Zakaria Chapter 8 ALB Bible Verse Images

Zakaria 8 Bible Verse Pictures. Choose from a large collection of inspirational, motivational and encouraging Bible verses with pictures of nature. Download and share Zakaria 8 inspirational Bible verse images. Bible verse pictures were created based on verses from The Holy Bible in Albanian (ALB). The Albanian Bible translation is available in the Public Domain, which means that the ALB Bible is not copyright. (Bibla e Shenjtë) Dhjata e Vjetër, Dhjata e Re

Zakaria 8:1 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Fjala e Zotit të ushtrive m’u drejtua përsëri, duke thënë:

Zakaria 8:2 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Kështu thotë Zoti i ushtrive: Unë jam shumë xheloz për Sionin, po, unë digjem nga xhelozia për të".

Zakaria 8:3 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Kështu thotë Zoti: "Unë do të kthehem në Sion dhe do të banoj në mes të Jeruzalemit. Jeruzalemin do ta quajnë Qytet të besnikërisë dhe malin e Zotit të ushtrive, mal të shenjtërisë".

Zakaria 8:4 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Kështu thotë Zoti i ushtrive: "Nëpër sheshet e Jeruzalemit do të ulen akoma pleq e plaka, secili me shkopin e vet në dorë për shkak të moshës së shtyrë.

Zakaria 8:5 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Sheshet e qytetit do të jenë plot e përplot me djem dhe vajza që do të lozin në sheshet e tij".

Zakaria 8:6 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Kështu thotë Zoti i ushtrive: "Në se kjo duket shumë e vështirë në sytë e atyre që kanë mbetur nga ky popull ndër këto ditë, a do të jetë gjithashtu tepër e vështirë për sytë e mi?," thotë Zoti i ushtrive.

Zakaria 8:7 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Kështu thotë Zoti i ushtrive: "Ja, unë do ta shpëtoj popullin tim nga vendi i lindjes dhe nga vendi i perëndimit.

Zakaria 8:8 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Unë do t’i bëj të vijnë dhe ata do të banojnë në Jeruzalem; ata do të jenë populli im dhe unë do të jem Perëndia i tyre me besnikëri dhe drejtësi".

Zakaria 8:9 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Kështu thotë Zoti i ushtrive: "Duart tuaja le të jenë të fuqishme, ju që dëgjoni në këto ditë këto fjalë nga goja e profetëve që ishin në kohën kur po hidheshin themelet e shtëpisë të Zotit, me qëllim që të mund të rindërtohej tempulli.

Zakaria 8:10 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Përpara asaj kohe nuk kishte pagesë për njeriun dhe pagesë për kafshët; nuk kishte fare siguri për këdo që shkonte ose vinte për shkak të armikut; unë vet, pra, i vija gjithë njerëzit kundër njeri tjetrit.

Zakaria 8:11 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Por tani nuk do të jem më me ata të mbeturit nga ky popull siç kam qenë në kohërat e shkuara," thotë Zoti i ushtrive.

Zakaria 8:12 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
"Sepse do të ketë një farë paqeje: hardhia do të japë frytin e vet, toka do të japë prodhimet e veta dhe qiejt do t’u japin vesën e tyre. Do t’i bëj ata të mbeturit nga ky popull të kenë zotërimin e të gjitha këtyre gjërave.

Zakaria 8:13 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Dhe do të ndodhë që, ashtu si ishit një mallkim midis kombeve, o shtëpi e Judës dhe shtëpi e Izraelit, kështu, kur t’ju shpëtoj, do të jeni një bekim. Mos u trembni, duart tuaja le të jenë të fuqishme!".

Zakaria 8:14 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Sepse kështu thotë Zoti i ushtrive: "Ashtu si vendosa t’ju bëj keq kur etërit tuaj më provokuan zemërimin," thotë Zoti i ushtrive, "dhe nuk u pendova,

Zakaria 8:15 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
kështu, këto ditë kam vendosur rishtas t’i bëj mirë Jeruzalemit dhe shtëpisë së Judës. Mos u trembni!

