Romakëve Chapter 15 ALB Bible Verse Images

Romakëve 15 Bible Verse Pictures. Choose from a large collection of inspirational, motivational and encouraging Bible verses with pictures of nature. Download and share Romakëve 15 inspirational Bible verse images. Bible verse pictures were created based on verses from The Holy Bible in Albanian (ALB). The Albanian Bible translation is available in the Public Domain, which means that the ALB Bible is not copyright. (Bibla e Shenjtë) Dhjata e Vjetër, Dhjata e Re

Romakëve 15:1 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Edhe ne, që jemi të fortë, duhet të mbajmë dobësitë e atyre që janë të dobët dhe jo t’i pëlqejmë vetes.

Romakëve 15:2 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Secili nga ne le t’i pëlqejë të afërmit për të mirë, për ndërtim,

Romakëve 15:3 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
sepse edhe Krishti nuk i pëlqeu vetes së tij, por sikurse është shkruar: “Sharjet e atyre që të shanin ty, ranë mbi mua.”

Romakëve 15:4 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Sepse të gjitha gjërat që u shkruan në të kaluarën u shkruan për mësimin tonë, që me anë të këmbënguljes dhe të ngushëllimit të Shkrimeve, të kemi shpresë.

Romakëve 15:5 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Dhe Perëndia i durimit dhe i ngushëllimit ju dhëntë juve të keni po ato mendime njeri me tjetrin, sipas Jezu Krishtit,

Romakëve 15:6 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
që me një mendje të vetme dhe një gojë të vetme ta përlëvdoni Perëndinë, Atin e Perëndisë tonë Jezu Krisht.

Romakëve 15:7 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Prandaj pranoni njëri-tjetrin, sikurse edhe Krishti na pranoi për lavdinë e Perëndisë.

Romakëve 15:8 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Tani unë po ju them se Jezu Krishti u bë shërbëtor i të rrethprerëve për të vërtetën e Perëndisë, për të vërtetuar premtimet e dhëna etërve,

Romakëve 15:9 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
dhe i pranoi johebrenjtë për mëshirë të vet, që ta lëvdojnë Perëndinë sikurse është shkruar: “Për këtë do të të përlëvdoj ndër kombe, dhe do t’i këndoj lavdërime emrit tënd!.”

Romakëve 15:10 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Dhe përsëri ai thotë: “Gëzohuni, o njerëz, me popullin e tij.”

Romakëve 15:11 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Dhe përsëri: “Lavdëroni Zotin, të gjithë njerëzit; dhe le ta lëvdojnë të gjithë popujt.”

Romakëve 15:12 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Dhe përsëri Isaia thotë: “Do të mbijë një filiz nga rrënja e Jeseut dhe ai që ngrihet për të sunduar njerëzit; kombet do të shpresojnë në të!.”

Romakëve 15:13 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Dhe Perëndia i shpresës le t’ju mbushë me çfarëdo gëzimi dhe paqe me anë të besimit, që të keni mbushulli në shpresë, me anë të fuqisë së Frymës së Shenjtë!

Romakëve 15:14 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Dhe, sa për ju, o vëllezër, më është mbushur mendja për ju, se edhe ju jeni plot mirësi, plot me çdo njohuri, të zotë të këshilloni njëri-tjetrin.

Romakëve 15:15 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Por unë ju shkrova në një farë shkalle më me guxim që t’ju kujtoj për hirin që m’u dha prej Perëndisë,

Romakëve 15:16 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
që të jem shërbëtor i Jezu Krishtit pranë johebrenjve, duke punuar në shërbesën e shenjtëruar të ungjillit të Perëndisë, që oferta e johebrenjve të jetë e pëlqyer, dhe e shenjtëruar nga Fryma e Shenjtë.

Romakëve 15:17 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Kam, pra, me se të mburrem në Jezu Krishtin për punët që kanë të bëjnë me Perëndinë.

Romakëve 15:18 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Sepse nuk do të guxoja të flas për ndonjë nga ato gjëra të cilat Krishti nuk i bëri nëpërmjet meje, për t’i sjell në dëgjes johebrenjtë me fjalë dhe me vepër,

Romakëve 15:19 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
me fuqi shenjash dhe çudirash, me fuqi të Frymës së Perëndisë; kështu, prej Jeruzalemit e përqark dhe gjer në Iliri, kam kryer shërbimin e ungjillit të Krishtit,

Romakëve 15:20 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
duke u përpjekur të ungjillëzoj atje ku nuk ishte i njohur emri i Krishtit, që të mos ndërtoj mbi themelin e tjetërit.

