Ezekieli Chapter 48 ALB Bible Verse Images

Ezekieli 48 Bible Verse Pictures. Choose from a large collection of inspirational, motivational and encouraging Bible verses with pictures of nature. Download and share Ezekieli 48 inspirational Bible verse images. Bible verse pictures were created based on verses from The Holy Bible in Albanian (ALB). The Albanian Bible translation is available in the Public Domain, which means that the ALB Bible is not copyright. (Bibla e Shenjtë) Dhjata e Vjetër, Dhjata e Re

Ezekieli 48:1 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Këto janë emrat e fiseve: nga kufiri verior, gjatë rrugës së Hethlonit, në hyrje të Hamathit deri në Hatsar-Enon, në kufi me Damaskun në veri drejt Hamathit, nga krahu lindor deri në krahun perëndimor: një pjesë për Danin.

Ezekieli 48:2 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Në kufirin e Danit, nga kufiri lindor në kufirin perëndimor: një pjesë për Asherin;

Ezekieli 48:3 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Në kufirin e Asherit, nga kufiri lindor në kufirin perëndimor: një pjesë për Neftalin.

Ezekieli 48:4 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Në kufirin e Asherit, nga kufiri lindor në kufirin perëndimor: një pjesë për Manasin.

Ezekieli 48:5 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Në kufirin e Manasit, nga kufiri lindor në kufirin perëndimor: një pjesë për Efraimin.

Ezekieli 48:6 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Në kufirin e Efraimit, nga kufiri lindor në kufirin perëndimor: një pjesë për Rubenin.

Ezekieli 48:7 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Në kufirin e Rubenit, nga kufiri lindor në kufirin perëndimor: një pjesë për Judën.

Ezekieli 48:8 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Në kufirin e Judës, nga kufiri lindor deri në kufirin perëndimor, do të jetë pjesa e vendit që do ta ofroni si dhuratë, e gjerë njëzet e pesëmijë kubitë dhe e gjatë sa pjesët e tjera, nga kufiri lindor deri në kufirin perëndimor; në mes të saj do të jetë shenjtërorja.

Ezekieli 48:9 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Pjesa që do t’i ofroni si dhuratë Zotit do të ketë një gjatësi prej njëzet e pesëmijë kubitë dhe një gjerësi prej dhjetëmijë kubitë.

Ezekieli 48:10 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Kjo pjesë e shenjtë do t’u përkasë priftërinjve; njëzet e pesëmijë kubitë gjatësi në veri, dhjetëmijë gjerësi në perëndim, dhjetëmijë gjerësi në lindje dhe njëzet e pesëmijë gjatësi në jug; në mes të saj do të jetë shenjtërorja e Zotit.

Ezekieli 48:11 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Ajo do t’u përkasë priftërinjve të shenjtëruar, ndër bijtë e Tsadokut, që më kanë shërbyer dhe që nuk devijuan kur devijuan bijtë e Izraelit, dhe ashtu si devijuan përkundrazi Levitët.

Ezekieli 48:12 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Pjesa që do t’u ofrohet atyre do të merret nga pjesa e ofruar dhuratë e vendit, një gjë shumë e shenjtë, pranë territorit të Levitëve.

Ezekieli 48:13 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Përballë territorit të priftërinjve, Levitët do të kenë një sipërfaqe prej njëzet e pesëmijë kubitë gjatësi dhe dhjetëmijë gjerësi; tërë gjatësia do të jetë njëzet e pesëmijë kubitë dhe gjerësia dhjetëmijë.

Ezekieli 48:14 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Ata nuk do të mund as ta shesin as ta këmbejnë; nuk do të mund ta shkëputin pjesën më të mirë të vendit, sepse është e shenjtë për Zotin.

Ezekieli 48:15 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Pesëmijë kubitët e gjerësisë që do të mbeten përballë njëzet e pesë mijëve, do të caktohen për përdorim profan për qytetin, për banesa dhe për toka për kullotë; qyteti do të jetë në mes.

Ezekieli 48:16 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Përmasat e tij do të jenë këto: ana veriore do të jetë katërmijë e pesëqind kubitë, ana jugore katërmijë e pesëqind, ana lindore katërmijë e pesëqind, ana perëndimore katërmijë e pesëqind.

Ezekieli 48:17 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Tokat për kullotë të qytetit do të jenë: dyqind e pesëdhjetë kubitë në veri, dyqind e pesëdhjetë në jug, dyqind e pesëdhjetë në lindje dhe dyqind e pesëdhjetë në perëndim.

Ezekieli 48:18 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Kusuri i gjatësisë, gjatë pjesës së shenjtë të ofruar si dhuratë, do të jetë dhjetëmijë kubitë në lindje dhe dhjetëmijë në perëndim; ajo do të jetë pranë pjesës së shenjtë të ofruar si dhuratë, dhe prodhimet e saj do të shërbejnë si ushqim për punonjësit e qytetit.

Ezekieli 48:19 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Punonjësit e qytetit, që do ta punojnë, do të vijnë nga të gjitha fiset e Izraelit.

