Numrat Chapter 18 ALB Bible Verse Images

Numrat 18 Bible Verse Pictures. Choose from a large collection of inspirational, motivational and encouraging Bible verses with pictures of nature. Download and share Numrat 18 inspirational Bible verse images. Bible verse pictures were created based on verses from The Holy Bible in Albanian (ALB). The Albanian Bible translation is available in the Public Domain, which means that the ALB Bible is not copyright. (Bibla e Shenjtë) Dhjata e Vjetër, Dhjata e Re

Numrat 18:1 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Pastaj Zoti i tha Aaronit: "Ti, bijtë e tu, dhe shtëpia e atit tënd bashkë me ty, do të mbani barrën e paudhësive të kryera kundër shenjtërores, dhe ti e bijtë e tu do të mbani barrën e paudhësive të kryera gjatë ushtrimit të priftërisë suaj.

Numrat 18:2 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Do të afrosh gjithashtu vëllezërit e tu, fisin e Levit, fisin e atit tënd, me qëllim që të bashkohen me ty dhe të të shërbejnë, kur ti dhe bijtë e tu do të jeni para çadrës së dëshmisë.

Numrat 18:3 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Ata do të të shërbejnë ty dhe do të kryejnë tërë detyrat e çadrës; por nuk do t’u afrohen orendive të shenjtërores dhe altarit, përndryshe do të vdisni së bashku, ti dhe ata.

Numrat 18:4 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Ata do të bashkohen me ty dhe do të kryejnë të gjitha detyrat e çadrës së mbledhjes që lidhen me punën në çadër, por asnjë i huaj nuk do t’ju afrohet juve.

Numrat 18:5 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Ju do të kryeni, pra, shërbimin e shenjtërores dhe të altarit, që të mos ketë më zemërim kundër bijve të Izraelit.

Numrat 18:6 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Ja, unë vetë mora vëllezërit tuaj, Levitët, nga mesi i bijve të Izraelit; ata ju janë dhënë dhuratë nga Zoti për të kryer shërbimet e çadrës së mbledhjes.

Numrat 18:7 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Por ti dhe bijtë e tu do të ushtroni priftërinë tuaj për të gjitha gjërat që kanë të bëjnë me altarin dhe që ndodhen matanë velit; dhe do të kryeni shërbimin tuaj. Unë ju jap priftërinë tuaj si një dhuratë për shërbimin, por i huaji që do të afrohet do të vritet".

Numrat 18:8 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Zoti i foli akoma Aaronit, duke i thënë: "Ja, unë të besoj kujdesin e ofertave të mia të larta, të të gjitha gjërave të shenjtëruara të bijve të Izraelit; t’i jap ty dhe bijve të tu si një statut të përjetshëm për shkak të vajosjes suaj.

Numrat 18:9 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Kjo do të të takojë nga gjërat shumë të shenjta të pakonsumuara në zjarr: të gjitha ofertat e tyre, domethënë çdo blatim ushqimor, çdo flijim për mëkatin dhe çdo flijim për shkeljen e bërë që do të më paraqesin, janë gjëra shumë të shenjta që të përkasin ty dhe bijve të tu.

Numrat 18:10 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Do t’i hash në vend shumë të shenjtë; do t’i hajë çdo mashkull; do të jenë për ty gjëra të shenjta.

Numrat 18:11 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Do të të përkasin ty edhe këto: dhuratat që bijtë e Izraelit do të paraqesin për ngritje dhe të gjitha ofertat e tyre të tundura; unë t’i jap ty, bijve të tu dhe bijave të tua, si një statut i përjetshëm. Kushdo që është i pastër në shtëpinë tënde mund t’i hajë.

Numrat 18:12 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Pjesa më e mirë e vajit, e mushtit dhe e grurit, prodhimet e para që i japin Zotit, unë t’i jap ty.

Numrat 18:13 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Prodhimet e para të të gjitha gjërave që prodhon toka dhe që ata i paraqesin Zotit, do të jenë tuajat. Kushdo që është i pastër në shtëpinë tënde mund t’i hajë.

Numrat 18:14 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Çdo gjë e shenjtëruar në Izrael do të jetë jotja.

Numrat 18:15 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Çdo pjellje e parë e çdo mishi që ata do t’i ofrojnë Zotit, qoftë të njerëzve ashtu dhe të kafshëve, do të jetë jotja; por me siguri do të shpengosh të parëlindurin e njeriut dhe do të shpengosh pjelljen e parë të kafshëve të papastra.

Numrat 18:16 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Dhe ata që duhet të shpengosh, do t’i shpengosh në moshën një muajsh, simbas vlerësimit tënd, për pesë sikla argjendi, simbas siklit të shenjtërores, që është njëzet gere.

Numrat 18:17 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Por nuk do të shpengosh pjelljen e parë të lopës, të deles dhe të dhisë; janë gjëra të shenjta; do të spërkatësh gjakun e tyre mbi altarin dhe do të tymosësh dhjamin e tyre si flijim i bërë me zjarr, me erë të këndshme për Zotin.

Numrat 18:18 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Mishi i tyre do të jetë yti; do të jetë yti si gjoksi i ofertës së tundur ashtu dhe kofsha e djathtë.

