Zakaria Chapter 11 ALB Bible Verse Images

Zakaria 11 Bible Verse Pictures. Choose from a large collection of inspirational, motivational and encouraging Bible verses with pictures of nature. Download and share Zakaria 11 inspirational Bible verse images. Bible verse pictures were created based on verses from The Holy Bible in Albanian (ALB). The Albanian Bible translation is available in the Public Domain, which means that the ALB Bible is not copyright. (Bibla e Shenjtë) Dhjata e Vjetër, Dhjata e Re

Zakaria 11:1 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Hapi dyert e tua, Liban, me qëllim që zjarri të djegë kedrat e tu.

Zakaria 11:2 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Vajto, selvi, sepse kedri ka rënë, sepse drurët madhështorë janë shkatërruar. Këlthisni, lisa të Bashanit, sepse pylli i padepërtueshëm është rrëzuar.

Zakaria 11:3 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Dëgjohet vajtimi i barinjve, sepse shkëlqimi i tyre u shkretua; dëgjohet vrumbullima e luanëve të vegjël, sepse madhështia e Jordanit u shkretua.

Zakaria 11:4 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Kështu thotë Zoti, Perëndia im: "Kulloti delet që janë caktuar për thertore,

Zakaria 11:5 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
blerësit e të cilave vrasin dhe nuk konsiderohen fajtorë dhe shitësit e të cilave thonë: "Qoftë bekuar Zoti, sepse unë po pasurohem" dhe barinjtë e të cilave nuk kanë kurrfarë mëshire.

Zakaria 11:6 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Nuk do të kem më mëshirë për banorët e vendit," thotë Zoti, "madje do të bëj që secili prej tyre të bjerë në dorë të të afërmit të vet dhe në dorë të mbretit të vet. Ata do ta shkretojnë vendin dhe nuk do të çliroj asnjë nga duart e tyre".

Zakaria 11:7 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Atëherë nisa t’i kullos delet që ishin caktuar për thertore, pikërisht më të mjerat e kopesë. Mora pastaj për vete dy shkopinj: njërin e quajta Hirr" dhe tjetrin "Bashkim," dhe nisa ta kullos kopenë.

Zakaria 11:8 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Brenda një muaj eliminova tre barinj. Unë isha i paduruar me ta, edhe ata gjithashtu më urrenin.

Zakaria 11:9 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Atëherë thashë: "Nuk do t’i kullos më; kush është duke vdekur, le të vdesë dhe kush është për të humbur, le të humbasë; pastaj ato që do të mbeten le të hanë njëra tjetrën".

Zakaria 11:10 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Mora pastaj shkopin tim "Hir" dhe e theva, për të shfuqizuar besëlidhjen që kisha lidhur me gjithë popujt.

Zakaria 11:11 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Po atë ditë ai u shfuqizua. Kështu delet më të mjera të kopesë që po më shikonin, e kuptuan se ajo ishte fjala e Zotit.

Zakaria 11:12 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Atëherë u thashë atyre: "Po t’ju duket e drejtë, më jepni pagën time; në se jo, lëreni". Kështu ata e peshuan pagën time: tridhjetë sikla argjendi.

Zakaria 11:13 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Por Zoti më tha: "Hidhja poçarit çmimin madhështor me të cilin ata më vlerësuan". Atëherë i mora tridhjetë siklat prej argjendi dhe i hodha në shtëpinë e Zotit për poçarin.

Zakaria 11:14 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Pastaj theva shkopin tjetër "Bashkimi," për të thyer vëllazërinë ndërmjet Judës dhe Izraelit.

Zakaria 11:15 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Atëherë Zoti më tha: "Merri edhe veglat e një bariu të pamend.

Zakaria 11:16 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Sepse ja, unë do të nxjerr në vend një bari që nuk do të kujdeset për delet që humbasin, nuk do t’i kërkojë ato që janë të reja, nuk do të shërojë të plagosurat, nuk do të ushqejë ato që rrijnë në këmbë, por do të hajë mishin e të majmeve dhe do t’u shkulë edhe thonjtë".

Zakaria 11:17 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Mjerë bariu i pavlerë që e braktis kopenë! Një shpatë do të jetë kundër krahut të tij dhe kundër syrit të tij të djathtë. Krahu i tij do të thahet krejt dhe syri i tij do të verbohet fare.
Previous Chapter
« Zakaria 10 (ALB)
Next Chapter
Zakaria 12 (ALB) »

Available Bible Translations

American Standard Version (ASV)
Zechariah 11 (ASV) »
King James Version (KJV)
Zechariah 11 (KJV) »
GOD’S WORD® (GW)
Zechariah 11 (GW) »
Berean Bible (BSB)
Zechariah 11 (BSB) »
World English Bible (WEB)
Zechariah 11 (WEB) »
French Bible (LSG)
Zacharie 11 (LSG) »
German Bible (LUTH1912)
Sacharja 11 (LUTH1912) »
Hebrew Bible (HEB)
זכריה 11 (HEB) »
Portuguese Bible (BSL)
Zacarias 11 (BSL) »
Vietnamese Bible (VIE)
Xê-ca-ri-a 11 (VIE) »
Spanish Bible (RVA)
Zacarías 11 (RVA) »
Italian Bible (RIV)
Zaccaria 11 (RIV) »
Chinese Simplified (CUVS)
撒 迦 利 亚 书 11 (CUVS) »
Chinese Traditional (CUVT)
撒 迦 利 亞 11 (CUVT) »
Swedish Bible (SV1917)
Sakaria 11 (SV1917) »
Russian Bible (RUSV)
Захария 11 (RUSV) »
Ukrainian Bible (UKR)
Захарія 11 (UKR) »
Hungarian Bible (KAR)
Zakariás 11 (KAR) »
Bulgarian Bible (BULG)
Захария 11 (BULG) »
Japanese Bible (JPN)
ゼカリヤ書 11 (JPN) »
Norwegian Bible (NORSK)
Sakarja 11 (NORSK) »

Zakaria (ALB) Chapter Selection

1 2 3 4 5 6 7 8 9 10 11 12 13 14

ALB Book Selection List

View full list of ALB Bible Books and Chapters