Ezekieli 48:20 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Gjithë pjesa e ofruar si dhuratë do të jetë njëzet e pesëmijë kubitë për njëzet e pesëmijë, një katror i përsosur. Ju do të ofroni, si zotërim të qytetit, pjesën e shenjtë të ofruar si dhuratë.

Ezekieli 48:21 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Kusuri do të jetë i princit; nga njëra anë dhe nga ana tjetër e pjesës së shenjtë të ofruar si dhuratë dhe të zotërimit të qytetit, ballë njëzet e pesëmijë kubitëve të pjesës së ofruar si dhuratë deri në kufirin lindor, dhe në perëndim ballë njëzet e pesëmijë kubitëve në drejtim të kufirit perëndimor përbri pjesëve të fiseve; kjo do të jetë e princit; pjesa e shenjtë e ofruar si dhuratë dhe shenjtërorja do të jenë në mes.

Ezekieli 48:22 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Kështu, duke përjashtuar zotërimin e Levitëve dhe zotërimin e qytetit që gjenden në mes të asaj që i përket princit, sipërfaqja midis kufirit të Judës dhe kufirit të Beniaminit do t’i përkasë princit.

Ezekieli 48:23 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Për kusurin e fiseve, nga kufiri lindor në kufirin perëndimor: një pjesë për Beniaminin.

Ezekieli 48:24 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Në kufirin e Beniaminit, nga kufiri lindor në kufirin perëndimor: një pjesë për Simeonin.

Ezekieli 48:25 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Në kufirin e Simeonit, nga kufiri lindor në kufirin perëndimor: një pjesë për Isakarin.

Ezekieli 48:26 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Në kufirin e Isakarit, nga kufiri lindor në kufirin perëndimor: një pjesë për Zabulonin.

Ezekieli 48:27 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Në kufirin e Zabulonit, nga kufiri lindor në kufirin perëndimor: një pjesë për Gadin.

Ezekieli 48:28 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Në kufirin e Gadit, nga ana jugore në drejtim të jugut, kufiri do të shkojë nga Tamari në ujërat e Meribahut afër Kadeshit, dhe pastaj gjatë Detit të Madh.

Ezekieli 48:29 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Ky është vendi që do t’u ndani me short në trashëgimi fiseve të Izraelit, dhe këto janë pjesët," thotë Zoti, Zoti.

Ezekieli 48:30 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
"Këto janë daljet e qytetit: nga ana veriore do të maten katërmijë e pesëqind kubitë.

Ezekieli 48:31 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Portat e qytetit do të mbajnë emrat e fiseve të Izraelit; në veri do të ketë tri porta: një portë për Rubenin, një portë për Judën dhe një portë për Levin.

Ezekieli 48:32 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Nga ana lindore, katërmijë e pesëqind kubitë dhe tri porta: një portë për Jozefin, një portë për Beniaminin dhe një portë për Danin.

Ezekieli 48:33 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Nga ana jugore, katërmijë e pesëqind kubitë dhe tri porta: një portë për Simeonin, një portë për Isakarin dhe një portë për Zabulonin.

Ezekieli 48:34 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Nga ana perëndimore, katërmijë e pesëqind kubitë dhe tri porta: një portë për Gadin, një portë për Asherin dhe një portë për Neftalin.

Ezekieli 48:35 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Gjithë perimetri do të jetë tetëmbëdhjetëmijë kubitë. Prej kësaj ditë emri i qytetit do të jetë: "Zoti është atje"".
Previous Chapter
« Ezekieli 47 (ALB)
Next Chapter
Danieli 1 (ALB) »

Available Bible Translations

American Standard Version (ASV)
Ezekiel 48 (ASV) »
King James Version (KJV)
Ezekiel 48 (KJV) »
GOD’S WORD® (GW)
Ezekiel 48 (GW) »
Berean Bible (BSB)
Ezekiel 48 (BSB) »
World English Bible (WEB)
Ezekiel 48 (WEB) »
French Bible (LSG)
Ézéchiel 48 (LSG) »
German Bible (LUTH1912)
Hesekiel 48 (LUTH1912) »
Hebrew Bible (HEB)
יחזקאל 48 (HEB) »
Portuguese Bible (BSL)
Ezequiel 48 (BSL) »
Vietnamese Bible (VIE)
Ê-xê-ki-ên 48 (VIE) »
Spanish Bible (RVA)
Ezequiel 48 (RVA) »
Italian Bible (RIV)
Ezechiele 48 (RIV) »
Chinese Simplified (CUVS)
以 西 结 书 48 (CUVS) »
Chinese Traditional (CUVT)
以 西 結 書 48 (CUVT) »
Swedish Bible (SV1917)
Hesekiel 48 (SV1917) »
Ukrainian Bible (UKR)
Єзекіїль 48 (UKR) »
Hungarian Bible (KAR)
Ezékiel 48 (KAR) »
Bulgarian Bible (BULG)
Езекил 48 (BULG) »
Norwegian Bible (NORSK)
Esekiel 48 (NORSK) »

Ezekieli (ALB) Chapter Selection

ALB Book Selection List

View full list of ALB Bible Books and Chapters