Romakëve Chapter 11 ALB Bible Verse Images

Romakëve 11 Bible Verse Pictures. Choose from a large collection of inspirational, motivational and encouraging Bible verses with pictures of nature. Download and share Romakëve 11 inspirational Bible verse images. Bible verse pictures were created based on verses from The Holy Bible in Albanian (ALB). The Albanian Bible translation is available in the Public Domain, which means that the ALB Bible is not copyright. (Bibla e Shenjtë) Dhjata e Vjetër, Dhjata e Re

Romakëve 11:1 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Unë, pra, them: A thua Perëndia e hodhi poshtë popullin e vet? Aspak, sepse edhe unë jam Izraelit, nga pasardhje e Abrahamit, nga fisi i Beniaminit.

Romakëve 11:2 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Perëndia nuk e hodhi poshtë popullin e vet, të cilin e njohu që përpara. A nuk e dini ju ç’thotë Shkrimi për Elian? Si i drejtohet ai Perëndisë kundër Izraelit, duke thënë:

Romakëve 11:3 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
“O Zot, profetët e tu i vranë dhe altarët e tu i prishën, dhe unë mbeta i vetëm, dhe ata kërkojnë jetën time.”

Romakëve 11:4 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Por, çfarë i tha zëri hyjnor? “Kam lënë për veten time shtatë mijë burra, që nuk kanë rënë në gjunjë përpara Baalit.”

Romakëve 11:5 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Kështu, pra, edhe në kohën e tanishme ka mbetur një mbetje pas zgjedhjes së hirit.

Romakëve 11:6 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Dhe, po të jetë prej hirit, nuk është më prej veprash, përndryshe hiri nuk do të ishte më hir, përndryshe vepra nuk do të ishte më vepër.

Romakëve 11:7 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
E çfarë, atëherë? Izraeli nuk e mori atë që kërkonte, kurse të zgjedhurit e morën, dhe të tjerët u verbuan,

Romakëve 11:8 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
siç është shkruar: “Perëndia u dha atyre frymë hutimi, sy që të mos shohin dhe veshë që të mos dëgjojnë deri në ditën e sotme.”

Romakëve 11:9 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Dhe Davidi thotë: “Tryeza e tyre iu bëftë lak, një kurth, një pengesë dhe një shpagim.

Romakëve 11:10 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Sytë e tyre u errësofshin që të mos shohin, dhe kurrizin e tyre kërruse përgjithnjë.”

Romakëve 11:11 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Unë them, pra: “Mos u penguan, që të rrëzohen? Aspak; por me anë të rrëzimit të tyre u erdhi shpëtimi johebrenjve, që t’i shtjerë ata në xhelozi.

Romakëve 11:12 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Edhe nëse rrëzimi i tyre është fitim për botën dhe pakësimi i tyre është fitim për johebrenjtë, sa më tepër do të jetë mbushullia e tyre?

Romakëve 11:13 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Sepse unë po ju flas juve, johebrenjve, duke qenë se jam apostulli i johebrenjve; dhe unë e nderoj shërbesën time,

Romakëve 11:14 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
për të provuar se në ndonjë mënyrë mund t’i provokoj se mos i shtie në zili ata që janë mishi im edhe shpëtoj disa prej tyre.

Romakëve 11:15 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Sepse, në qoftë se refuzimi i tyre është pajtim për botën, ç’do të jetë ripranimi i tyre, përveç se kalimi prej vdekjes në jetë?

Romakëve 11:16 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Edhe po të jenë pemët e para të shenjta, edhe e tëra është e shenjtë; dhe po të jetë rrënja e shenjtë, edhe degët janë të shenjta.

Romakëve 11:17 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Edhe sikur të këputen disa degë, ti që ishe ullastër u shartove në vend të tyre dhe u bëre pjestar i rrënjës dhe i majmërisë së drurit të ullirit,

Romakëve 11:18 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
mos u mburr kundër degëve: por nëse mburresh kundër tyre, mos harro se nuk e mban ti rrënjën, po rrënja të mban ty.

Romakëve 11:19 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Do të thuash, pra: “Degët u prenë që të shartohem unë.”

Romakëve 11:20 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Mirë, ato u prenë për mosbesimin, por ti qëndron për shkak të besimit; mos u kreno, por druaj.

Romakëve 11:21 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Sepse nëse Perëndia nuk i kurseu degët natyrore, shiko se mos nuk të kursen edhe ty.