Numrat 18:19 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Unë të jap ty, bijve dhe bijave të tua bashkë me ty, si statut të përjetshëm, të gjitha ofertat e larta të gjërave të shenjta që bijtë e Izraelit i paraqesin Zotit. Éshtë një besëlidhje e kripës dhe e përjetshme përpara Zotit, për ty dhe për pasardhësit e tu".

Numrat 18:20 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Zoti i tha akoma Aaronit: "Ti nuk do të kesh asnjë trashëgimi në vendin e tyre dhe nuk do të kesh pjesë në mes tyre; unë jam pjesa jote dhe trashëgimia jote në mes të bijve të Izraelit.

Numrat 18:21 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Ja, bijve të Levit unë u lë si trashëgim të gjitha të dhjetat në Izrael në këmbim të shërbimit që kryejnë, shërbimin e çadrës së mbledhjes.

Numrat 18:22 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Dhe bijtë e Izraelit nuk do t’i afrohen më çadrës së mbledhjes, përndryshe do të ngarkoheshin me një mëkat dhe do të vdisnin.

Numrat 18:23 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Shërbimin në çadrën e mbledhjes do ta bëjnë vetëm Levitët; dhe këta do të mbajnë barrën e paudhësive të tyre; do të jetë një statut i përjetshëm për gjithë brezat tuaj; dhe nuk do të kenë asnjë trashëgimi midis bijve të Izraelit;

Numrat 18:24 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
sepse unë u jap si trashëgimi Levitëve të dhjetat që bijtë e Izraelit do t’i paraqesin Zotit si një ofertë të lartë; prandaj u thashë atyre: "Nuk do të kenë asnjë trashëgimi midis bijve të Izraelit"".

Numrat 18:25 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Zoti i foli akoma Moisiut, duke i thënë:

Numrat 18:26 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
"Folu Levitëve dhe u thuaj atyre: Kur do të merrni nga bijtë e Izraelit të dhjetat që unë ju jap nga ana e tyre si trashëgiminë tuaj, do t’i bëni një ofertë të lartë Zotit, një të dhjetën e së dhjetës;

Numrat 18:27 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
dhe oferta juaj e lartë do t’ju llogaritet si gruri që vjen nga lëmi dhe si bollëku i mushtit të butit.

Numrat 18:28 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Kështu edhe ju do t’i bëni një ofertë të lartë Zotit nga të gjitha të dhjetat që do të merrni nga bijtë e Izraelit, dhe nga ato do të jepni ofertën e lartë të Zotit priftit Aaron.

Numrat 18:29 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Nga të gjitha gjërat që ju kanë dhuruar, do t’i ofroni ofertën e lartë Zotit, nga pjesa më e mirë, pjesën e shenjtëruar.

Numrat 18:30 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Prandaj do t’u thuash atyre: "Kur të keni ofruar më të mirën, ajo që mbetet do t’u llogaritet Levitëve si prodhim i lëmit dhe si prodhim i mushtit të butit.

Numrat 18:31 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Mund ta hani në çfarëdo vend, ju dhe familja juaj, sepse është shpërblimi juaj për shërbimin tuaj në çadrën e mbledhjes.

Numrat 18:32 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Kështu nuk do të jeni fajtorë të asnjë mëkati, sepse keni ofruar gjërat më të mira; por nuk do të përdhosni gjërat e shenjta të bijve të Izraelit, përndryshe do të vdisni"".
Previous Chapter
« Numrat 17 (ALB)
Next Chapter
Numrat 19 (ALB) »

Available Bible Translations

American Standard Version (ASV)
Numbers 18 (ASV) »
King James Version (KJV)
Numbers 18 (KJV) »
GOD’S WORD® (GW)
Numbers 18 (GW) »
Berean Bible (BSB)
Numbers 18 (BSB) »
World English Bible (WEB)
Numbers 18 (WEB) »
French Bible (LSG)
Nombres 18 (LSG) »
German Bible (LUTH1912)
Numeri 18 (LUTH1912) »
Punjabi Bible (PANIRV)
ਗਿਣਤੀ 18 (PANIRV) »
Bengali Bible (BENIRV)
গননা 18 (BENIRV) »
Marathi Bible (MARIRV)
गणना 18 (MARIRV) »
Gujarati Bible (GUJIRV)
ગણના 18 (GUJIRV) »
Hebrew Bible (HEB)
במדבר 18 (HEB) »
Portuguese Bible (BSL)
Números 18 (BSL) »
Vietnamese Bible (VIE)
Dân Số 18 (VIE) »
Spanish Bible (RVA)
Números 18 (RVA) »
Italian Bible (RIV)
Numeri 18 (RIV) »
Chinese Simplified (CUVS)
民 数 记 18 (CUVS) »
Chinese Traditional (CUVT)
民 數 記 18 (CUVT) »
Swedish Bible (SV1917)
4 Mosebok 18 (SV1917) »
Russian Bible (RUSV)
Числа 18 (RUSV) »
Ukrainian Bible (UKR)
Числа 18 (UKR) »
Hungarian Bible (KAR)
4 Mózes 18 (KAR) »
Bulgarian Bible (BULG)
Числа 18 (BULG) »
Japanese Bible (JPN)
民数記 18 (JPN) »
Norwegian Bible (NORSK)
4 Mosebok 18 (NORSK) »

Numrat (ALB) Chapter Selection

ALB Book Selection List

View full list of ALB Bible Books and Chapters