Numrat Chapter 23 ALB Bible Verse Images

Numrat 23 Bible Verse Pictures. Choose from a large collection of inspirational, motivational and encouraging Bible verses with pictures of nature. Download and share Numrat 23 inspirational Bible verse images. Bible verse pictures were created based on verses from The Holy Bible in Albanian (ALB). The Albanian Bible translation is available in the Public Domain, which means that the ALB Bible is not copyright. (Bibla e Shenjtë) Dhjata e Vjetër, Dhjata e Re

Numrat 23:1 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Pastaj Balaami i tha Balakut: "Më ndërto këtu shtatë altarë dhe më përgatit këtu shtatë dema dhe shtatë desh".

Numrat 23:2 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Balaku bëri ashtu siç i kishte thënë Balaami, pastaj Balaku dhe Balaami ofruan një dem të vogël dhe një dash mbi secilin altar.

Numrat 23:3 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Pastaj Balaami i tha Balakut: "Qëndro pranë olokaustit tënd dhe unë do të shkoj; ndofta Zoti do të vijë të takohet me mua; dhe atë që ka për të më treguar do të ta njoftoj". Kështu ai shkoi në një bregore të zhveshur.

Numrat 23:4 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Dhe Perëndia i doli përpara Balaamit, dhe Balaami i tha: "Unë kam përgatitur shtatë altarë dhe kam ofruar nga një dem të vogël dhe nga një dash për çdo altar".

Numrat 23:5 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Atëherë Zoti i vuri një mesazh në gojë Balaamit dhe i tha: "Kthehu te Balaku dhe foli kështu".

Numrat 23:6 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
U kthye tek ai, dhe ja, ai qëndronte pranë olokaustit, ai dhe të gjithë prijësit e Moabit.

Numrat 23:7 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Atëherë Balaami shqiptoi orakullin e tij dhe tha: "Balaku, mbret i Moabit, më ka sjellë nga Arami, nga malet e Lindjes: "Eja, mallko për mua Jakobin, eja dhe padit Izraelin!".

Numrat 23:8 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Si mund të mallkoj atë që Zoti nuk e ka mallkuar? Si mund të padis atë që Zoti nuk e ka paditur?

Numrat 23:9 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Unë e shoh nga maja e shkëmbinjve dhe e sodis nga lartësitë; ja, është një popull që qëndron vetëm dhe nuk është përfshirë në gjirin e kombeve.

Numrat 23:10 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Kush mund të llogarisë pluhurin e Jakobit apo të numërojë çerekun e Izraelit? Vdeksha unë si njerëzit e drejtë dhe qoftë fundi im i njëllojtë me atë të tyren!".

Numrat 23:11 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Atëherë Balaku i tha Balaamit: "Ç’më bëre? Të mora që të mallkosh armiqtë e mi, kurse ti i bekove me të madhe".

Numrat 23:12 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Por ai u përgjigj dhe tha: "A nuk duhet të kujdesem unë të them me të shpejtë atë që Zoti më vë në gojë?".

Numrat 23:13 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Pastaj Balaku i tha: "Eja, pra, me mua në një vend tjetër, prej ku mund ta shikosh, megjithëse ke për të parë vetëm skajin e tij dhe nuk e ke për ta parë të tërë, dhe që andej do ta mallkosh për mua".

Numrat 23:14 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Kështu e çoi në kampin e Tsofimit, në majë të Pisgahut; aty ndërtoi shtatë altarë dhe ofroi një dem të vogël dhe një dash mbi çdo altar.

Numrat 23:15 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Balaami i tha pastaj Balakut: "Qëndro këtu pranë olokaustit tënd dhe unë do të shkoj të takohem me Zotin atje lart".

Numrat 23:16 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Dhe Zoti i doli përpara Balaamit, i vuri një mesazh në gojë dhe i tha: Kthehu te Balaku dhe foli kështuu".

Numrat 23:17 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Kështu u kthye tek ai, dhe ja, që ai rrinte pranë olokaustit të tij me prijësit e Moabit. Balaku i tha: "Çfarë ka thënë Zoti?".

Numrat 23:18 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Atëherë Balaami shqiptoi orakullin e tij dhe tha: "Çohu, Balak, dhe dëgjo! Rri veshngrehur, bir i Tsiporit!

