Numrat Chapter 35 ALB Bible Verse Images

Numrat 35 Bible Verse Pictures. Choose from a large collection of inspirational, motivational and encouraging Bible verses with pictures of nature. Download and share Numrat 35 inspirational Bible verse images. Bible verse pictures were created based on verses from The Holy Bible in Albanian (ALB). The Albanian Bible translation is available in the Public Domain, which means that the ALB Bible is not copyright. (Bibla e Shenjtë) Dhjata e Vjetër, Dhjata e Re

Numrat 35:1 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Zoti i foli akoma Moisiut në fushat e Moabit pranë Jordanit, në bregun përballë Jerikos, dhe i tha:

Numrat 35:2 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
"Urdhëro bijtë e Izraelit që, nga trashëgimia që do të zotërojnë, t’u japin Levitëve disa qytete për të banuar, do t’u jepni gjithashtu kullota rreth qyteteve.

Numrat 35:3 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Dhe ata do të kenë qytete për të banuar, ndërsa kullotat do t’u shërbejnë për bagëtinë e tyre dhe për të gjitha kafshët e tyre.

Numrat 35:4 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Kullotat e qyteteve që do t’u jepni Levitëve do të shtrihen nga muret e qyteteve e tutje, një mijë kubitë, rreth e qark.

Numrat 35:5 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Do të masni, pra, jashtë qytetit dy mijë kubitë nga ana e lindjes, dy mijë kubitë nga ana e jugut, dy mijë kubitë nga ana perëndimore dhe dy mijë kubitë nga ana veriore; qyteti do të ndodhet në mes. Këto janë tokat për kullotë rreth qyteteve që do t’u përkasin Levitëve.

Numrat 35:6 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Ndër qyetet që do t’u jepni Levitëve do të caktoni qytete strehimi, në të cilat mund të gjejë strehim ai që ka vrarë dikë; dhe këtyre qyteteve do t’u shtoni dyzet e dy qytete të tjera.

Numrat 35:7 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Gjithsej qytetet që do t’u jepni Levitëve do të jenë, pra, dyzet e tetë bashkë me tokat për kullotë.

Numrat 35:8 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Qytetet që do t’u jepni Levitëve do të rrjedhin nga pronësia e bijve të Izraelit; nga fiset më të mëdha do të merrni më shumë, nga fiset më të vogla do të merrni më pak; çdo fis do t’u japë Levitëve ndonjë nga qytetet e tij, në përpjestim me trashëgiminë që do t’i takojë".

Numrat 35:9 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Pastaj Zoti i foli Moisiut, duke i thënë:

Numrat 35:10 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
"Folu bijve të Izraelit dhe u thuaj atyre: Kur të kaloni Jordanin për të hyrë në vendin e Kanaanit,

Numrat 35:11 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
do të caktoni disa qytete që do të jenë për ju qytete strehimi, ku mund të ikë vrasësi që ka vrarë dikë pa dashje.

Numrat 35:12 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Këto qytete do t’ju shërbejnë si vende strehimi kundër hakmarrësve, që vrasësi të mos vritet para se të ketë dalë në gjyq përpara asamblesë.

Numrat 35:13 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Nga qytetet që do të jepni, gjashtë do të jenë, pra, qytete strehimi.

Numrat 35:14 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Do të jepni trie qytete në pjesën në lindje të Jordanit dhe trie qytete në vendin e Kanaanit; këto do të jenë qytete strehimi.

Numrat 35:15 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Këto gjashtë qytete do të shërbejnë si vende strehimi për bijtë e Izraelit, për të huajin dhe për atë që banon midis jush, me qëllim që ai që ka vrarë dikë pa dashje të mund të strehohet.

Numrat 35:16 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Por në rast se dikush godet një tjetër me një vegël hekuri dhe ky vdes, ai person është vrasës dhe si i tillë do të vritet.

Numrat 35:17 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Dhe në rast se e godet me një gur që kishte në dorë, që mund të shkaktojë vdekjen, dhe i godituri vdes, ai person është vrasës; vrasësi do të vritet.

Numrat 35:18 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Ose në rast se godet me një vegël druri që kishte në dorë, dhe që mund të shkaktojë vdekjen, dhe i godituri vdes, ky person është vrasës; vrasësi do të vritet.

Numrat 35:19 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Do të jetë vetë hakmarrësi i gjakut ai që do ta vrasë vrasësin; kur do ta takojë, do ta vrasë.

Numrat 35:20 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Në rast se dikush i jep një të shtyrë një personi tjetër sepse e urren apo e qëllon me diçka me dashje, dhe ai vdes,

Numrat 35:21 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
ose e godet për armiqësi me dorën e vet dhe ai vdes, ai që ka goditur do të vritet; ai është vrasës; hakmarrësi i gjakut do ta vrasë vrasësin kur do ta takojë.