Romakëve 11:22 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Shih, pra, mirësinë dhe rreptësinë e Perëndisë: rreptësinë mbi ata që u rrëzuan, dhe mirësinë ndaj teje, në qoftë se ti do të ngulmosh në mirësi, përndryshe edhe ti do të këputesh.

Romakëve 11:23 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Kështu edhe ata, nëse nuk do të qëndrojnë në mosbesim, do të shartohen; sepse Perëndia është i fuqishëm t’i shartojë përsëri.

Romakëve 11:24 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Sepse, në qoftë se ti u këpute nga ulliri i egër prej natyre dhe u shartove kundër natyrës në ulli të butë, aq më tepër këto, që janë degë prej natyre, do të shartohen në ullirin e vet.

Romakëve 11:25 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Sepse nuk dua, o vëllezër, që ju të jeni të paditur këtë të fshehtë që të mos mbaheni me të madh në veten tuaj se i ka ndodhur një ngurtësim një pjese të Izraelit deri sa të ketë hyrë tërësia e johebrenjve,

Romakëve 11:26 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
dhe kështu mbarë Izraeli do të shpëtohet, sikurse është shkruar: “Nga Sioni do të vijë Çlirimtari, dhe do të largojë pabesinë nga Jakobi.

Romakëve 11:27 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Dhe kjo do të jetë besëlidhja ime me ta, kur unë t’ju heq mëkatet e tyre.”

Romakëve 11:28 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Për sa i përket ungjillit ata janë armiq për hirin tuaj, por për sa i përket zgjedhjes, janë të dashur për hir të etërve,

Romakëve 11:29 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
sepse dhuntitë dhe thirrja e Perëndisë janë të pakthyeshme.

Romakëve 11:30 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Sepse, sikundër dhe ju dikur ishit të pabindur ndaj Perëndisë, por tani fituat mëshirën për shkak të pabindjes së tyre,

Romakëve 11:31 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
kështu edhe këta tani u bënë të padëgjueshëm, që, me anë të mëshirës që u tregua për ju, të fitojnë edhe ata mëshirë.

Romakëve 11:32 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Sepse Perëndia i mbylli të gjithë në padëgjesë, që të ketë mëshirë për të gjithë.

Romakëve 11:33 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
O thellësi pasurie, urtësie dhe diturie të Perëndisë! Sa të pahulumtueshme janë gjykimet e tij dhe të pashtershme janë udhët e tij!

Romakëve 11:34 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
“Sepse kush e njohu mendjen e Zotit? Ose kush u bë këshilltar i tij?

Romakëve 11:35 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Ose kush i dha atij më parë, që të ketë për të marrë shpagim?.”

Romakëve 11:36 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Sepse prej tij, me anë të tij dhe për të janë të gjitha gjëra. Lavdi atij përjetë! Amen!
Previous Chapter
« Romakëve 10 (ALB)
Next Chapter
Romakëve 12 (ALB) »

Available Bible Translations

American Standard Version (ASV)
Romans 11 (ASV) »
King James Version (KJV)
Romans 11 (KJV) »
GOD’S WORD® (GW)
Romans 11 (GW) »
Berean Bible (BSB)
Romans 11 (BSB) »
World English Bible (WEB)
Romans 11 (WEB) »
French Bible (LSG)
Romains 11 (LSG) »
German Bible (LUTH1912)
Römer 11 (LUTH1912) »
Portuguese Bible (BSL)
Romanos 11 (BSL) »
Vietnamese Bible (VIE)
Rô-ma 11 (VIE) »
Spanish Bible (RVA)
Romanos 11 (RVA) »
Italian Bible (RIV)
Romani 11 (RIV) »
Chinese Simplified (CUVS)
罗 马 书 11 (CUVS) »
Chinese Traditional (CUVT)
羅 馬 書 11 (CUVT) »
Swedish Bible (SV1917)
Romarbrevet 11 (SV1917) »
Russian Bible (RUSV)
Римлянам 11 (RUSV) »
Ukrainian Bible (UKR)
римлян 11 (UKR) »
Hungarian Bible (KAR)
Róma 11 (KAR) »
Bulgarian Bible (BULG)
Римляни 11 (BULG) »
Norwegian Bible (NORSK)
Romerne 11 (NORSK) »

Romakëve (ALB) Chapter Selection

1 2 3 4 5 6 7 8 9 10 11 12 13 14 15 16

ALB Book Selection List

View full list of ALB Bible Books and Chapters