrimin e tij".

Levitiku 14:33 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Zoti u foli akoma Moisiut dhe Aaronit, duke thënë:

Levitiku 14:34 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
"Kur do të hyni në vendin e Kanaanit që unë ju jap në pronësi, në rast se dërgoj plagën e lebrës në një shtëpi të vendit që është prona juaj,

Levitiku 14:35 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
i zoti i shtëpisë do të shkojë t’ia deklarojë priftit, duke thënë: "Më duket se ka një farë plage në shtëpinë time".

Levitiku 14:36 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Atëherë prifti do të urdhërojë që të zbrazet shtëpia para se ai të hyjë për të shqyrtuar plagën, me qëllim që gjithçka që ndodhet në shtëpi të mos bëhet e papastër. Pastaj prifti do të hyjë për të ekzaminuar shtëpinë.

Levitiku 14:37 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Do të ekzaminojë pastaj plagën; në qoftë se plaga që ndodhet mbi muret e shtëpisë ka disa zgavra të gjelbëra apo të kuqërreme që duken më të thella se sipërfaqja e mureve,

Levitiku 14:38 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
prifti do të dalë nga shtëpia, te porta dhe do ta mbyllë shtëpinë për shtatë ditë.

Levitiku 14:39 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Ditën e shtatë prifti do të kthehet dhe do ta ekzaminojë shtëpinë; në rast se plaga është përhapur në muret e shtëpisë,

Levitiku 14:40 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
prifti do të urdhërojë që të hiqen gurët mbi të cilët ndodhet plaga dhe t’i hedhin në një vend të papastër jashtë qytetit.

Levitiku 14:41 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Pastaj do të urdhërojë që të kruhet pjesa e brendshme e shtëpisë rreth e qark, dhe do ta hedhin suvanë që kanë rrëzuar jashtë qytetit, në vend të papastër.

Levitiku 14:42 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Pastaj do të marrin gurë të tjerë dhe do t’i vënë në vendin e të parëve, dhe do të marrin gëlqere tjetër për të suvatuar shtëpinë.

Levitiku 14:43 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Por në rast se plaga shpërthen përsëri në shtëpi, mbasi janë hequr gurët dhe mbasi shtëpia është kruar dhe është suvatuar përsëri,

Levitiku 14:44 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
prifti do të hyjë për të kontrolluar shtëpinë; në qoftë se plaga është e përhapur në shtëpi, kemi një lebër të keqe në shtëpi; kjo është e papastër.

Levitiku 14:45 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Prandaj do ta shëmbë shtëpinë dhe do t’i çojë gurët, lëndën e drurit dhe suvanë jashtë qytetit, në një vend të papastër.

Levitiku 14:46 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Përveç kësaj kushdo që hyn në shtëpi gjatë gjithë kohës që mbeti e mbyllur, do të jetë i papastër deri në mbrëmje.

Levitiku 14:47 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Kush fle në shtëpi, do të lajë rrobat e tij; po kështu ai që ha në shtëpi do të lajë rrobat e tij.

Levitiku 14:48 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Por në qoftë se prifti hyn në shtëpi dhe e kontrollon, dhe plaga nuk është përhapur në shtëpi pasi është suvatuar, prifti do ta shpallë atë të pastër, sepse plaga është shëruar.

Levitiku 14:49 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Pastaj, për të pastruar shtëpinë, do të marrë dy zogj, dru kedri, skarlat dhe hisop;

Levitiku 14:50 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
do të therë pastaj një nga zogjtë në një enë argjili me ujë të rrjedhshëm;

Levitiku 14:51 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
dhe do të marrë drurin e kedrit, hisopin, skarlatin dhe zogun e gjallë, dhe do t’i zhytë në gjakun e zogut të therur dhe në ujë të rrjedhshëm, dhe do ta spërkatë shtëpinë shtatë herë.

Levitiku 14:52 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Kështu do ta pastrojë shtëpinë me gjakun e zogut, me ujin e rrjedhshëm, me zogun e gjallë, me drurin e kedrit, me hisopin dhe me skarlatin;

Levitiku 14:53 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
por do ta lërë zogun të ikë i lirë jashtë qytetit, nëpër fusha; kështu do të bëjë shlyerjen, për shtëpinë, dhe kjo do të jetë e pastër.

Levitiku 14:54 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Ky është ligji për çdo plagë të lebrës dhe të qeres,

Levitiku 14:55 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
për lebrën e rrobave dhe të shtëpisë,

Levitiku 14:56 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
për ënjtjet, puçrrat me qelb dhe njollat e shndritshme,

Levitiku 14:57 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
për të mësuar kur një gjë është e papastër dhe kur është e pastër. Ky është ligji për lebrën".
Previous Chapter
« Levitiku 13 (ALB)
Next Chapter
Levitiku 15 (ALB) »

Available Bible Translations

American Standard Version (ASV)
Leviticus 14 (ASV) »
King James Version (KJV)
Leviticus 14 (KJV) »
GOD’S WORD® (GW)
Leviticus 14 (GW) »
Berean Bible (BSB)
Leviticus 14 (BSB) »
World English Bible (WEB)
Leviticus 14 (WEB) »
French Bible (LSG)
Lévitique 14 (LSG) »
German Bible (LUTH1912)
Levitikus 14 (LUTH1912) »
Punjabi Bible (PANIRV)
ਅਹਬਾਰ 14 (PANIRV) »
Marathi Bible (MARIRV)
लेवीय 14 (MARIRV) »
Gujarati Bible (GUJIRV)
લેવીય 14 (GUJIRV) »
Hebrew Bible (HEB)
ויקרא 14 (HEB) »
Portuguese Bible (BSL)
Levítico 14 (BSL) »
Vietnamese Bible (VIE)
Lê-vi 14 (VIE) »
Spanish Bible (RVA)
Levítico 14 (RVA) »
Italian Bible (RIV)
Levitico 14 (RIV) »
Chinese Simplified (CUVS)
利 未 记 14 (CUVS) »
Chinese Traditional (CUVT)
利 未 記 14 (CUVT) »
Swedish Bible (SV1917)
3 Mosebok 14 (SV1917) »
Russian Bible (RUSV)
Левит 14 (RUSV) »
Ukrainian Bible (UKR)
Левит 14 (UKR) »
Hungarian Bible (KAR)
3 Mózes 14 (KAR) »
Bulgarian Bible (BULG)
Левит 14 (BULG) »
Japanese Bible (JPN)
レビ記 14 (JPN) »
Norwegian Bible (NORSK)
3 Mosebok 14 (NORSK) »

Levitiku (ALB) Chapter Selection

ALB Book Selection List

View full list of ALB Bible Books and Chapters