Numrat 35:22 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Por në rast se në një moment i jep një të shtyrë pa armiqësi, ose e qëllon me diçka, por pa dashje,

Numrat 35:23 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
ose, pa e parë, shkakton që t’i bjerë mbi trup një gur që mund të shkaktojë vdekjen, dhe ai vdes, pa qenë ai armiku i tij ose që kërkon të keqen e tij,

Numrat 35:24 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
atëherë asambleja do të gjykojë midis atij që ka goditur dhe hakmarrësit të gjakut në bazë të këtyre rregullave.

Numrat 35:25 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Asambleja do ta lirojë vrasësin nga dora e hakmarrësit të gjakut dhe do ta lejojë të shkojë në qytetin e strehimit ku kishte ikur, dhe ai do të banojë atje deri sa të vdesë kryeprifti që është vajosur me vaj të shenjtëruar.

Numrat 35:26 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Por në rast se vrasësi në çfarëdo kohe del jashtë kufijve të qytetit të strehimit ku kishte ikur,

Numrat 35:27 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
dhe hakmarrësi i gjakut e gjen vrasësin jashtë kufijve të qytetit të strehimit dhe e vret, hakmarrësi i gjakut nuk do të jetë fajtor për gjakun e derdhur,

Numrat 35:28 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
sepse vrasësi duhet të kishte mbetur në qytetin e tij të strehimit deri sa të vdiste kryeprifti; mbas vdekjes së kryepriftit, vrasësi mund të kthehet në tokën që është pronë e tij.

Numrat 35:29 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Këto le t’ju shërbejnë si rregulla të së drejtës për të gjithë brezat tuaja, kudo që të banoni.

Numrat 35:30 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Në qoftë se dikush vret një person, vrasësi do të vritet në bazë të deponimit të dëshmitarëve; por nuk do të dënohet askush në bazë të deponimit të një dëshmitari të vetëm.

Numrat 35:31 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Nuk do të pranoni asnjë çmim për shpengimin e jetës së një vrasësi që është dënuar me vdekje, sepse ai duhet të vritet.

Numrat 35:32 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Nuk do të pranoni asnjë çmim për shpengimin e një vrasësi që ka ikur në qytetin e tij të strehimit, me qëllim që të kthehet të banojë në tokën e tij para vdekjes së kryepriftit.

Numrat 35:33 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Nuk do të ndotni vendin ku jetoni, sepse gjaku ndot vendin; nuk mund të bëhet asnjë shlyerje për vendin, për gjakun që është derdhur në të veçse me anë të gjakut të atij që e ka derdhur.

Numrat 35:34 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Nuk do të ndotni, pra, vendin ku banoni, dhe në mes të të cilit banoj edhe unë, sepse unë jam Zoti që banon midis bijve të Izraelit.
Previous Chapter
« Numrat 34 (ALB)
Next Chapter
Numrat 36 (ALB) »

Available Bible Translations

American Standard Version (ASV)
Numbers 35 (ASV) »
King James Version (KJV)
Numbers 35 (KJV) »
GOD’S WORD® (GW)
Numbers 35 (GW) »
Berean Bible (BSB)
Numbers 35 (BSB) »
World English Bible (WEB)
Numbers 35 (WEB) »
French Bible (LSG)
Nombres 35 (LSG) »
German Bible (LUTH1912)
Numeri 35 (LUTH1912) »
Punjabi Bible (PANIRV)
ਗਿਣਤੀ 35 (PANIRV) »
Bengali Bible (BENIRV)
গননা 35 (BENIRV) »
Marathi Bible (MARIRV)
गणना 35 (MARIRV) »
Gujarati Bible (GUJIRV)
ગણના 35 (GUJIRV) »
Hebrew Bible (HEB)
במדבר 35 (HEB) »
Portuguese Bible (BSL)
Números 35 (BSL) »
Vietnamese Bible (VIE)
Dân Số 35 (VIE) »
Spanish Bible (RVA)
Números 35 (RVA) »
Italian Bible (RIV)
Numeri 35 (RIV) »
Chinese Simplified (CUVS)
民 数 记 35 (CUVS) »
Chinese Traditional (CUVT)
民 數 記 35 (CUVT) »
Swedish Bible (SV1917)
4 Mosebok 35 (SV1917) »
Russian Bible (RUSV)
Числа 35 (RUSV) »
Ukrainian Bible (UKR)
Числа 35 (UKR) »
Hungarian Bible (KAR)
4 Mózes 35 (KAR) »
Bulgarian Bible (BULG)
Числа 35 (BULG) »
Japanese Bible (JPN)
民数記 35 (JPN) »
Norwegian Bible (NORSK)
4 Mosebok 35 (NORSK) »

Numrat (ALB) Chapter Selection

ALB Book Selection List

View full list of ALB Bible Books and Chapters