Romakëve Chapter 9 ALB Bible Verse Images

Romakëve 9 Bible Verse Pictures. Choose from a large collection of inspirational, motivational and encouraging Bible verses with pictures of nature. Download and share Romakëve 9 inspirational Bible verse images. Bible verse pictures were created based on verses from The Holy Bible in Albanian (ALB). The Albanian Bible translation is available in the Public Domain, which means that the ALB Bible is not copyright. (Bibla e Shenjtë) Dhjata e Vjetër, Dhjata e Re

Romakëve 9:1 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Unë them të vërtetën në Krishtin, nuk gënjej dhe jep dëshmi me mua ndërgjegja ime me anë të Frymës së Shenjtë;

Romakëve 9:2 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
kam një trishtim të madh dhe një dhembje të vazhdueshme në zemrën time.

Romakëve 9:3 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Sepse do të doja të isha vetë i ma-llkuar, i ndarë nga Krishti, për vëllezërit e mi, për farefisin tim sipas mishit,

Romakëve 9:4 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
të cilët janë Izraelitë dhe atyre u përket birëria, lavdia, besëlidhjet, shpallja e ligjit, shërbimi hyjnor dhe premtimet;

Romakëve 9:5 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
të tyre janë edhe etërit, prej të cilëve rrjedh sipas mishit Krishti, i cili është përmbi çdo gjë Perëndi, i bekuar përjetë. Amen.

Romakëve 9:6 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Por kjo nuk do të thotë se fjala e Perëndisë ra poshtë, sepse jo të gjithë që janë nga Izraeli janë Izrael.

Romakëve 9:7 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
As sepse janë pasardhës e Abrahamit janë të gjithë bij; por: “Në Isakun do të quhet pasardhja jote.”

Romakëve 9:8 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Do të thotë: nuk janë bijtë e Perëndisë ata që lindin prej mishi, por vetëm bijtë e premtimit numërohen si pasardhës.

Romakëve 9:9 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Sepse kjo është fjala e premtimit: “Në këtë kohë do të vij dhe Sara do të ketë një bir.”

Romakëve 9:10 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Dhe jo vetëm kaq, por edhe Rebeka mbeti shtatzënë nga një njeri i vetëm, Isakun, atin tonë,

Romakëve 9:11 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
(sepse para se t’i lindnin fëmijët dhe para se të bënin ndonjë të mirë a të keqe, që të mbetej i patundur propozimi i Perëndisë për të zgjedhur jo sipas veprave, po prej atij që thërret),

Romakëve 9:12 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
iu tha asaj: “Më i madhi do t’i shërbejë më të voglit,”

Romakëve 9:13 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
siç është shkruar: “E desha Jakobin dhe e urreva Ezaun.”

Romakëve 9:14 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Çfarë të themi, pra? Mos ka padrejtësi te Perëndia? Aspak!

Romakëve 9:15 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Ai i thotë në fakt Moisiut: “Do të kem mëshirë për atë që të kem mëshirë, dhe do të kem dhembshuri për atë që do të kem dhembshuri.”

Romakëve 9:16 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Kështu, pra, kjo nuk varet as prej atij që do, as prej atij që vrapon, por nga Perëndia që shfaq mëshirë.

Romakëve 9:17 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Sepse Shkrimi i thotë Faraonit: “Pikërisht për këtë gjë të ngrita, që të tregoj te ti fuqinë time dhe që të shpallet emri im mbi mbarë dheun.”

Romakëve 9:18 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Kështu ai ka mëshirë për atë që do dhe e ngurtëson atë që do.

Romakëve 9:19 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Ti do të më thuash, pra: “Pse vazhdon të ankohet? Kush mund, në fakt, t’i rezistojë vullnetit të tij?.”

Romakëve 9:20 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Po kush je ti, o njeri, që i kundërpërgjigjesh Perëndisë? A mund t’i thotë ena mjeshtrit: “Përse më bërë kështu?.”

Romakëve 9:21 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
A nuk ka vallë fuqi poçari mbi argjitën për të bërë nga po ai brumë një enë për nderim, edhe një tjetër për çnderim?