Romakëve 15:21 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Por, sikurse është shkruar: “Ata, ndër të cilët nuk u qe shpallur, do të shohin, dhe ata që nuk kishin dëgjuar për të, do të kuptojnë.”

Romakëve 15:22 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Edhe për këtë arsye u pengova shumë herë të vij tek ju.

Romakëve 15:23 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Por tani, duke mos pasur më fushë veprimi për të ungjillizuar në këto vise, dhe duke pasur prej shumë vjetësh mall të vij tek ju,

Romakëve 15:24 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
kur të shkoj në Spanjë, do të vij ndër ju; sepse shpresoj, pra, t’ju shoh dhe të më përcillni deri atje, pasi të kënaqem, sado pak, me ju.

Romakëve 15:25 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Por tani unë po shkoj në Jeruzalem, për t’u shërbyer shenjtorëve,

Romakëve 15:26 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
sepse atyre nga Maqedonia dhe Akaia u pëlqeu të japin një ndihmesë për të varfërit që janë ndër shenjtorët e Jeruzalemit.

Romakëve 15:27 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Kjo u pëlqeu atyre me të vërtetë, sepse u janë debitorë; sepse, në qoftë se johebrenjtë, pra, janë bërë pjestarë bashkë me ta për të mirat frymërore, kanë detyrë t’u shërbejnë atyre edhe me të mira materiale.

Romakëve 15:28 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Si ta kem kryer këtë punë dhe t’ua kem dorëzuar këtë fryt, do të shkoj në Spanjë, duke kaluar nga ju.

Romakëve 15:29 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Dhe unë e di se, duke ardhur tek ju, do të vij në tërësinë e bekimeve të ungjillit të Krishtit.

Romakëve 15:30 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Dhe ju bëj thirrje, o vëllezër, për Zotin tonë Jezu Krisht dhe për dashurinë e Frymës, të luftoni bashkë me mua në lutje te Perëndia për mua,

Romakëve 15:31 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
që unë të shpëtoj nga të pabesët në Jude, dhe që shërbesa ime që po bëj për Jeruzalemin t’u pëlqejë shenjtorëve,

Romakëve 15:32 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
që unë të vij tek ju, në dashtë Perëndia, dhe të freskohem bashkë me ju.

Romakëve 15:33 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Edhe Perëndia e paqes qoftë me ju të gjithë. Amen.
Previous Chapter
« Romakëve 14 (ALB)
Next Chapter
Romakëve 16 (ALB) »

Available Bible Translations

American Standard Version (ASV)
Romans 15 (ASV) »
King James Version (KJV)
Romans 15 (KJV) »
GOD’S WORD® (GW)
Romans 15 (GW) »
Berean Bible (BSB)
Romans 15 (BSB) »
World English Bible (WEB)
Romans 15 (WEB) »
French Bible (LSG)
Romains 15 (LSG) »
German Bible (LUTH1912)
Römer 15 (LUTH1912) »
Portuguese Bible (BSL)
Romanos 15 (BSL) »
Vietnamese Bible (VIE)
Rô-ma 15 (VIE) »
Spanish Bible (RVA)
Romanos 15 (RVA) »
Italian Bible (RIV)
Romani 15 (RIV) »
Chinese Simplified (CUVS)
罗 马 书 15 (CUVS) »
Chinese Traditional (CUVT)
羅 馬 書 15 (CUVT) »
Swedish Bible (SV1917)
Romarbrevet 15 (SV1917) »
Russian Bible (RUSV)
Римлянам 15 (RUSV) »
Ukrainian Bible (UKR)
римлян 15 (UKR) »
Hungarian Bible (KAR)
Róma 15 (KAR) »
Bulgarian Bible (BULG)
Римляни 15 (BULG) »
Norwegian Bible (NORSK)
Romerne 15 (NORSK) »

Romakëve (ALB) Chapter Selection

1 2 3 4 5 6 7 8 9 10 11 12 13 14 15 16

ALB Book Selection List

View full list of ALB Bible Books and Chapters