Numrat 23:19 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Perëndia nuk është një njeri, që mund të gënjejë, as edhe bir njeriu që mund të pendohet. Kur ka thënë një gjë, nuk do ta bëjë? Ose kur ka shpallur një gjë, nuk do ta kryejë?

Numrat 23:20 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Ja, unë mora urdhrin që të bekoj; po, ai ka bekuar dhe unë nuk do ta heq bekimin e tij.

Numrat 23:21 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Ai nuk ka vërejtur paudhësi te Jakobi dhe nuk ka parë përdhosje tek Izraeli. Zoti, Perëndia i tij, është me të, dhe klithma e një mbreti është midis tyre.

Numrat 23:22 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Perëndia, që e nxori nga Egjipti, është për të si brirët e fuqishëm të buallit.

Numrat 23:23 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Nuk ka magji kundër Jakobit, nuk ka shortari kundër Izraelit. Tani duhet të themi ç’ka bërë Perëndia me Jakobin dhe Izraelin.

Numrat 23:24 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Ja, një popull do të ngrihet si një luaneshë dhe si një luan; dhe nuk do të mblidhet para se të ketë gëlltitur prenë dhe të ketë pirë gjakun e atyre që ka vrarë".

Numrat 23:25 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Atëherë Balaku i tha Balaamit: "Mos e mallko aspak, por as mos e beko".

Numrat 23:26 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Por Balaami iu përgjigj dhe i tha Balakut: "A nuk të kam thënë vallë që unë do të bëj tërë ato që do të thoshte Zoti?".

Numrat 23:27 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Pastaj Balaku i tha Balaamit: "Eja me mua, unë do të të çoj në një vend tjetër; ndofta do t’i pëlqejë Perëndisë që ti ta mallkosh për mua që andej".

Numrat 23:28 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Kështu Balaku e çoi Balaamin në majë të Peorit, që sundon shkretëtirën.

Numrat 23:29 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Dhe Balaami i tha Balakut: "Më ndërto këtu shtatë altarë dhe më përgatit këtu shtatë dema të vegjël dhe shtatë desh".

Numrat 23:30 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Dhe Balaku bëri ashtu siç i kishte thënë Balaami, dhe ofroi një dem të vogël dhe një dash mbi çdo altar.
Previous Chapter
« Numrat 22 (ALB)
Next Chapter
Numrat 24 (ALB) »

Available Bible Translations

American Standard Version (ASV)
Numbers 23 (ASV) »
King James Version (KJV)
Numbers 23 (KJV) »
GOD’S WORD® (GW)
Numbers 23 (GW) »
Berean Bible (BSB)
Numbers 23 (BSB) »
World English Bible (WEB)
Numbers 23 (WEB) »
French Bible (LSG)
Nombres 23 (LSG) »
German Bible (LUTH1912)
Numeri 23 (LUTH1912) »
Punjabi Bible (PANIRV)
ਗਿਣਤੀ 23 (PANIRV) »
Bengali Bible (BENIRV)
গননা 23 (BENIRV) »
Marathi Bible (MARIRV)
गणना 23 (MARIRV) »
Gujarati Bible (GUJIRV)
ગણના 23 (GUJIRV) »
Hebrew Bible (HEB)
במדבר 23 (HEB) »
Portuguese Bible (BSL)
Números 23 (BSL) »
Vietnamese Bible (VIE)
Dân Số 23 (VIE) »
Spanish Bible (RVA)
Números 23 (RVA) »
Italian Bible (RIV)
Numeri 23 (RIV) »
Chinese Simplified (CUVS)
民 数 记 23 (CUVS) »
Chinese Traditional (CUVT)
民 數 記 23 (CUVT) »
Swedish Bible (SV1917)
4 Mosebok 23 (SV1917) »
Russian Bible (RUSV)
Числа 23 (RUSV) »
Ukrainian Bible (UKR)
Числа 23 (UKR) »
Hungarian Bible (KAR)
4 Mózes 23 (KAR) »
Bulgarian Bible (BULG)
Числа 23 (BULG) »
Japanese Bible (JPN)
民数記 23 (JPN) »
Norwegian Bible (NORSK)
4 Mosebok 23 (NORSK) »

Numrat (ALB) Chapter Selection

ALB Book Selection List

View full list of ALB Bible Books and Chapters