Romakëve 9:22 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Dhe çfarë të thuash nëse Perëndia, duke dashur të tregojë zemërimin e tij dhe të bëjë të njohur pushtetin e tij duroi me shumë zemërgjërësi enët e zemërimit që qenë bërë për prishje?

Romakëve 9:23 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Dhe që të bëjë të njohur pasuritë e lavdisë së tij ndaj enëve të mëshirës, të cilat i përgatiti për lavdi,

Romakëve 9:24 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
mbi ne, që edhe na thirri, jo vetëm nga Judenjtë, por edhe nga johebrenjtë?

Romakëve 9:25 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Ashtu si thotë ai te Osea: “Unë do ta quaj popullin tim atë që s’ka qenë populli im dhe të dashur atë të mosdashurin.

Romakëve 9:26 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Dhe do të ndodhë që atje ku u është thënë atyre: "Ju nuk jeni populli im," atje do të quheni bij të Perëndisë së gjallë.”

Romakëve 9:27 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Por Isaia thërret për Izraelin: “Edhe sikur të ishte numri i bijve të Izraelit si rëra e detit, vetëm mbetja e tij do të shpëtohet.”

Romakëve 9:28 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Në fakt ai do ta realizojë vendimin e tij me drejtësi, sepse Zoti do ta realizojë dhe do ta përshpejtojë vendimin e tij mbi tokë.

Romakëve 9:29 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Dhe ashtu si profetizoi Isaia: “Në qoftë se Perëndia i ushtrive nuk do të na kishte lënë farë, do të ishim bërë si Sodoma dhe do t’i kishim ngjarë Gomorës.”

Romakëve 9:30 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Çfarë të themi, pra? Se johebrenjtë, që nuk kërkuan drejtësinë, e fituan drejtësinë, por atë drejtësi që vjen nga besimi,

Romakëve 9:31 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
ndërsa Izraeli, që kërkonte ligjin e drejtësisë, nuk arriti në ligjin e drejtësisë.

Romakëve 9:32 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Përse? Sepse e kërkonte jo me anë të besimit, por me anë të veprave të ligjit; sepse ata u penguan në gurin e pengesës,

Romakëve 9:33 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
ashtu siç është shkruar: “Ja, unë po vë në Sion një gur pengese dhe një shkëmb skandali, dhe kushdo që i beson atij nuk do të turpërohet.”
Previous Chapter
« Romakëve 8 (ALB)
Next Chapter
Romakëve 10 (ALB) »

Available Bible Translations

American Standard Version (ASV)
Romans 9 (ASV) »
King James Version (KJV)
Romans 9 (KJV) »
GOD’S WORD® (GW)
Romans 9 (GW) »
Berean Bible (BSB)
Romans 9 (BSB) »
World English Bible (WEB)
Romans 9 (WEB) »
French Bible (LSG)
Romains 9 (LSG) »
German Bible (LUTH1912)
Römer 9 (LUTH1912) »
Punjabi Bible (PANIRV)
ਰੋਮੀਆਂ 9 (PANIRV) »
Tamil Bible (TAMIRV)
ரோமர் 9 (TAMIRV) »
Portuguese Bible (BSL)
Romanos 9 (BSL) »
Vietnamese Bible (VIE)
Rô-ma 9 (VIE) »
Spanish Bible (RVA)
Romanos 9 (RVA) »
Italian Bible (RIV)
Romani 9 (RIV) »
Chinese Simplified (CUVS)
罗 马 书 9 (CUVS) »
Chinese Traditional (CUVT)
羅 馬 書 9 (CUVT) »
Swedish Bible (SV1917)
Romarbrevet 9 (SV1917) »
Russian Bible (RUSV)
Римлянам 9 (RUSV) »
Ukrainian Bible (UKR)
римлян 9 (UKR) »
Hungarian Bible (KAR)
Róma 9 (KAR) »
Bulgarian Bible (BULG)
Римляни 9 (BULG) »
Norwegian Bible (NORSK)
Romerne 9 (NORSK) »

Romakëve (ALB) Chapter Selection

1 2 3 4 5 6 7 8 9 10 11 12 13 14 15 16

ALB Book Selection List

View full list of ALB Bible Books and Chapters