Zakaria 8:16 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Këto janë gjërat që duhet të bëni: i flisni me vërtetësi secili të afërmit të tij, në portat tuaja jepni gjykime me vërtetësi, drejtësi dhe paqe.

Zakaria 8:17 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Askush të mos kurdisë në zemër të vet ndonjë të keqe kundër të afërmit të vet dhe mos pëlqeni betimin e rremë, sepse të gjitha këto gjëra unë i urrej, thotë Zoti".

Zakaria 8:18 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Fjala e Zotit të ushtrive m’u drejtua përsëri, duke thënë:

Zakaria 8:19 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
"Kështu thotë Zoti i ushtrive: Agjërimi i muajit të katërt, agjërimi i të pestit, agjërimi i të shtatit dhe agjërimi i të dhjetit do të bëhen për shtëpinë e Judës një periudhë gëzimi, hareje dhe festash të gëzuara; prandaj duajeni të vërtetën dhe paqen".

Zakaria 8:20 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Kështu thotë Zoti i ushtrive: "Do të vijnë akoma popuj dhe banorë të shumë qyteteve;

Zakaria 8:21 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
banorët e një qyteti do të shkojnë tek ata të tjetrit, duke thënë: "Le të shkojmë menjëherë t’i përgjërohemi fytyrës së Zotit dhe të kërkojmë Zotin e ushtrive. Edhe unë do të shkoj".

Zakaria 8:22 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Po, shumë popuj dhe kombe të fuqishëm do të vijnë të kërkojnë Zotin e ushtrive në Jeruzalem dhe t’i përgjërohen fytyrës së Zotit".

Zakaria 8:23 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Kështu thotë Zoti i ushtrive: "Në ato ditë dhjetë burra nga të gjitha gjuhët e kombeve do të zënë një Jude nga cepi i rrobës dhe do të thonë: "Ne duam të vijmë me ju sepse kemi dëgjuar se Perëndia është me ju"".
Previous Chapter
« Zakaria 7 (ALB)
Next Chapter
Zakaria 9 (ALB) »

Available Bible Translations

American Standard Version (ASV)
Zechariah 8 (ASV) »
King James Version (KJV)
Zechariah 8 (KJV) »
GOD’S WORD® (GW)
Zechariah 8 (GW) »
Berean Bible (BSB)
Zechariah 8 (BSB) »
World English Bible (WEB)
Zechariah 8 (WEB) »
French Bible (LSG)
Zacharie 8 (LSG) »
German Bible (LUTH1912)
Sacharja 8 (LUTH1912) »
Marathi Bible (MARIRV)
जखऱ्या 8 (MARIRV) »
Hebrew Bible (HEB)
זכריה 8 (HEB) »
Portuguese Bible (BSL)
Zacarias 8 (BSL) »
Vietnamese Bible (VIE)
Xê-ca-ri-a 8 (VIE) »
Spanish Bible (RVA)
Zacarías 8 (RVA) »
Italian Bible (RIV)
Zaccaria 8 (RIV) »
Chinese Simplified (CUVS)
撒 迦 利 亚 书 8 (CUVS) »
Chinese Traditional (CUVT)
撒 迦 利 亞 8 (CUVT) »
Swedish Bible (SV1917)
Sakaria 8 (SV1917) »
Russian Bible (RUSV)
Захария 8 (RUSV) »
Ukrainian Bible (UKR)
Захарія 8 (UKR) »
Hungarian Bible (KAR)
Zakariás 8 (KAR) »
Bulgarian Bible (BULG)
Захария 8 (BULG) »
Japanese Bible (JPN)
ゼカリヤ書 8 (JPN) »
Norwegian Bible (NORSK)
Sakarja 8 (NORSK) »

Zakaria (ALB) Chapter Selection

1 2 3 4 5 6 7 8 9 10 11 12 13 14

ALB Book Selection List

View full list of ALB Bible Books and Chapters